Lajmet

LDK: Departamenti Amerikan konstaton korrupsion serioz në Qeverinë Kurti

Tahiri ka përmendur rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

Published

on

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë për KosovaPress se në raportin e djeshëm të Departamenti Amerikan i Shetit konstatohet korrupsioni serioz në Qeverinë Kurti.

Ai ka përmendur rastin e ambasadorit Martin Berishaj, për të cilin siç ka potencuar, vërtetohet korrupsioni qeveritar dhe pandëshkueshmëria për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare.

“Institucionet amerikane në raportin e tyre vjetor për gjendjen për të drejtat e njeriut në Kosovë, raportuan dje se gjendja kronike e korrupsionit në Kosovë ende po vazhdon. Me këtë qeveri, nuk ka ndryshuar asgjë në fushën e korrupsionit. Ky raport ka dy gjetje tepër të rëndësishme për sa i takon gjendjes në lidhje me korrupsionin dhe dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konstaton se ka korrupsion serioz në institucionet qeveritare të Republikës së Kosovës. Po ashtu, raporti konstaton se ka mungesë të ndëshkueshmërisë për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare. Le të mos harrojmë se premtimi kryesor i kësaj qeverie ka qenë zhbërja e korrupsionit në institucionet e Kosovës, megjithatë, raporti i miqve amerikan vërteton një gjendje të kundërt nga ky premtim. Rasti i ambasadorit Martin Berishaj, mikut të pushtetarëve të LVV-së të cilin të gjithë e mbrojtën, ku mediat raportuan për lidhje serioze kurrputive vërteton gjendjen që ka konstatuar Departamenti i Shtetit për Kosovën. Kjo gjendje me korrupsion që po e gërryen shoqërinë tonë është alarmuese”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, në raport alarmante është edhe dhuna në familje dhe ndaj grave. Tahiri ka shtuar se qeveria në këtë aspekt ka dështuar të adresojë këtë problematikë dhe të ofrojë mbrojtjen e duhur ndaj grave.

“Ne si LDK bashkë me qytetarët e Kosovës kërkojmë llogaridhënie nga kryeministri i cili ka 15 vite ka ndërtuar një narrativë të rrejshme duke mashtruar në emër të luftës kundër korrupsionit. Një e gjetur tjetër e rëndësishme të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit është dhuna në baza gjinore, dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Duke e vlerësuar si një prej problemeve madhore të shoqërisë sonë. Rasti më flagrant është vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, e cila praktikisht u vra në duart e shtetit. Në këto dy vite kemi pa rritje të numri të vrasjes së grave dhe po ashtu rritje të dhunës mbi baza gjinore. Qeveria ka dështuar të ofrojë mbrojtën e duhur mbi gratë dhe adresimin e këtij problemi që e ka shoqëria jonë”, ka përfunduar ai.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje raportin vjetor për Kosovën, në mes tjerash aty si problematika janë përmendur korrupsioni serioz qeveritar dhe dhuna mbi bazën gjinore.

Vendi

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës: Diskutohet për thellimin e raporteve dhe integrimin euroatlantik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, ku ka zhvilluar një takim të përbashkët me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane.

Kurti në këtë takim theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, duke kujtuar pesë marrëveshjet e nënshkruara gjatë muajit korrik midis dy vendeve.

Po ashtu, kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit francez, duke e cilësuar rolin e saj si posaçërisht të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara