Aktualitet

Kurti priti përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar: Synojmë të ofrojmë mundësi të barabarta

Ai rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi.

Published

on

“Synimi i Qeverisë së Kosovës është të ofroj mundësi të barabarta për të gjithë, si parakusht për dinjitetin njerëzor dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri”, kështu tha sot Kryeministri Albin Kurti, në takimin me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, organizatë ombrellë e organizatave të personave me aftësi të kufizuar.

Kurti rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, e në veçanti respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Ndërsa, përfaqësuesit e organizatave, siç informoi zyra e Kryeministrit, u shprehën mirënjohës për bashkëpunimin me institucionet dhe angazhimin e Kurtit për ngritje të mirëqenies për personat me aftësi të kufizuar.

“Duke biseduar për veprimet e ndërmarra nga Qeveria gjatë vitit 2022 si Vit i Personave me Aftësi të Kufizuar, u veçua Masa 1.6. – Mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta, krijimi i Sintezës Vokale në Gjuhën Shqipe, qasja në dokumente në shkrimin Braille brenda Zyrës së Kryeministrit për personat e verbër, mbështetja e dhënë për programet trajnuese për sportistë për Komitetin Paralimpik të Kosovës si dhe Federatën e Sportit për të Verbër”, u bë e ditur në komunikatë.

Për përmirësimin e edukimit për fëmijët, siç u potencua, u veçua punësimi i rreth 100 asistentëve në shkolla në të gjithë vendin për fëmijët me nevoja të veçanta gjatë këtij viti, si dhe ndarja e buxhetit nga Qeveria për vitin 2023 për 500 fëmijë me nevoja të veçanta.

“U theksua angazhimi për infrastrukturë ligjore të përshtatshme, duke veçuar inicimin e procesit të amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, puna në hartimin e Projektligjit për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuar, si dhe Udhëzimi Administrativ i miratuar nga Qeveria për caktimin e Listës, Llojeve dhe Pajisjeve Ndihmesë që ofrohen falas për Personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, që shërbejnë për Lëvizje, Parandalim dhe Asistim”, u bë e ditur tutje në komunikatë.

Vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organizatave, për rritjen e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara u ritheksua në këtë takim të përbashkët me Kryetarin e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, Enver Kurtalani dhe Drejtoreshën Ekzekutive të Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri.

Sport

Mbyllen kualifikimet: Turqia, Bosnja, Çekia dhe Suedia sigurojnë biletat e fundit

Published

on

By

Finalet e fazës “play-off” kanë përcaktuar emrat e fundit të kombëtareve evropiane që do të udhëtojnë drejt Botërorit 2026, në një mbrëmje që dhuroi emocione të forta dhe befasi në skenën ndërkombëtare.

Bosnjë-Hercegovina, Çekia, Suedia dhe Turqia janë përfaqësueset që siguruan biletat e fundit për në Amerikë, duke lënë jashtë emra të mëdhenj të futbollit.

Vëmendja kryesore ishte në ballafaqimin mes Kosovës dhe Turqisë, i cili u mbyll me rezultatin minimal 1-0 në favor të turqve. Kjo fitore i mundëson Turqisë rikthimin në një kampionat botëror pas një pritjeje të gjatë prej 24 vitesh. Edhe pse Kosova nuk arriti të sigurojë biletën, paraqitjet e fundit të “Dardanëve” japin sinjale të qarta se përfaqësuesja shumë shpejt do të jetë pjesë e elitës botërore.

Befasia më e madhe e kësaj faze erdhi nga Bosnjë-Hercegovina, e cila eliminoi gjigantin italian. Pas një barazimi 1-1 që dërgoi ndeshjen në shtesa e më pas në penallti, humbja e dy goditjeve nga Bryan Cristante dhe Pio Esposito la Italinë për herë të tretë radhazi jashtë Botërorit, ndërsa u hapi rrugën boshnjakëve drejt ëndrrës amerikane.

Në të njëjtën mënyrë, përmes dramës së penalltive, kualifikimin e siguroi edhe Republika Çeke. Tre penallti të humbura nga Danimarka u bënë vendimtare që çekët të triumfonin dhe të prisnin biletën për rrugëtimin tutje.

Ndërkohë, Suedia u bë pjesë e kampionatit pas një fitoreje të ngushtë por mjaft të rëndësishme 3-2 kundër Polonisë.

 

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani dekoron “Dardanët”: Nderojmë djersën dhe krenarinë që i dhatë çdo shqiptari

Published

on

By

Edhe pse ëndrra për kualifikim në Botërorin 2026 u ndal në hapin e fundit, rrugëtimi historik i “Dardanëve” është nderuar në nivelin më të lartë shtetëror. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me mirënjohje Federatën e Futbollit të Kosovës, duke çmuar lart suksesin dhe dinjitetin e treguar gjatë fazës kualifikuese.

Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani u shpreh me fjalë emocionuese për ekipin kombëtar: “Me nderin më të lartë të Republikës së Kosovës, sot dekorojmë ekipin kombëtar të futbollit, një ekip që me përkushtim, disiplinë dhe shpirt të jashtëzakonshëm ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë në arenën ndërkombëtare”.

Ajo theksoi se kjo dekoratë vjen si mirënjohje për mundin dhe krenarinë që lojtarët i falën popullit: “Republika e Kosovës e nderon punën, mundin dhe djersën e secilit prej jush. E nderon rezultatin tuaj, por mbi të gjitha krenarinë që i keni dhënë secilit shqiptar, pavarësisht se ku jeton”.

I pranishëm në këtë takim, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, u shpreh krenar me arritjet e grupit që e dërguan Kosovën deri në finalen e “play-off”-it, duke lënë pas shtete me përvojë shumë më të madhe.

Një moment i veçantë ishte deklarata e kapitenit Vedat Muriqi, i cili tregoi se sa i madh ishte besimi brenda skuadrës. Muriqi pranoi se ndjehet keq për mungesën e kualifikimit, duke zbuluar se ishte aq i bindur për suksesin sa nuk kishte rezervuar as biletë kthimi, me shpresën se rrugëtimi do të vazhdonte drejt Amerikës.

Megjithatë, ai dha një mesazh të fuqishëm për të ardhmen: “Jam shumë krenar për punën që kemi bërë si ekip. Kosova ka lojtarë të rinj me shumë potencial dhe po vjen koha e artë në futboll”.

 

Continue Reading

Lajmet

Foda pas eliminimit nga Turqia: Krenar me ‘Dardanët’, nuk e kam ndërmend të largohem

Published

on

By

Pavarësisht një paraqitjeje dinjitoze dhe luftës deri në minutën e fundit, ëndrra e Kosovës për një kualifikim historik në Botëror u ndal në finalen e “play-off”-it përballë Turqisë. Pas ndeshjes, përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por jashtëzakonisht krenar me rritjen e skuadrës së tij.

“Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me ekipin,” deklaroi tekniku gjerman, duke shtuar se lojtarët e kanë përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Foda nuk la pa përmendur edhe përkrahjen e madhe nga tribuna, duke falënderuar tifozët që i qëndruan pranë ekipit si brenda, ashtu edhe në udhëtimet jashtë vendit.

Sa i përket të ardhmes së tij në krye të pankinës, Foda ishte i prerë: “Nuk e kam plan që ta lë Kosovën sepse më pëlqen vendi dhe populli. Ishim vetëm një lojë larg Botërorit dhe skuadra po zhvillohet mirë.”

Në anën tjetër, trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, nuk i kursye lëvdatat për kundërshtarin, duke pranuar vështirësitë e mëdha që i shkaktuan “Dardanët”. “Kosova na vuri në shumë telashe. Është për të ardhur keq që vetëm një ekip mund të kualifikohet,” u shpreh italiani, duke theksuar se niveli i treguar nga Kosova konfirmon se ajo tashmë mund të rivalizojë me çdo ekip në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Kaçanik, dy të arrestuar dërgohen në mbajtje

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është evidentuar një incident në Kaçanik, ku gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar tre pjesëtarë të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Raka”, kur pas shoqërimit të një personi në stacion, aty është paraqitur një i dyshuar i dytë i cili ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Si pasojë e përleshjes, trajtim mjekësor kanë pranuar si tre policët, ashtu edhe dy të dyshuarit e përfshirë në rast.

Me vendim të prokurorit, të dy burrat janë dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Të kërkuara