Lajmet

Kurti sot viziton Maqedoninë e Veriut

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ai gjatë kësaj vizite, e cila është dakorduar më 20 korrik, do të shoqërohet nga ministra të kabinetit qeveritar.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë për KosovaPress se në agjendë të bisedimeve të kryeministri Kurti me homologun e tij Hristian Mickovski do të jenë raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, me interes të veçantë projektet infrastrukturore.

Vizita e shefit të qeverisë kosovare vjen pak ditë pas incidentit në aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, pasi sigurimi i aeroportit i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin personal.

MPJD e Kosovës i ka dërguar notë proteste Shkupit zyrtar, duke kërkuar sqarime dhe informata mbi këtë rast, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin./UBTNews/

Lajmet

Aksident në rrugën Dragash-Prizren, tre të lënduar

Published

on

By

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Dragash-Prizren.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin” deklaroi Bytyqi./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Nuk ndalet Tare, nis kontaktet me agjentin e top sulmuesit

Published

on

Milani po mendon për një tjetër goditje të madhe në merkato, pas Luka Modric. Drejtori sportiv Igli Tare ka kontaktuar agjentin e Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, për të kuptuar situatën e sulmuesit polak, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon më 30 qershor 2026, sipas mediave spanjolle.

Tare ëndërron ta sjellë 37-vjeçarin në Milano me parametër zero, një operacion i ngjashëm me atë të Modric.

Edhe pse Lewandowski fiton rreth 33 milionë euro në vit dhe interesimi nga klubet arabe është i madh, Milani po përgatitet të jetë gati nëse sulmuesi vendos të largohet nga “Camp Nou” dhe të vazhdojë karrierën në Evropë.

Në “San Siro”, fanella me numrin 9 po pret ende një pronar të ri, ndërsa Massimiliano Allegri shihet i gatshëm ta mirëpresë një lojtar me përvojën dhe cilësitë e Lewandowskit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhjet e 12 tetorit, Orav dhe shefat e misioneve të vendeve të BE e presin Radoniqin

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se ai së bashku me shefat e misioneve të BE-së, sot e kanë pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar roli thelbësor i KQZ-së në sigurimin e integritetit dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme.

‘Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, priti sot Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Radoniqi, në takimin e të Shefave të Misioneve të BE-së.

Ata diskutuan rolin thelbësor të KQZ-së në sigurimin e integritetit, përfshirjes, transparencës dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme dhe vendimmarrjes së paanshme dhe të bazuar në ligj, duke ndërtuar besimin e publikut’’, thuhet në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

KQZ emëron më shumë se 520 ekipe të numërimit në Qendra Komunale të Numërimit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka emëruar më shumë se 520 ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit me mbi 2 mijë anëtarë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor të këtij viti.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike për Kuvende Komunale bëhet në vendvotime pas përfundimit të votimit, të cilat evidentohen në formularë. Ndërkaq, sipas të njëjtit ligj, votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale numërohen në Qendra Komunale të Numërimit, proces i cili do të realizohet përmes ekipeve të numërimit.

Përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në këto qendra, sipas aktit nënligjor të KQZ-së, Rregullore Zgjedhore nr. 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike, nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Po ashtu KQZ mori vendim për miratimin e procedurës së veprimit në Qendrat Komuna e të Numërimit për Zgjedhjet Lokale 2025. Me anë të kësaj procedure, përcaktohet themelimi, funksionimi dhe menaxhimi i QKN-ve, duke përfshirë mbikëqyrjen, pranimin e materialeve zgjedhore, numërimin e fletëvotimeve dhe verifikimin e rezultateve nga formularët e plotësuar në vendvotime./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara