Lajmet

​Fabrika e municionit, Kuçi: Kosova nuk është në garë armatimi me askënd

Published

on

Kalibra të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s pritet të prodhojë fabrika e municionit e cila pritet të bëhet për herë të parë në Kosovë. Marrëveshja me prodhuesin është nënshkruar të hënën dhe kjo po konsiderohet hap i rëndësishëm për forcimin e ushtrisë.

Gurakuq Kuçi, hulumtues në Institutin “Octopus” thotë për KosovaPress se shteti nuk është në garë armatimi me askënd veçse po e forcon ushtrinë në pajtim me praktikat më të mira të NATO-s.

Po ashtu Kosova nuk është duke bërë asnjë lloj gare armatimi me askënd përveç forcimit të një ushtrie e cila është e nevojshme për secilin shtet në botë, andaj në kuadër të kësaj edhe Kosova është duke ndërmarrë hapat e caktuar siç është tani çështja e prodhimit të dronëve ushtarakë, sepse kur jemi në një periudhë të zhvillimit të teknologjisë, ne çdo herë e më shumë kemi nevojë që kufijtë e Kosovës, por edhe të secilit shtet, dhe i gjithë territori i saj, të kontrollohet nëpërmjet dronëve, përderisa vendet si Serbia fqinje dhe vendet që janë aleate me Serbinë që janë më larg kufirit të Kosovës bëjnë veprime të tilla agresore, do bëjnë furnizime ushtarake me qëllime agresore, Kosova nuk ka shprehur asnjëherë qëllime të tilla por vetëm ka pasur pjesëmarrje për çështje të sigurisë globale”, thotë ai.

Për funksionalizimin e fabrikës së municioneve në Kosovë, marrëveshja u nënshkrua të hënën me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes “Makine ve Kimya Endüstrisi”.

Krahas makinerisë prodhuese, në kontratën e nënshkruar sot, parashihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe kalibrim”, njoftoi Qeveria e Kosovës.

Sipas ekzekutivit, pas funksionalizimit, fabrika do të operojë si ndërmarrje publike dhe si “markë 100% vendore e Republikës së Kosovës”.

Ne kemi bërë ushtrime bashkë me ushtrinë e Turqisë, kemi blerë pajisje, municione dhe armatime që prodhon Turqia, e tash është koha që edhe të prodhojmë bashkë në vendin tonë”, tha Kurti më 16 dhjetor.

Lajmet

Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri të Kosovës

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, të dyshuar për përfshirje në organizimin dhe vendosjen e barrikadave në veri të vendit gjatë vitit 2022.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikimin dhe realizimin e bllokimit të rrugëve në komunat veriore të Kosovës, duke vendosur automjete dhe pengesa të tjera në infrastrukturën rrugore. Këto veprime, sipas prokurorisë, kanë pasur për qëllim pengimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe institucioneve shtetërore.

Barrikadat në veri u vendosën në një periudhë tensionesh të shtuara politike dhe të sigurisë në fund të vitit 2022, duke shkaktuar situatë të ndërlikuar në terren dhe duke kërkuar ndërhyrje të institucioneve të sigurisë dhe praninë e mekanizmave ndërkombëtarë, përfshirë KFOR-in, për të ruajtur rendin dhe stabilitetin.

Prokuroria Speciale thekson se për këtë rast janë mbledhur prova materiale dhe dëshmi që lidhen me përfshirjen e të akuzuarve në organizimin e barrikadave, dhe se rasti tashmë ka kaluar në procedurë gjyqësore.

Të pandehurit do të përballen me proces në gjykatat kompetente, ku do të shqyrtohen akuzat dhe provat e paraqitura nga prokuroria. /Ekonomia online/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri të Kosovës

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, të cilët dyshohen për veprat penale “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit D.M., D.D., M.R., N.J., N.O. dhe S.V. dyshohen se, nga 10 deri më 29 dhjetor 2022, në komunat veriore të Kosovës kanë vepruar në bashkëkryerje për të penguar institucionet e Kosovës në ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe vendosjen e rendit kushtetues.

Aktakuza thotë se ata kanë organizuar dhe vendosur barrikada në rrugët kryesore duke përdorur mjete të rënda, përfshirë kamionë me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

Sipas Prokurorisë, anëtarët e grupit kanë qenë të gatshëm të sulmonin zyrtarët policorë në rast të ndërhyrjes për largimin e barrikadave dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes.

Ndërkohë, hetimet ndaj 11 personave të tjerë janë pezulluar përkohësisht, pasi ata ende nuk janë të arritshëm për organet e ndjekjes.

Barrikadat në veri ishin ngritur pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i cili më vonë u dënua me dy vjet burgim për organizimin e sulmit ndaj zyrave të komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Fazıl Say dhe Filharmonia e Kosovës sonte në koncertin përmbyllës të Chopin Piano Fest

Published

on

Prishtina do të mirëpresë sonte një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit, me koncertin përmbyllës të edicionit 2026 të festivalit Chopin Piano Fest.

Në skenën e Klan Arenës do të ngjitet pianisti i njohur turk Fazıl Say, i cili do të performojë së bashku me Filharmoninë e Kosovës, nën dirigjimin e maestro Aurélien Azan Zielinski.

Koncerti, që nis në orën 19:30, pritet të sjellë një mbrëmje të veçantë artistike, duke kurorëzuar programin e festivalit me interpretimin e njërit prej pianistëve më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare.

Për publikun kosovar, kjo paraqitje përfaqëson një mundësi të rrallë për të ndjekur nga afër virtuozitetin e Fazıl Say, i njohur për interpretimet e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin në muzikën klasike bashkëkohore.

Koncerti përmbyll një tjetër edicion të suksesshëm të Chopin Piano Fest, festival që prej vitesh sjell në Kosovë emra të njohur të muzikës klasike nga mbarë bota./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inflacioni në Kosovë arrin 6,8 për qind në maj 2026 

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin maj 2026, duke zbatuar klasifikimin e ri COICOP 2018, me vit bazë 2025 = 100 dhe metodologji të përditësuar.

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e inflacionit vjetor në muajin maj 2026 ka arritur në 6,8 për qind, ndërsa krahasuar me muajin prill 2026 është shënuar rënie prej 0,4 për qind në nivel mujor. ASK ka bërë të ditur se indeksi i përgjithshëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në maj 2026 ishte 6,8 për qind më i lartë krahasuar me majin e vitit 2025.

Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga transporti me 14,1 për qind, strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse me 13,2 për qind, si dhe pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 5,6 për qind.

Rritje janë regjistruar edhe në restorante dhe shërbime akomodimi me 5,3 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike me 5,1 për qind, shëndetësi me 4,1 për qind, mobilje dhe pajisje shtëpiake me 3,6 për qind, si dhe në kategori të tjera si rekreacioni, veshja dhe komunikimi. Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e shërbimeve arsimore me 0,6 për qind.

Sa i përket ndryshimeve mujore, ASK ka bërë të ditur se në maj 2026 krahasuar me prillin 2026 është shënuar rënie prej 0,4 për qind.

Kjo rënie është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve në transport me 2,0 për qind, strehim dhe energji me 0,7 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike me 0,2 për qind, si dhe në disa kategori të tjera me luhatje më të vogla.

Në anën tjetër, rritje mujore e çmimeve është regjistruar në pijet alkoolike dhe duhan me 0,7 për qind, shëndetësi me 0,7 për qind, mobilje dhe pajisje shtëpiake me 0,6 për qind, si dhe në kategori si informacioni, veshja dhe shërbimet e restoranteve. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara