Lajmet

Kurti: Kosova më e zhvilluar se kurrë më parë, ia ka vlejtur fort sakrifica për çlirim

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova për herë të parë pas përfundimit të luftës, do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale, e cila do të adresojë plagët e së kaluarës dhe do të ndërtojë një të ardhme më të drejtë për të gjithë qytetarët e vendit.

Në mbledhjen e qeverisë, kreu i ekzekutivit, ka thënë se miratimi i kësaj strategjie është vetëm hapi parë për t’i realizuar përpjekjet e tyre.

Në fjalën e tij, Kurti tha se sot shteti i Kosovës është më i zhvilluar se kurdoherë më parë, demokracia më e shëndoshë e qeverisja po bëhet përherë e më e mirë, për çka shtoi se sakrifica për çlirim ndër gjenerata ia ka vlejtur.

Krahasuar me katër vjet më herët e kemi sivjet 50 për qind më të lartë bruto produktin vendor. Qytetarët janë më të lirë, dhe shteti është më i pavarur e më i zhvilluar se kurdoherë më parë, demokracia është përherë më e shëndoshë, e qeverisja po bëhet përherë më e mirë. Pra, çlirimi, sakrifica gjithëkombëtare ndër gjenerata, shpallja e pavarësisë ja kanë vlejtur fort, edhe në aspektin e rritjes ekonomike dhe demokracisë qytetare. E puna jonë duhet të vazhdojë, në rend ditës së mbledhjes së sotme, mes vendimeve të rëndësishme e kemi një më të veçantë, për herë të parë pas përfundimit të luftës, Republika e Kosovës do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale. Populli i Kosovës ka kaluar nëpër sfida të mëdha, ka përjetuar dhimbje e vuajtje të pamatshme, ky dokument strategjik është edhe një hap përpara në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë për të gjithë qytetarët tanë. Miratimi i kësaj strategjie është vetëm hapi parë, zbatimi i saj kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe mbështetje nga gjithë ne ”, tha Kurti.

Kurti tha se në mbledhje të Qeverisë erdhi pas takimit me diplomatin amerikan, Wiliam Walker, për të cilin tha se është mik i madh i Kosovës, duke shtuar se Walker ishte ai që ngriti zërin për padrejtësitë dhe mizoritë që po ndodhnin në vendin tonë në kohën e luftës.

Në mbledhje po vij nga takimi me mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, diplomatin amerikan, William Walker. Ky njeri i jashtëzakonshëm ishte ai që ngriti zërin për padrejtësitë dhe mizoritë të cilët po ndodhnin në vendin tonë. Me guxim dhe integritet, ambasadori Walker dhe misioni verifikues i OSBE-së dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj popullit tonë. Raportet nga terreni shërbyen si një thirrje për ndërgjegjen ndërkombëtare, dhe nxiten reagimin e komunitetit ndërkombëtar. Ai angazhim dhe ato dëshmi ishin katalizatoret që quan në ndërhyrjen e NATO-s, puna dhe përkushtimi i ambasadorit Walker me ekipet e tij ishin thelbësore për të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare që na ndihmoi të arrijmë lirinë tonë”, shtoi Kurti.

Kurti gjithashtu njoftoi se aktivitetet për nder të 25-vjetorit të Çlirimit do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim./UBTNews/

Lajmet

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, Policia e Kosovës e dënon me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dënuar një shofer i cili po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50km/h.

Kundërvajtësi teksa po lëvizte në Prelez të Ferizajt u ndalua nga policia që i shqiptoi atij gjobë prej 300 eurosh, tre pikë negative dhe tre muaj ndalim vozitje.

Njësia e Trafikut Rrugor, gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin fshatin Prelez të Ferizajt, rreth orës 03:05, ka evidentuar një automjet të markës Audi me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Ndaj shoferit F.B.,41 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 €, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj).Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion. Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Lajmet

Ministria e Punëve të Brendshme ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve: Shkelësit e vendimit do të ndëshkohen

Published

on

By

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura.

Ky vendim vie pas temperaturave të larta dhe rrezikut të përhapjes së zjarreve në pyje, fusha dhe livadhe.

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se ndezja e zjarreve është vepër penale dhe shkelësit e këtij vendimi do të përballen me masa ndëshkuese.

Ndezja e zjarreve është vepër penale andaj shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij“, ka shkruar Sveçla.

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte ka pritur në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Paul Foster, njëherësh përfaqësues të grupeve të miqësisë me Kosovën në parlamentin britanik.

Gjatë takimit, sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për mënyrat konkrete të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror, sidomos në partneritetin ekonomik dhe të mbrojtjes, forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimit të objektivave euroatlantike të vendit.

Osmani thuhet se i falënderoi deputetët Vickers dhe Foster për angazhimin e tyre të palëkundur në mbështetje të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Deputeti Martin Vickers, i cili është Kryetar i Grupit Ndërpartiak për Kosovën dhe Shqipërinë (All-Party Parliamentary Group for Kosovo and Albania), dhe deputeti Paul Foster, Nënkryetar Ekzekutiv i “Labour Friends of Kosovo”, riafirmuan mbështetjen e tyre të fuqishme për popullin dhe shtetin e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria hap qendra shëndetësore përgjatë bregdetit për kujdesin e turistëve

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për hapjen e qendrave të kujdesit shëndetësor në bregdetin shqiptar.

Rama ka njoftuar se janë hapur 36 qendra në të gjithë bregdetin për pushime të sigurta dhe të qeta për të gjithë.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë ka vizituar Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës.

Nga kjo vizitë ajo u njoftua se stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë teksa pacientët janë 50% turistë shqiptarë dhe 50% turistë të huaj.

Continue Reading

Të kërkuara