Lajmet

Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara drejt zhvillimit

Kurti theksoi se Qeveria po sigurohet që përfitimet nga digjitalizimi i gëzojnë të gjithë qytetarët.

Published

on

Për të shënuar shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në terë territorin e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi fshatin Herticë të Komunës së Podujevës.

Kurti ka thënë se në fillim të pranverës, sot po e shënojmë një të arritur të rëndësishme për vendin tonë, lidhjen e fshatit të fundit në internet brezgjerë, tha Kryeministri Kurti.

Përmes një komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit thuhet se është duke u realizuar një objektiv kyç “që ka të bëjë me një nga parimet kryesore të qeverisjes sonë, e që është gjithëpërfshirja. Në rrugëtimin tonë drejt digjitalizimit është me rëndësi që askush të mos mbetet prapa”.

Kurti theksoi se Qeveria po sigurohet që përfitimet nga digjitalizimi i gëzojnë të gjithë qytetarët pa dallim rajoni, gjinie, etnie, apo statusi ekonomik.

“Duke investuar në infrastrukturën brezgjerë, ne po i thyejmë barrierat dhe po sigurojmë që të gjithë qytetarët të kenë qasje të barabartë në botën digjitale”, shtoi ai.

Kryeministri më tej ka thënë se synohet mbështetja e ekonomisë digjitale, si faktor i rëndësishëm i rritjes ekonomike.

Por, shtoi më tej ai, zhvillimi i qeverisjes dhe ekonomisë digjitale kërkon infrastrukturë e shkathtësi, dhe një ekosistem të gjerë inovacioni dhe se përmes programit të Ekonomisë Digjitale të Kosovës – KODE, me mbështetje të Bankës Botërore, Ministria e Ekonomisë është angazhuar në krijimin e këtyre parakushteve.

“Falë këtij programi, tashmë janë trajnuar mbi 400 të rinj e të reja në fusha të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, përderisa deri në fund të programit ky numër do të arrij në 2,000. Gjithashtu është mundësuar lidhja në internet brezgjerë të 201 fshatrave, 107 shkollave dhe 43 ambulancave, që më parë nuk kanë pasur një lidhje të tillë. Kjo lidhje e zonave rurale, duke përfshirë edhe ato më të thella, në internet brezgjerë, nuk është vetëm një projekt infrastrukturor. Është një hap përpara në rritjen dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë. Është një qasje në shërbime, mundësi për arsim e kujdes shëndetësor më të mirë, dhe prosperitet ekonomik në çdo cep të vendit”, ka thënë ai.

Ai theksoi se nga sot Kosova është vendi më i mbuluar me infrastrukturë brezgjerë – është kampione në regjion dhe e krahasueshme me shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian për shtrirje dhe përdorim të internetit brezgjerë.

Duke folur për angazhimin e Qeverisë, Kurti theksoi se shpejti do ta inaugurojmë Parkun e Teknologjisë Digjitale në Bërnicë, i cili do të ofrojë një platformë të re të rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë.

Ky park është edhe një investim i Qeverisë në ekosistemin e inovacionit, krahas investimit të vazhdueshëm së bashku me qeverinë gjermane në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren.

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara