Lajmet

PSD-ja i konsideron përndjekje politike bastisjet në NPB

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se është krejtësisht e qartë që aksioni është një përndjekje politike.

Published

on

Partia Socialdemokrate (PSD) i ka cilësuar përndjekje politike bastisjet që janë kryer tek ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Ish-aksionari i NPB-së, Dren Kukaj, tha bastisjet janë përndjekje politike që po i bëhet atij dhe PSD-së. Ai ka kritikuar edhe reagimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla për këto bastisje. Ai ka sqaruar se i është bastisur banesa e tij dhe shtëpia e prindërve.

“Policia më ka thënë se do të ma kthejnë një telefon që ma kanë marrë kohë më parë e ma kanë kërkuar telefonin tjetër. Ma kanë konfiskuar telefonin tim. Së pari e kanë bastisë banesën e prindërve të mi, kanë marrë dy kompjuterë, të nënës dhe të babës tim. I kam ftuar në shtëpinë time, nga aty nuk kanë marrë asgjë, përpos telefonit të cilin na kanë udhëzuar fillimisht ti dorëzojmë. Unë nuk kam si ta shoh ndryshe pos si përndjekje, pasi Ministri i Punëve të Brendshme del e thotë që ka qenë aksion i suksesshëm ende pa përfunduar. Unë kam qenë i gatshëm të dorëzoj çka do që kam pasë, në këtë rast, fillimisht si dëshmitar e pastaj si i dyshuar. Ka vendime të gjykatave civile që për projektin për të cilin jemi në gjykatë është i ligjshëm. Ekziston një grup parapolitik i përbërë nga një grup i Lëvizjes Vetëvendosje që na përndjekë. Sikur të isha në LVV edhe do kishim bë atë projekt, do të konsideroheshim heronj. Jam i indinjuar, ju betohem se do të iu kundërpërgjigjem. Mezi pres të dalë para një gjykate e të them çka kam”, deklaroi ai.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se është krejtësisht e qartë që aksioni është një përndjekje politike.

“Ajo që tash po e konstatoj, do ta argumentoj. Është krejtësisht e qartë se është përndjekje politike. A nuk erdhën në pushtet për të vendosur drejtësi për krimet ekonomike, a nuk erdhën në pushtet për të përndjekur hajnat e mëdhenj. Ata po përndjekin PSD-në”, deklaroi ai.

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara