Sport

La Liga, Real Madridi pret sot në shtëpi Mallorcan

La Liga spanjolle rikthehet me disa ndeshje interesante.

Published

on

La Liga spanjolle rikthehet me disa ndeshje që do të jenë të vlefshme për xhiron e gjashtë.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Sevillas dhe Valencias, por edhe gjigandi Real Madridi do të zhvillojë ndeshje kundër skuadrës së Mallorcas.

“Galaktikët” do të synojnë me çdo kusht fitore, që të vazhdojnë me ecurinë e mirë të rezultateve dhe të rikthehen në pozitën e parë në tabelë.

Pas gjashtë xhirove, tabelën e kryeson kampioni aktual Atletico Madridi me 14 pikë, një më shumë se Real Madridi në vendin e dytë me një ndeshje më pak. Top 4 e mbyllin Valencia dhe Rayo Vallecano me nga 10 pikë.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjendet Granada me vetëm tre pikë, dhe dy skuadrat si Getafe dhe Alaves me asnjë pikë të arkëtuar.

Programi i plotë:

19:30 Espanyol – Alaves (Stadiumi RCDE)

19:30 Sevilla – Valencia (Ramón Sánchez Pizjuán)

22:00 Real Madrid – Mallorca (Stadiumi Santiago Bernabéu)

22:00 Villarreal – Elche (Stadiumi La Ceramica)

Lajmet

​Genc Nuza delegohet nga UEFA në Conference League

Published

on

UEFA ka deleguar gjyqtarin nga Kosova, Genc Nuza, për të gjykuar një ndeshje në fazën e grupeve të UEFA Conference League.

Ai do të jetë në krye të sfidës mes Lausann-Sport dhe Breidablik, që zhvillohet më 2 tetor 2025 nga ora 18:45, në stadiumin “Stade De La Tuilière” në Lausanne.

Nuzës do t’i asistojnë gjyqtarët anësorë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Erdall Zasella.

Në dhomën e VAR-it do të jenë Dardan Çaka si gjyqtar kryesor dhe Visar Kastrati si AVAR.

Ky delegim konsiderohet një tjetër dëshmi e profesionalizmit dhe besimit që UEFA ka në arbitrët nga Kosova, të cilët prej vitesh po përfaqësojnë me sukses futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

FFK është shprehur e bindur se ata edhe kësaj radhe do ta përfaqësojnë me nder dhe dinjitet futbollin në arenën evropiane./S.K/KP/FFK

Continue Reading

Lajmet

​Roma synon të rinovojë kontratën e Paulo Dybala-s

Published

on

Roma po përgatit hapat e parë për rinovimin e kontratës së Paulo Dybala-s, ndërkohë që sulmuesi argjentinas pritet të rikthehet së shpejti në fushë.

Drejtuesit Frederic Massara dhe Stefano Ranieri po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshjeje të re, e cila do t’i lejonte Dybala-s ta mbyllte karrierën te Giallorossët.

Megjithatë, kontrata e re pritet të përfshijë një pagë më të ulët se aktualja.

Diskutimet paraprake me përfaqësuesit e lojtarit pritet të nisin gjatë këtij muaji, ndërsa qëllimi i klubit është ta mbajë argjentinasin për një kohë të gjatë në “Olimpico”, thotë “Corriere dello Sport”. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lautaro thyen tjetër rekord në Inter

Published

on

Lautaro Martinez është tashmë pjesë e historisë së Interit, pasi ka shënuar në shtatë sezone radhazi në Ligën e Kampionëve, dhe kjo pasi vetëm tre kolegë të nivelit të lartë si Mbappé, Haaland dhe Griezmann kanë arritur ta bëjnë këtë.

Dy golat e tij kundër Slavias e çojnë totalin e golave të tij në 23 në garën më të mirë evropiane për klube, nga 159 për Nerazzurrët.

Nëntë prej tyre erdhën sezonin e kaluar, ai që përfundoi me finalen e pafat në Mynih.

E gjithë kjo pasi hyri në pesëshen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Interit. Edhe të shtunën e kaluar, në Cagliari, ai arriti 117 gola në Serie A, duke tejkaluar Sandro Mazzola-n dhe duke u zhvendosur në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të ligës për Nerazzurrët.

Përpara tij mbeten vetëm Meazza, Lorenzi, Nyers dhe Altobelli , një përzierje e shkëlqyer e legjendave të Interit.

Ai nuk ishte aty kundër Ajax, në debutimin e tyre evropian të sezonit, por e kompensoi menjëherë pasi arriti të rikthehej në atmosferën e Ligës së Kampionëve me një dopietë që tregoi urinë e tij për gola. Së pari, duke shtypur në sulmin e ulët të Slavias dhe më pas duke qenë gati t’i përgjigjej krosit të Bastonit. Shkurt, nëse dëshiron të kesh një sezon të nivelit të lartë, duhet ta shikosh atë./S.K/KP/Copa America/

Continue Reading

Lajmet

​Nuk ndalet Tare, nis kontaktet me agjentin e top sulmuesit

Published

on

Milani po mendon për një tjetër goditje të madhe në merkato, pas Luka Modric. Drejtori sportiv Igli Tare ka kontaktuar agjentin e Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, për të kuptuar situatën e sulmuesit polak, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon më 30 qershor 2026, sipas mediave spanjolle.

Tare ëndërron ta sjellë 37-vjeçarin në Milano me parametër zero, një operacion i ngjashëm me atë të Modric.

Edhe pse Lewandowski fiton rreth 33 milionë euro në vit dhe interesimi nga klubet arabe është i madh, Milani po përgatitet të jetë gati nëse sulmuesi vendos të largohet nga “Camp Nou” dhe të vazhdojë karrierën në Evropë.

Në “San Siro”, fanella me numrin 9 po pret ende një pronar të ri, ndërsa Massimiliano Allegri shihet i gatshëm ta mirëpresë një lojtar me përvojën dhe cilësitë e Lewandowskit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara