Sport

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026: Dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri

Published

on

Kombëtarja shqiptare do të niste edicionin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 21 mars me një ndeshje ndaj Anglisë, që do të luhet në stadiumin “Wembley” në Londër.

Sipas njoftimit të Departamentit të Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), biletat për këtë ndeshje kanë dalë tashmë në shitje. Tifozët shqiptarë mund të sigurojnë biletat duke ndjekur disa hapa të thjeshtë:

Krijimi i një llogarie: Tifozët duhet të regjistrohen në platformën e dedikuar për biletat përmes email-it dhe të plotësojnë të dhënat bazë. Linku për regjistrimin është: https://www.wembleystadium.com/tickets.

Përdorimi i linkut të dedikuar: Pas krijimit të llogarisë, tifozët do të kenë mundësinë të blejnë biletat për ndeshjen duke përdorur linkun e dedikuar për tifozët shqiptarë: Biletat e ndeshjes.

Çmimet e biletave: Biletat janë të ndara në tre kategori dhe çmimi ndryshon në varësi të vendit të zgjedhur në stadium. Tifozët shqiptarë mund të zgjidhin vendet në sektorët 126, 127, 128, 129, 130, 131 dhe 132.

Sigurimi i biletave për këtë ndeshje të rëndësishme është një mundësi për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në një sfidë të madhe për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara