Sport

Kundërshtarët e mundshëm të skuadrave kosovare në Ligën e Konferencës së UEFA-s

Published

on

Ballkani, Llapi dhe Drita do ta përfaqësojnë Kosovën në kualifikueset e Ligës së Konferencës. Kampioni i Kosovës, në rrethin e dytë përballet me skuadrën malteze Harmun, Llapi me atë daneze Brondby derisa Drita ndaj islandezëve të Breidablik.

UEFA tanimë i ka ndarë edhe grupet dhe skuadrat kosovare kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të rrethit të tretë, derisa shorti hidhet me fillim nga ora 14:00.

Skuadra e Ilir Dajës, ndodhet në vazon e skuadrave të eliminuara nga Liga e Kampionëve, derisa në rast se kalon Hamrun Spartans atëherë ka tre kundërshtarë të mundshëm.

Fituesit e dueleve Dinamo Batumi – Decic, Differdange 03 – Ordabasy si dhe Vikngur Reykjavik – Egnatia janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në rrethin e tretë të kësaj gare.

Llapi që është eliminuar nga Liga e Evropës si kundërshtar të mundshëm të rrethit të tretë do të ketë fituesit e këtyre dueleve: Legia Warsaw – Caernafron, Go Ahead Eagles – Brann, Kups – Tromso, Hajduk Split – Torshavn, Diddeleng – Hacken.

Ndërkaq skuadra e tretë kosovare, Drita e cila ka shkuar direkt në rrethin e dytë, në rast se e kalon, në atë tretin do t’i kenë pesë kundërshtar të mundshëm.

Fituesit e dueleve Ilves – Austria Wien, Zurich – Shelbourne, Molde – Silkeborg, Wisla Karkow – Rapid Wien si dhe Auda – Cliftonvile./UBTNews/

Lajmet

Për edicionin e ri të basketbollit shorti hidhet më 12 shtator

Published

on

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se shorti për edicionin e ri të garave do të tërhiqet më 12 shtator në zyrat e saj.

Sipas njoftimit, fillimisht nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Superligën e Femrave, ndërsa një orë më vonë, nga ora 12:00, do të tërhiqet shorti për ProCredit Superligën.

Me hedhjen e shortit do të përcaktohen çiftet e para të kampionatit të ri, i cili pritet të sjellë edhe këtë sezon përballje interesante dhe rivalitet të lartë në parket.

/S.K/KP/FBK

Continue Reading

Lajmet

​Isak: Me Liverpoolin kam shumë për të dhënë, dua të fitoj gjithçka

Published

on

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit suedez, Alexander Isak, nga Newcastle United për një shumë rekord prej 130 milionë funtesh, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

“Të Kuqtë” do të paguajnë 125 milionë funte për Isak, ndërsa vetë lojtari heq dorë nga një bonus prej 5 milionë funte për të realizuar lëvizjen drejt Anfield.

Lojtari i cili ka shënuar 62 gola në 109 paraqitje për Newcastle, u prezantua me kontratë gjashtëvjeçare pas vizitave mjekësore në Kirkby.

“Ndihem mrekullisht… Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, këtij klubi dhe gjithçkaje që ajo përfaqëson. Pres me padurim të shoh shokët e mi të ekipit dhe tifozët. “Mendoj se kam shumë për të dhënë. Dua të fitoj gjithçka”, u shpreh ai.

/S.K/KP/BBC

Continue Reading

Lajmet

​Kosova gati për Kampionatin Botëror të Boksit

Published

on

Kampi përgatitor i Kombëtares së Kosovës në boks është drejt përfundimit dhe përfaqësuesja është gati për sfidën e radhës për Kampionatin Botëror që zhvillohet nga 4 deri më 14 shtator 2025 në Liverpool.

Në përbërjen e ekspeditës së Kosovës do të jenë boksierja Donjeta Sadiku (60 kg), boksierët Bashkim Bajoku (55 kg), Loris Idrizi (65 kg) dhe Shpetim Bajoku (70 kg).

Përfaqësuesen e Kosovës do ta udhëheqin përzgjedhësit Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka, ndërsa pjesë e delegacionit do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm Latif Demolli..

Ekipi i Kosovës udhëton më 2 shtator drejt Liverpoolit, aty ku do të masë forcat me boksierët më të mirë të botës.

/S.K/KP/FBK

Continue Reading

Lajmet

​Muharremaj: Stadiumi i Suharekës do të jetë me standarte të UEFA-s

Published

on

Në zonën industriale të Suharekës sot do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.

Ky projekt madhor, i cili do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, do të ketë kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne.

Investimi po realizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa hapësira është siguruar nga Komuna e Suharekës.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, u shpreh mirënjohës për Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar në këtë projekt, duke theksuar se vetëm me bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe komunës mund të sjellin zhvillim për qytetarët.

“Projekt i cili do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, me kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne, është investim i Ministrisë së Kulturës. Hapsirën e kemi siguruar ne si Komunë e Suharekës.”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Stadiumi i ri pritet të bëhet një qendër e rëndësishme sportive për Suharekën dhe mbarë Kosovën.

/S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara