Lajmet

Ferizaj, shkaku i parkingut sulmohet një person dhe i dëmtohet vetura

Published

on

Të dielën policia e stacionit në Ferizaj në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, ka arrestuar dy persona të cilët kanë i kanë shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër shkaku i parkingut.

“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë hasur në përsonin që ishte sulmuar nga dy persona tjerë, të cilët shkak i një parkingu të veturës, i kishin shkaktuar lëndime trupore dhe i kishin dëmtuar gomat e veturës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë të dyshuari janë një 75 vjecar dhe tjetri 48 vjecar.

“XH.H ( M/K) i moshës 75 vjeçar dhe SH.H ( M/K) i moshës 48 vjeçar janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar edhe një kaçavidë, me të cilën dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

Rasti sipas policisë është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”./UBTNews/

Lajmet

Studentët e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT realizojnë vizitë studimore në KREN

Published

on

By

Në kuadër të përkushtimit të UBT-së për të ndërlidhur njohuritë teorike me praktikën profesionale dhe zhvillimet më të fundit teknologjike, studentët e vitit të dytë nga drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri realizuan një vizitë studimore në KREN, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Vehbi Sofiu.

Vizita kishte për qëllim avancimin e njohurive praktike të studentëve në fushën e sistemeve dhe sinjaleve, si dhe njohjen me teknologjitë moderne të monitorimit, analizimit dhe menaxhimit të radiofrekuencave (RF), të cilat përbëjnë një komponent kyç në industrinë bashkëkohore të komunikimit dhe teknologjisë.

Studentët u pritën nga koordinatori Atif Bashani, i cili prezantoi në mënyrë të detajuar infrastrukturën teknologjike të laboratorit modern RF (Radio-Frequency Laboratory) në hapësirat e KREN-it. Gjatë prezantimit, studentët u njohën me sistemet inteligjente të monitorimit të sinjaleve, sensorët e avancuar RF, antenat profesionale dhe serverët e dedikuar për identifikimin dhe lokalizimin në kohë reale të pajisjeve që emitojnë sinjale përmes analizës së brezit frekuencor.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe aplikacioneve softuerike të specializuara që përdoren për monitorimin, analizimin dhe menaxhimin e frekuencave dhe sinjaleve në kohë reale, duke demonstruar integrimin e teknologjive moderne në sistemet inteligjente të komunikimit.

Gjatë demonstrimeve praktike, studentët patën mundësinë të shohin nga afër mënyrën e funksionimit të sistemeve RF, lidhjen ndërmjet sensorëve dhe softuerëve analitikë, si dhe procesimin e impulseve dhe parametrave të komunikimit sipas standardeve bashkëkohore teknologjike.

Përmes kësaj eksperience praktike, studentët kuptuan më mirë rëndësinë e analizës së sinjaleve, optimizimit të performancës së rrjeteve të komunikimit dhe rolit të teknologjive inteligjente në funksionimin e sistemeve moderne të informacionit dhe telekomunikimit.

Përvoja të tilla studimore jo vetëm që rrisin interaktivitetin në procesin mësimor, por edhe fuqizojnë kompetencat profesionale të studentëve, duke i bërë ata më të gatshëm për karrierë në industri të avancuara teknologjike dhe sisteme inteligjente të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Kultura si urë bashkimi, shënohet Dita Botërore për Diversitetin Kulturor

Published

on

Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim shënohet çdo vit më 21 maj, me synimin për të promovuar diversitetin kulturor, dialogun dhe bashkëjetesën ndërmjet popujve.

Kjo ditë ndërkombëtare u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në kuadër të UNESCO-s, pas reagimeve globale ndaj shkatërrimit të statujave të Budave të Bamiyanit në Afganistan në vitin 2001.

Përmes kësaj date synohet të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së kulturave të ndryshme, respektit të ndërsjellë dhe jetesës në frymë harmonie e tolerance.

Kjo ditë ka domethënie të veçantë edhe për Kosovën, e cila konsiderohet një vend me diversitet kulturor dhe bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci viziton Muzeun Kombëtar, vazhdojnë punimet për restaurim dhe modernizim

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku po vazhdojnë punimet për restaurimin dhe përmirësimin e hapësirave muzeale.

Ajo ka bërë të ditur se ky projekt konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme në infrastrukturën kulturore të vendit, me fokus në përmirësimin e kushteve për ruajtjen e koleksioneve dhe rritjen e funksionalitetit të deposë së muzeut.

Sipas Bogujevcit, përveç restaurimit, projekti parasheh edhe rikonceptimin e ekspozitave të përhershme, në mënyrë që muzeu të ofrojë një përvojë më moderne dhe më të qasshme për vizitorët.

Continue Reading

Lajmet

Një person humb jetën në aksident në Shkodër

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është rreth 50 vjeç, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Euronews/

Continue Reading

Të kërkuara