Aktualitet

Kufijtë e SHBA mbeten të mbyllur për europianët për shkak të pandemisë

Published

on

Shumë shpresonin, që amerikanët do t’i shfuqizonin së shpejti kufizimet prej pandemisë. Por ndryshe nga BE-ja, qeveria e SHBA-së ndjek kursin e rreptë duke dhënë për këtë një arsye të caktuar.

SHBA vazhdon t‘ua refuzojë udhëtimin brenda vendit të tyre europianëve dhe të huajve nga vende të tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Për shkak të varianit Delta ne do t’i mbajmë në fuqi edhe më tej kufizimet për udhëtimet”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki.

Raste e infeksioneve me COVID po rriten, kryesisht në radhët e të pavaksinuarve, shpjegoi ajo.

Duket se me gjasë kjo do të vazhdojë edhe në javët e ardhëshme.” Ndonëse varainti është dominant tani edhe në SHBA, kjo nuk do të thotë, që ne duke hapur kufijtë të vijnë edhe më shumë njerëz më variantin Delta në SHBA. E pyetur se sa kohë do të mbahen në fuqi këto kufizime, zëdhënësja Psaki tha, se: “asgjë nuk është e pakufizur.” Por aktualisht nuk ka një plan kohor.

Para më sHumë se një viti SHBA i ka mbyllur kufijtë për qytetarët nga BE-ja, Britania e Madhe Kina dhe Irani. Më pas u shtuan edhe vende të tjera, ndër to edhe Brazili dhe India. Përjashtime nga kufizimet ka për gazetarët, studentët dhe biznesmenët.

BE-ja në qershor u bëri thirrje vendeve anëtare që të shfuqizojnë gradualisht kufizimet për udhëtarët nga SHBA-ja dhe vende të tjera. Gjermania si rrjedhojë lejon edhe udhëtime nga SHBA-ja për çfarëdolloj arsyeje duke përfshirë edhe turizmin./DW

Continue Reading

Rajoni

Kurti niset për në Francë, pritet të takojë Macronin

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot, më 27 mars, drejt Francës për një vizitë zyrtare të nivelit të lartë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ngjarja kryesore e kësaj vizite do të jetë takimi i rëndësishëm me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Përveç bisedimeve zyrtare, kryeministri Kurti dhe presidenti Macron do të zhvillojnë edhe një drekë pune, ku pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, proceset integruese të Kosovës dhe zhvillimet politike në rajon.

Kjo vizitë, sipas njoftimi shënon një hap tjetër në forcimin e raporteve diplomatike me Francën, si një partner kyç i Kosovës në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Panamaja nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

Published

on

By

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjithashtu njofton se kanë nisur diskutimet edhe për liberalizimin edhe për pasaportat e rregullta

Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, përmes nënshkrimit të marrëveshjes për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare. Palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu, palët u dakorduan që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të mbahet në Prishtinë në fund të vitit 2026.

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet vajza e raportuar si e zhdukur në Mitrovicë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi që ishte raportuar si i zhdukur dy ditë më parë në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit policor, viktima grua ishte larguar nga shtëpia e saj pasditen e 25 marsit, rreth orës 17:00. Pas angazhimit të njësive përkatëse, ajo është gjetur shëndoshë e mirë sot, më 27 mars.

“Është raportuar se më datë 25.03.2026, rreth orës 17:00, nga shtëpia ka dalë viktima femër kosovare, e cila me datën 27.03.2026 është gjetur,” thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Continue Reading

Lajmet

Çfarë foli bota mbrëmë për ndeshjen e Kosovës

Published

on

By

Pas fitores spektakolare 4-3 të Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratislavë, “Dardanët” kanë marrë vëmendjen e shumë mediave prestigjioze botërore si Reuters, Marca, 433 dhe shumë të tjera, duke e cilësuar këtë sukses si një hap historik drejt Kupës së Botës.

Mediumi i njohur spanjoll Marca i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij triumfi, duke lavdëruar paraqitjen e Kosovës dhe duke theksuar disiplinën taktike dhe vendosmërinë e skuadrës në një ndeshje me ritëm të lartë.

“Muriqi dhe Kosova bëjnë histori në ndeshjen e çmendur në Bratislavë. Kosova ishte e vendosur, luajti me disiplinë të lartë, pa krijuar shumë raste të pastra”, shkruan Marca.
“Ata e mbyllën ndeshjen duke u mbrojtur pas golit në shtesë nga Sllovakia. Goli i Strelecit i dha shpresë tifozëve vendas, por mbeti vetëm ëndërr. Të martën, në finalen e madhe kundër Turqisë. Ëndrra për paraqitjen në Botërorin e parë vazhdon”.

Edhe Reuters e ka cilësuar rrugëtimin e Kosovës si një “përrallë”, duke theksuar se vendi është vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në Kupën e Botës.
“Kanë kaluar më pak se një dekadë që kur Kosova luajti për herë të parë në kualifikimet për Kupën e Botës, por tani ajo është vetëm një ndeshje larg një vendi në finalet e këtij viti”, shkruan Reuters.
“Jam shumë krenar për këtë ekip dhe mendoj se pas 90 minutash ishte një fitore e merituar”, citohet trajneri Franco Foda.

Ndërkohë platforma e njohur e futbollit 433 ka reaguar pas suksesit të Kosovës duke shkruar:

“Kosova arrin në finalen e play offit të kupës së botës”

Me këtë postim, 433 ka theksuar arritjen e madhe të “Dardanëve”, të cilët janë vetëm një hap larg një kualifikimi historik në Kupën e Botës.

Ndërsa, urime për këtë arritje historike të Kosovës nuk kanë munguar as nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Urime Kosovës për këtë fitore historike”.

Sipas të dhënave nga Football Meets Data, Kosova hyn në finalen e playoff-it me rreth 45% gjasa për kualifikim, duke u renditur si lider në mesin e skuadrave “jo-favorite”, ndërsa Turqia mbetet lehtësisht favorite me 55%.

Tashmë, të gjitha sytë janë të drejtuar nga finalja e madhe në Prishtinë ndaj Turqisë, një ndeshje që mund të kurorëzojë një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe të shkruajë historinë për futbollin kosovar, duke e çuar për herë të parë në një turne madhor si Kupa e Botës.

Continue Reading

Të kërkuara