Ekonomi

Hoti: Do të krijojmë fond për kompensim e dëmeve nga vërshimet

Publikuar

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar komunën e Vushtrrisë, respektivisht lumin Sitnica, pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut ditëve të fundit.

Hoti me këtë rast tha se të gjitha komunat e kanë menaxhuar situatën pas vërshimeve në mënyrë të duhur. Ai ka paralajmëruar vlerësimin e dëmeve dhe krijimin e një fondi për kompensimin e tyre, duke shtuar se gjatë së enjtes për këtë çështje do të takohet me kryetarët e komunave.

“Nesër kam ftuar takim me kryetarët e komunave për të lëvizur me komisionet dhe për të vlerësuar dëmet, përmes një fondi që t’u ndalim në ndihmë familjeve në nevojë”, deklaroi ai.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri tha se gjendja pas vërshimeve ka qenë e rëndë, duke sqaruar se dëmet janë të konsiderueshme.

“Dje ka qenë dita ma e rëndë pas vitit 1979 për komunën tonë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që uji nuk ndalet, por do tentojmë të dalim nga kjo situatë”, shtoi ai.

Ekonomi

Rreth 10 milionë euro për policinë dhe personelin shëndetësor

Publikuar

nga

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve shtesë për zyrtarët policorë dhe personelin shëndetësor.

“Për të realizuar kompensimin për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19, Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 1.6 milion euro”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, Qeveria në detyrë ka ndarë 8 milionë euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

“Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorizimit:

1. Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj;

2. Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe

3. Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

1 milion euro për komunat e prekura nga vërshimet

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro për kompensimin e dëmeve për komunat e prekura nga vërshimet. Ky vendim është marrë në mbledhjen korrenspoduese/elektronike të Qeverisë së Kosovës.

“Gjithashtu ka marr miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve në komunat e prekura nga vërshimet e ndodhura në javën e parë të janarit të vitit 2021 ka marr miratimin e Qeverisë. Për këtë qëllim janë ndarë 1 milion euro që do të përdoren për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e banimit si pasojë e vërshimeve të javës së parë të janarit 2021”, thuhet në komunikatën e qeverisë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Posta kërkon nga Qeveria e Telekomi të shlyejnë borxhet

Publikuar

nga

Posta e Kosovës është në gjendje jo të mirë financiare, e si pasojë e kësaj kanë mbetur edhe një pjesë e punëtorëve ende pa paga. Në këtë ndërmarrje thonë se situatë më e mirë do të ishte nëse Telekomi dhe Qeveria e Kosovës do të paguanin obligimet që kanë ndaj saj.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi ka thënë për KosovaPress, se nëse do të respektohej marrëveshja për shërbime postare me Qeverinë e Kosovës që ka akumuluar rreth 7 milionë euro borxhe dhe nëse Telekomi do të shlyente detyrimet rreth 2 milionë euro që janë nga qiratë atëherë të paktën pagat do të ekzekutoheshin në kohë.

“Posta e Kosovës aktualisht e ka një gjendje jo të mirë të bilancit financiar, respektivisht arkëtimit të borxhit të cilat i kanë Telekomi ndaj Postës së Kosovës, po edhe Qeveria e Kosovës me vite, e cila nuk e ka përmbushur obligimin ligjor për shlyerjen e borxheve të shërbimit postar, i cili është afër 7 milionë euro, i cili është vërtetuar nga përmbaruesi privat nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ne kemi pritur që të na ekzekutohet së paku 4.7 milionë euro borxh, të cilat kemi qenë në negociata të ekspertëve dhe nga vet iniciativa e ish-ministrit Blerim Kuçi. Po ashtu, Telekomi ka rreth 2 milionë euro borxh për qiratë ndaj Postës së Kosovës, i cili nëse ekzekutohet me kohë, pagat për punëtorët e Postës nuk do të jetë problem madje do të mund t’i ekzekutonim edhe me datën 1 siç i kemi ekzekutuar para kësaj krize”, ka thënë Smakiqi.

Smakiqi ka thënë se pa paga në Postën e Kosovës kanë mbetur afër 1 mijë punëtorë dhe nëse Telekomi i Kosovës do të ekzekutojë një pjesë të borxhit, atëherë pagat e këtyre punëtorëve do të dalin deri në fund të javës

“Ne e kemi themeluar një komision për hartimin e borxheve që kanë institucionet dhe komunat, por edhe operatorët dhe klientët ndaj Postës së Kosovës, por kjo është e paarritshme për shkak se buxheti i Republikës së Kosovës nuk është aktivizuar sipas informatave që kam nga ekspertët e Postës së Kosovës, dhe komunikimet që i kanë me gjykatat, me Këshillin Gjyqësor, me ministritë, gjithashtu mbesim me shpresë se Telekomi të na ekzekutojë një pjesë të borxhit që na e ka për dy muaj, por edhe borxhit të prapambetur dhe t’i ekzekutojmë pagat, besoj deri në fund të javës. Ne jemi rreth 960 punëtorë aktualisht dhe gjysma e tyre nuk i kanë marrë pagat”, thotë Smakiqi.

Smakiqi në një prononcim për KosovaPress deklaroi se gjatë vitit 2020 ishte finalizuar një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, ku është kërkuar kthimi i borxhit për afër 5 milionë euro, por që para pak javëve është konfirmuar nga ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë marrëveshje.

Ndërsa për këtë, ai thotë se kanë dorëzuar lëndën në gjykatë dhe tek përmbaruesi, ku nga kjo do të dëmtohet edhe më shumë buxheti i Kosovës, pasi që do të detyrohen të paguajnë edhe kamata shtesë.

“Gjatë vitit 2020, me qeverinë aktuale kemi diskutuar vazhdimisht dhe kemi finalizuar marrëveshjen, e cila ka nënkuptuar që na të kërkojmë vetëm borxhin kryesor 4 milionë e 700 e diçka mijë euro, mirëpo para pak javëve ne kemi marrë një konfirmim që qeveria dhe ministria nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë marrëveshje dhe ne si Postë e Kosovës jemi detyruar ta riaktivizojmë përsëri lëndën në gjykatë dhe tek përmbaruesi, me të cilën do të dëmtohet buxheti i Kosovës, sepse pastaj aksionari do të detyrohet t’i paguajë edhe kamatat ligjore që janë shumë të larta”, ka thënë ai.

Smakiqi si zgjidhje të vetme për përmirësimin e kësaj gjendjeje ka thënë se është që Qeveria e Kosovës të mbështesë Telekomin sa i përket borxhit që ka ndaj kompanisë Dardafone, dhe ajo mbështetje e Telekomit do të ndikonte që edhe Telekomi t’i shlyente obligimet ndaj Postës së Kosovës.

Ndërsa kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, në një prononcim për KosovaPress ka thënë ndërmarrja që udhëheq do të arrinte t’i paguante borxhin ndaj Postës nëse nuk do ta kishin barrë edhe këstin e borxhit ndaj Z Mobile.

Ai ka thënë se Telekomi i Kosovës ka plotësuar kërkesat e Qeverisë së Kosovës për uljen e shpenzimeve minimale, uljen e pagave dhe ristrukturimin e kompanisë, dhe pavarësisht kësaj, ai thotë se Qeveria nuk e ka mbajtur fjalën për dhënien e kredisë për këtë kompani.

“Telekomi i Kosovës paguan qira ndaj Postës së Kosovës rreth 500 mijë euro në muaj. E kemi barrë të rëndë Postën, ku 70 përqind të pagave të Postës i paguan Telekomi. Në gjendjen të cilën jemi, është mjaftë e rëndë, i kemi ulur pagat deri në gradën gjashtë, edhe për Telekomin edhe për Postën, por na u ka dashtë të mos vazhdojmë me paga, për shkak që kemi pasur këstin e Z Mobile (Dardafon), ky hymë me një marrëveshje me garancinë të Qeverisë, dhe Qeveria nuk na ka dhënë asnjë mbështetje deri më tani, e as kredinë dhe për ata nuk kemi rrezikuar të paguajmë paga dhe të mos kemi mundësi të paguajmë këstin e Z Mobile sepse mos pagesa e këstit reflekton me bllokim të xhirollogarive, të cilën pastaj po e kemi shumë problem”, ka thënë Kiqina.

Ndërsa thotë se muaji shkurt do të jetë i papërballueshëm për Telekomin e Kosovës, pasi që, ose do t’i duhet t’i paguajnë këstin ndaj Z Mobile, ose pagat e punëtorëve të saj.

“Muaji shkurt është i papërballueshëm për Telekomin. E kemi këstin 740 mijë euro, kemi obligime, TVSH-ja, tatimet, kemi shumë obligime të trashëguara ndaj operatorëve privatë të cilët janë të përmbaruesi, dhe veç dita-ditës secila çon në përmbarim. Ose duhet të paguajmë këstin, ose duhet rrogat, dhe nëse s’e paguajmë këstin bllokohen xhirollogaritë”, ka thënë Kiqina.

KosovaPress ka provuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Qeveria e Kosovës rreth shlyerjes së detyrimeve ndaj Postës së Kosovës ose ndonjë plani për të ndihmuar këto ndërmarrje publike, mirëpo nuk ka qenë e mundur.

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Hoxhaj në takim me Sindikatat: Paga minimale 300 euro për puntëtorët, rritje për 30 përqind të pagave

Publikuar

nga

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të sindikatës së punëtorëve shëndetësorë, të sindikatës së shërbyesve civilë dhe sindikatës së Policisë së Kosovës.

Bashkë me Bedri Hamzën, ata kanë prezantuar planin e rimëkëmbjes, i cili parasheh rritjen e pagës minimale në 300 euro.

Përveç kësaj, Hoxhaj ka theksuar se do të ketë edhe ngritje të pagave deri në 30 për qind për sektorin publik. Ai po ashtu ka thënë se do të ketë rishikim të ligjit të punës për ta avancuar kornizën ligjore, e cila do të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të të punësuarve.

“Paga minimale do të jetë 300 euro dhe për këtë jemi të vendosur, Bedriu ka punuar në detaje. Në sektorin publik 30 përqind rritje për të gjitha kategoritë, tani ka dallime në bazë të përvojës, kualifikimit. Ligji i punës duhet të rishikohet, numri i inspektorëve duhet të rritet dhe përveç mjekëve, policëve, mësimdhënësve, të cilët nuk janë njëjtë dhe të barabartë me shërbyesit e tjerë civilë”, ka paralajmëruar Hoxhaj.

Sipas tij, PDK-ja është e vendosur që këtë ligjin e ri të pagave ta rishikojmë, ta miratojmë dhe të jetë një mbështetje konkrete.

Ndërsa, ish-ministri i Financave nga PDK-ja, Bedri Hamza ka shpalosur detaje se si planifikojnë ta bëjnë pagën minmale në 300 euro dhe ngritin pagat e sektorit publik deri në 30 për qind.

“Ne e kemi bërë këtë jo si paushall, por e kemi bërë si propozim i cili duhet me qenë i bazuar, i matshëm dhe i përballueshëm. Të gjitha ndërmarrjet private që paguajnë të punësuarit prej 500 euro pagë kemi me ua zvogëlua tatimin në fitim prej 10 në 5 për qind. Ne kemi propozuar 30 për qind rritje të pagave për të gjithë, po flas kjo është mesatare se kur të hymë në strukturë del më ndryshe. Sepse ligji i pagave që ka kaluar ka pasur defekte dhe kam thënë se atëherë kam pasur dilema që janë disa gabime që mundet me pasur defekte”, ka shtuar ai.

Hoxhaj do të vazhdojë gjatë ditës me aktivitete të tjera publike, për të shpalosur planin e rimëkëmbjes në të gjithë sektorët.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara