Lajmet

Kurti: 15 stacione të internetit u vendosën në veri

Ai tha se Telekomi udhëhiqet nga cilësia e shërbimit publik, e jo “nga përfitimi financiar vetjak”.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë vendosur 15 stacione bazë të internetit nga Telekomi në veri. Ai ka shkruar në Facebook të martën se ka vizituar fshatin Çabër të Zubin Potokut, ku u bë zëvendësimi i stacionit bazë, duke shtuar se Telekomi udhëhiqet nga cilësia e shërbimit publik, e jo “nga përfitimi financiar vetjak”.

“140 Mbps është shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut. U bë zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit, me kalimin në teknologjinë Ericsson nga ajo Alcatel. Për një montim të këtillë dikur paguheshin nga 7500 deri 8500 euro kompanive private gjersa të punësuarit e Telekomit nuk punonin. Tash, punëtorët e Telekomit instaluan edhe 15 stacione bazë të reja në veri, nga vetëm pesë sosh sa ishin më parë. Telekomi i Kosovës udhëhiqet nga mbulimi dhe cilësia e shërbimit publik dhe jo thjesht nga përfitimi financiar vetjak. Komunikimet elektronike janë e drejtë dhe nevojë e qytetarëve të cilat Telekomi i Kosovës i bën mundësi dhe garanci për qytetarët. Vitet 2024 dhe 2025 janë vite të Kosovës 5G. Vala në çdo cep të shtetit, në çdo vend të Republikës”, ka thënë kryeministri.

Ai ka shkruar tutje se Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, u ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të jenë në shërbim të publikut, “e jo të oligarkëve që duan të vazhdojnë të rrjepjen dhe gjymtimin e Telekomit”.

Lajmet

Prishtina eliminohet nga kupat evropiane

Published

on

Skuadra nga kryeqyteti nuk e ka siguruar raundin e tretë të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta kundër Larne nga Irlanda Veriore përfundoi me rezultatin 1:1.

Golin e epërsisë për Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” e shënoi Gjelbrim Taipi në minutën e dhjetë të pjesës së parë.

Leotrim Kryeziu kishte një rast të mirë për të thelluar epërsinë në minutën e 42-të, por portieri mysafir Rohan Ferguson nuk lejoi të befasohej.

Ekipi mysafir erdhi deri te barazimi me golin e Dan Bent në minutën e 56-të, pas një reagimi të vonuar të mbrojtjes vendëse.

Në ekzekutimin e penalltive ekipi nga Irlanda Veriore ishte më e saktë duke fituar me rezultatin 5:4. Ndeshja e parë para një jave në Ballymena Showgrounds të Irlandës Veriore kishte përfunduar pa gola – 0:0.

Kujtojmë, Prishtina u eliminua nga Liga Evropa pas humbjes nga Sheriff Tiraspol me rezultat të përgjithshëm 2:5 (0:4-2:1).

Continue Reading

Lajmet

Grabitet një poligon i shenjëtarisë, hajnat marrin armë me vlerë të konsiderueshme

Published

on

By

Një poligon i shenjëtarisë është grabitur nga hajnat në Gllogoc.

Raportohet se persona me maskë kanë hyrë me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë ku kanë arritur të marrin 30 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe me vlerë të konsiderushme monetare.

Rasti është nën hetim nga Policia e Kosovës.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit, një aksident me fatalitet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2779 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 91 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 33 aksidente trafiku me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona teksa 9 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Ballkani shkon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Published

on

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka siguruar raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Futbollistët e ekipit kanë luajtur si mysafirë ndaj skuadrës Floriana me rezultat 1:1. Vella solli maltezët në epërsi në minutën e 38-të, ndër sa Adetunji barazoi për Ballkanin në minutën e parë të kohës shtesë.

Në këtë mënyrë suharekasit siguruan pjesëmarrjen e në raundin e radhës, pasi në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” shënuan fitore me rezultat 4:2.

Continue Reading

Të kërkuara