Lajmet

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës është detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat

Published

on

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se dokumentimi i krimeve të luftës është detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat në Kosovë.

Ai në prezantimin e raportit 1-vjeçar të Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se institucionet po krijojnë bazë të fuqishme për të luftuar mohimin e të vërtetës nga Serbia.

Kreu qeveritar, akuzoi estabilishmentin aktual të Serbisë për glorifikim të dhunës dhe mohim të gjenocidit në Kosovë. Madje sipas tij, të njëjtit po ringjallin ambiciet hegjemoniste të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.:

“Po krijojmë bazë të fuqishme për të luftuar mohimin apo keqinterpretimin e të vërtetës historike dhe për të parandaluar përsëritjen e tragjedive. Të nderuar të pranishëm, derisa familjet ende kërkojnë eshtrat e të dashurve të tyre, Serbia refuzon të kërkoj falje, madje edhe të pranojë të kaluarën e saj gjenocidale. Teksa vazhdon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e dhunës, pasardhësit politik të Millosheviqit dhe regjimit të tij, që udhëheqin sot e kësaj dite me Serbinë ringjallin ambiciet e saj hegjemoniste. Dokumentimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer gjatë luftës në vitin 1998-1999 në Kosovë është detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se instituti gjatë këtij viti ka grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit arkivorë dhe 15 terabajtë material digjital, video, audio e foto, që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Gjatë këtij viti janë grumbulluar rreth 190 metra gjatësi të materialit fizik arkivor dhe rreth 15 terabajtë material digjital, audio, video dhe foto që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky informacion i siguruar gjatë kësaj periudhe është mbledhura nga 67 burime të ndryshme. Pra organizata, institucione që i kanë dorëzuar dëshmitë që i kanë pasur”, shtoi Kurti.

Në anën tjetër, drejtoriInstitutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, tha se përkundër vështirësive të shfaqura janë grumbulluar dëshmitë për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë. Ai shtoi se prioritet kryesor në vitin 2025 është funksionalizimi i plotë i këtij institucioni si dhe grumbullimin e materialeve edhe në shtetet e rajonit.

“Gjatë kësaj periudhe janë bërë hapa të rëndësishëm për të përmbushur dhe fuqizuar këtë mision. Detajet rreth të arriturave do t’i elaboroj gjatë shtjellimit të raportit, por duhet theksuar se jemi përballur me disa sfida të ndryshme. Veç vështirësive për të identifikuar materialet, pastaj faktit për plakjen apo vdekjen e dëshmitarëve dhe dëmtimit të materialeve të ndryshme, një sfidë e vështirë ishte edhe besimi i publikut. Për vitin 2025 prioriteti kryesor mbetet funksionalizimi i plotë i institutit. Intensifikimi i përpjekjeve për grumbullimin e materialeve edhe në shtetet e rajonit dhe implementimi i projektit të digjitalizimit”, theksoi Hetemi.

Në tryezën e prezantimit të këtij raporti ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të Kosovës. Pas fjalimit të kryeministrit Kurti dhe drejtorit Hetemi, takimi u mbyll për media.

Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është themeluar në nëntor të vitit 2023.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara