Aktualitet

Kukaj: Qeveria nuk po ndalet nga veprimet për më shumë kontroll shoqëror

Ai tha se ky vendim po rritë listën e provave të padiskutueshme se demokracia në vend po cenohet nga qeveria.

Published

on

Drejtori i deritanishëm i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveria nuk po ndalet nga veprimet për më shumë kontroll shoqëror.

“Kësaj radhe, kërkësave sindikale për paga më të dinjitetshme për sfafin mjekësor (në ikje) i’u përgjigj duke propozuar që ata të paraqesin pasurinë e tyre. Atyre i’u shtuan edhe profesorët universitarë”.

“Pse do duhej neve si shoqëri të na interesonte pasuria e mjekëve e profesorëve kur dihet se nuk kanë asnjë relevancë domethënëse vendimmarrëse? Kjo qartazi i duhet dikujt që ka nevojë për më shumë kontroll. Ky vendim sikurse edhe shumë tjerë duket se e kanë një qasje të përbashkët – po i trajtojnë qytëtarët tanë të fajshëm për tu shfajësuar pastaj vetëm përmes mekanizmave të kontrollit të kësaj qeverie. Kontrolli lidhet ngushtë me frikë e pasiguri. Kjo nuk është dukuri e shoqërive të lira”, ka shkruar tutje Kukaj.

Ai tha se ky vendim po rritë listën e provave të padiskutueshme se demokracia në vend po cenohet seriozisht nga kjo qeveri.

https://www.facebook.com/kukaj.dren/posts/10159707919404253

Lajmet

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Aktualitet

Të paktën 64 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë

Published

on

By

Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë ka arritur në 64 persona, sipas medieve vendase. Në dy trenat e përfshirë në përplasje udhëtonin gjithsej 544 pasagjerë. Megjithëse numri i saktë i të plagosurve nuk është konfirmuar ende, raportohet se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ky aksident tragjik shënon ngjarjen e dytë me pasojë vdekjeprurëse në rrjetin hekurudhor spanjoll përgjatë këtij viti. Më 18 janar, një tjetër përplasje mes dy trenave që udhëtonin nga dhe drejt Madridit në zonën e Adamuzit (Spanja jugore) la të vdekur 45 persona dhe plagosi 170 të tjerë.

Në aksidentin e janarit, një tren i kompanisë Iryo me rreth 300 pasagjerë në bord, i cili po udhëtonte nga Malaga në Madrid, doli nga shinat dhe goditi trenin përballë që po shkonte nga Madridi në Huelva me rreth 200 udhëtarë. Hetimet e mëvonshme për atë ngjarje konstatuan se aksidenti u shkaktua nga një thyerje në shinë përpara përplasjes. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Të kërkuara