Aktualitet

Oda e Hotelerisë kundër tubimeve të partive politike, paralajmërojnë padi ndaj institucioneve

Published

on

Kundër tubimeve të partive politike që janë mbajtur kohëve të fundit është edhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK). Kjo e fundit i ka vënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që të respektojë masat qe i ka vënë vet apo të heq kufizimet për të gjithë, përndryshe paralajmëron greva.

Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva tha se do të ngrenë edhe padi ndaj institucioneve të vendit për kompensimin e humbjeve për shkak të ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë pas masave anti-COVID.

Ai tha se 35-40 përqind e bizneseve të hotelerisë kanë falimentuar, ndërsa 30 mijë persona kanë mbetur pa punë.

Sogojeva adresoi një kërkesë edhe për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), ku tha se kjo e fundit duhet të shfuqizojë vendimin për ndalimin e dhënies së kredive për bizneset e hotelerisë, sipas të cilit kjo kategori nuk mund të marrë edhe 2 vjet pas përfundimit të pandemisë.

“Duke marrë parasysh se në çfarë gjendje gjenden bizneset e kësaj veprimtarie dhe presionin që e kemi nga këto biznese, të cilat rreth 30 mijë punëtorë i kanë pa punë, dhe duke nisur nga ajo se këto masa nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më sot, ne e kemi ftuar këtë konferencë pasi ne si odë kujdesemi për shëndetin e qytetarëve. Ju i dini masat e dy qeverive, e para me mbyllje, e dyta me hapje, e që dolën antikushtetuese. Shikoni fotografitë, tërë këto fotografi te tubimeve elektorale. Ne patëm ofruar guidën tonë, me të cilën nuk do të kishte pasur nevojë për kufizime. Ne jemi për ta mbrojtur shëndetin, lëshoni njerëzit le të punojnë, përmbajuni masave. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë kemi marrë vendim që këto vendime kanë me qenë fuqiplotë dhe funksionale”, tha ai në konferencën për media.

Kryetari i departamentit të Estradës, Afrim Muqiqi tha se në rast se vazhdojnë tubimet elektorale, bizneset e hotelerisë do të fillojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

“Po shihet që ky standard i dyfishtë qenka përdorur veç për neve, në interes të partive politike. Po i pyes të gjithë politikanët nga u.d. së Presidentit, ku janë ato standarde që ju vet i keni nënshkruar, ku është logjika që të ndalohet ushtrimi i profesionit tonë? Çka janë këto për krejt këta zotërinjtë që thonin ‘mbani maskat, lani duart’. Siç po shihet masat qenkan liruar, veç edhe ne të thërrasim dasmorët, sepse partitë politike po i mbushin sallat e dasmave për interesa të tyre. Turpi qoftë mbi ta”, tha ai.

Bota

Ministri i Jashtëm i Polonisë viziton Kievin

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë ka konfirmuar se këtë mëngjes, ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski është takuar në Kiev me ministren e jashtme britanike, Yvette Cooper.

Dy zyrtarët kanë biseduar për situatën në Ukrainë dhe krahun lindor të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, ka bërë të ditur ministria.

Në takim mori pjesë edhe këshilltari britanik për siguri kombëtare, Jonathan Powell.

Dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake të mërkurën dhe u rrëzuan nga Polonia dhe aleatët e saj të NATO-s. Rusia e ka mohuar se e ka pasur në shënjestër Poloninë./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan: Evakuohen mbi 2 milionë banorë

Published

on

By

Më shumë se dy milionë njerëz janë evakuuar në provincën Punjab të Pakistanit, ndërsa përmbytjet përfshijnë rajonin lindor të vendit, thanë autoritetet.

150,000 të tjerë janë evakuuar në provincën Sindh, u tha gazetarëve të enjten shefi i menaxhimit kombëtar të fatkeqësive, Inam Haider Malik, duke paralajmëruar se “numri mund të rritet gjatë ditëve në vijim”, shkruan BBC.

Shirat e musoneve kanë vrarë më shumë se 900 njerëz në të gjithë vendin që nga fundi i qershorit, sipas një përditësimi nga Korpusi Ndërkombëtar Mjekësor të premten.

Ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar përmbytjet në Pakistan, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë derdhjen e lumenjve. Por kritikët fajësojnë gjithashtu mungesën e investimeve qeveritare në zbutjen e fatkeqësive, siç janë sisteme më të mira alarmi dhe infrastruktura./D.B/KP

Continue Reading

Bota

​Polonia: Sulmi rus nuk ndodhi gabimisht

Published

on

By

Udhëheqja politike e Polonisë po shpreh gjithnjë e më shumë shqetësim për reagimin e zbehtë të Shteteve të Bashkuara ndaj incidentit ku një dron rus shkeli hapësirën ajrore polake.

Ndërsa gjithnjë e më shumë partnerë evropianë po e dënojnë ngjarjen dhe po shprehin mbështetjen e tyre për Poloninë me oferta konkrete ndihme, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh më indiferent mbrëmë, duke thënë se “mund të ketë qenë një gabim”.

Pavarësisht, nuk jam i kënaqur me asgjë që ka të bëjë me gjithë atë situatë”, tha Trump para gazetarëve, duke shtuar më pas në terma të përgjithshëm: Por shpresoj që së shpejti t’i vijë fundi.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, u përgjigj shkurt: Jo, nuk ishte gabim.

Kjo u pasua nga një deklaratë edhe më e ashpër e kryeministrit Donald Tusk.

Edhe ne do të dëshironim që sulmi me dron ndaj Polonisë të ishte gabim. Por nuk ishte. Dhe ne e dimë këtë”, shkroi Tusk në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale në gjuhën angleze.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet në Nju Jork me kërkesë të Polonisë për të diskutuar incidentin, ku pritet të dëgjohen edhe më shumë reagime nga Polonia dhe aleatët e saj evropianë, shkruan The Guardian./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Blerja e re e Interit pritet te debutojë në derbi ndaj Juventusit

Published

on

Interi ka zyrtarizuar transferimin e Manuel Akanjit nga Manchester City dhe mbrojtësi zviceran pritet të debutojë menjëherë në një nga sfidat më të mëdha të sezonit, Derby d’Italia ndaj Juventusit.

Trajneri Cristian Chivu është gati ta hedhë titullar Akanjin që në përballjen e së shtunës në “Allianz Stadium” të Torinos, duke e vendosur përkrah Francesco Acerbit dhe Alessandro Bastonit në qendër të mbrojtjes.

Zvicerani pritet të marrë vendin e Yan Bisseck në formacion, sipas Sky Sport Italia.

Kjo ndeshje vjen në një moment të rëndësishëm për Interin, i cili humbi sfidën e fundit në shtëpi kundër Udineses dhe është nën presion për një rezultat pozitiv.

Ndryshime të tjera priten edhe në mesfushë, ku Henrikh Mkhitaryan mund të rikthehet në vend të Petar Sucic për të formuar dyshe me Hakan Calhanoglun.

Në sulm, kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të udhëheqin repartin ofensiv, pavarësisht se argjentinasi u rikthye vonë nga impenjimet me kombëtaren.

Formacioni i mundshëm i Interit: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara