Lajmet

Kurti: Kosova më e zhvilluar se kurrë më parë, ia ka vlejtur fort sakrifica për çlirim

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova për herë të parë pas përfundimit të luftës, do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale, e cila do të adresojë plagët e së kaluarës dhe do të ndërtojë një të ardhme më të drejtë për të gjithë qytetarët e vendit.

Në mbledhjen e qeverisë, kreu i ekzekutivit, ka thënë se miratimi i kësaj strategjie është vetëm hapi parë për t’i realizuar përpjekjet e tyre.

Në fjalën e tij, Kurti tha se sot shteti i Kosovës është më i zhvilluar se kurdoherë më parë, demokracia më e shëndoshë e qeverisja po bëhet përherë e më e mirë, për çka shtoi se sakrifica për çlirim ndër gjenerata ia ka vlejtur.

“Krahasuar me katër vjet më herët e kemi sivjet 50 për qind më të lartë bruto produktin vendor. Qytetarët janë më të lirë, dhe shteti është më i pavarur e më i zhvilluar se kurdoherë më parë, demokracia është përherë më e shëndoshë, e qeverisja po bëhet përherë më e mirë. Pra, çlirimi, sakrifica gjithëkombëtare ndër gjenerata, shpallja e pavarësisë ja kanë vlejtur fort, edhe në aspektin e rritjes ekonomike dhe demokracisë qytetare. E puna jonë duhet të vazhdojë, në rend ditës së mbledhjes së sotme, mes vendimeve të rëndësishme e kemi një më të veçantë, për herë të parë pas përfundimit të luftës, Republika e Kosovës do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale. Populli i Kosovës ka kaluar nëpër sfida të mëdha, ka përjetuar dhimbje e vuajtje të pamatshme, ky dokument strategjik është edhe një hap përpara në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë për të gjithë qytetarët tanë. Miratimi i kësaj strategjie është vetëm hapi parë, zbatimi i saj kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe mbështetje nga gjithë ne ”, tha Kurti.

Kurti tha se në mbledhje të Qeverisë erdhi pas takimit me diplomatin amerikan, Wiliam Walker, për të cilin tha se është mik i madh i Kosovës, duke shtuar se Walker ishte ai që ngriti zërin për padrejtësitë dhe mizoritë që po ndodhnin në vendin tonë në kohën e luftës.

“Në mbledhje po vij nga takimi me mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, diplomatin amerikan, William Walker. Ky njeri i jashtëzakonshëm ishte ai që ngriti zërin për padrejtësitë dhe mizoritë të cilët po ndodhnin në vendin tonë. Me guxim dhe integritet, ambasadori Walker dhe misioni verifikues i OSBE-së dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj popullit tonë. Raportet nga terreni shërbyen si një thirrje për ndërgjegjen ndërkombëtare, dhe nxiten reagimin e komunitetit ndërkombëtar. Ai angazhim dhe ato dëshmi ishin katalizatoret që quan në ndërhyrjen e NATO-s, puna dhe përkushtimi i ambasadorit Walker me ekipet e tij ishin thelbësore për të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare që na ndihmoi të arrijmë lirinë tonë”, shtoi Kurti.

Kurti gjithashtu njoftoi se aktivitetet për nder të 25-vjetorit të Çlirimit do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim./UBTNews/

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara