Metabolizmi, është një sërë procesesh në trup që shndërrojnë ushqimin dhe pijet në energji dhe i lejojnë trupit të funksionojë normalisht.
Është thelbësor për shumë funksione, duke përfshirë tretjen, frymëmarrjen, qarkullimin e gjakut dhe rregullimin e temperaturës së trupit.
Gjenetika, gjendjet shëndetësore dhe stili i jetesës ndikojnë në shkallën metabolike, dhe një metabolizëm i ngadaltë tregon se trupi nuk po djeg mjaftueshëm kalori, gjë që mund të çojë në dëshira për ushqim, lëkurë të thatë, lodhje dhe luhatje të humorit.
Funksionimi i saktë na lejon të funksionojmë në aktivitetet e jetës, duhet t’i kushtoni vëmendje shenjave që tregojnë se metabolizmi ngadalësohet.
Shenjat e një metabolizmi të ngadaltë:
Je vazhdimisht i lodhur – Lodhja pa një shpjegim tregon metabolizëm të ngadaltë. Kur metabolizmi është më i ngadaltë, trupi e shndërron ushqimin në energji në mënyrë pak efikase, duke rezultuar në nivele të ulëta të energjisë. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të rraskapitur ose të lodheni më lehtë gjithë ditën.
Keni lëkurë të thatë – Edhe pse lëkura e thatë ose pa jetë është e zakonshme, shfaqja e saj tregon metabolizëm të ngadaltë. Hormonet tiroide, që rregullojnë shkallën metabolike, luajnë rol kyç në mbajtjen e lëkurës të hidratuar. Kur ka çekuilibër në funksionin e tyre, metabolizmi ngadalësohet.
Ju shtoni në peshë lehtë
Nëse vazhdoni të shtoni në peshë pavarësisht një diete të ekuilibruar dhe ushtrimeve, kjo mund të jetë për shkak se metabolizmi është i ngadaltë. Një metabolizëm më i ngadaltë e bën më të vështirë që ta shndërrojë ushqimin në energji shpejt, gjë që zvogëlon djegien e kalorive.
Ke ftohtë
Ndjenja e të ftohtit, edhe kur temperatura nuk ka rënë, mund të tregojë një çrregullim metabolik. Proceset metabolike janë përgjegjëse për gjenerimin e nxehtësisë së trupit, dhe një temperaturë më e ulët shoqërohet me një metabolizëm më të ngadaltë. Njerëzit me tiroide joaktive ose obezitet kanë temperaturë më të ulët të trupit pikërisht për shkak të një metabolizmi më të ngadaltë. Një çekuilibër hormonal mund ta pengojë trupin të prodhojë nxehtësi siç duhet.
Keni dëshirë për ushqim
Dëshirat intensive për ushqime të caktuara, veçanërisht me përmbajtje të lartë sheqeri, mund të lidhen me metabolizëm të ngadalësuar. Dëshirat për ushqim lidhen me shëndetin metabolik, me dietë të pabalancuar, zakone të këqija të të ngrënit dhe një përbërje të pafavorshme të trupit. Këto dëshira janë shenjë se metabolizmi nuk arrin ta përpunojë ushqimin në energji e lëndë ushqyese të nevojshme, duke e shtyrë trupin të kërkojë konsum shtesë të ushqimit.
Ke luhatje humori
Ndërsa ndryshimet e rastit të humorit janë normale, ndryshimet e shpeshta mund të tregojnë një metabolizëm të ngadaltë. Nivelet e ulëta të energjisë dhe çekuilibrat hormonalë që shoqërojnë një metabolizëm të ngadaltë mund të çojnë në ndjenja nervozizmi dhe frustrimi.
Keni probleme me tretjen
Shkalla metabolike dhe proceset e tretjes janë të lidhura ngushtë, tretja e zbërthen ushqimin, metabolizmi e shndërron atë në energji. Ndryshimet në metabolizëm, ngadalësimi i tij, ndikon në sistemin tretës. Një metabolizëm pak aktiv shkakton probleme me tretjen, të tilla si kapsllëk, fryrje ose diarre.
Çfarë ndiko në ngadalësimin e metabolizmit?
Gjenetika luan rol të rëndësishëm, pasi disa njerëz trashëgojnë një metabolizëm më të shpejtë, ndërsa të tjerët kanë një më të ngadaltë. Me moshën, metabolizmi ngadalësohet natyrshëm, veçanërisht pas moshës 60 vjeç për shkak të ndryshimeve në qelizat e trupit dhe një rënieje të masës muskulore.
Gjinia ndikon në shkallën metabolike, pasi gratë kanë tendencë të kenë më shumë yndyrë trupore dhe më pak masë muskulore sesa burrat. Ushqyerja është thelbësore, pasi një dietë me pak kalori ose e pashëndetshme mund të ngadalësojë metabolizmin, ndërsa mungesa e lëndëve ushqyese çon në një ngadalësim.
Një stil jetese sedentar, mungesa e gjumit e stresi kronik ndikon negativisht në metabolizëm duke zvogëluar djegien e kalorive dhe duke prishur ekuilibrin hormonal. Gjendjet shëndetësore si diabeti dhe hipotiroidizmi ngadalësojnë metabolizmin, ndërsa ekspozimi ndaj toksinave dhe kimikateve në mjedis mund të ketë pasoja negative, duke përfshirë rritjen e rrezikut të obezitetit.