Lajmet

Ku dallon të qëndruarit vetëm nga vetmia?

Nga Jonny Thomson.

Published

on

Nga Jonny Thomson

S’ka nevoje të qëndrosh vetëm për t’u ndjerë i vetmuar. Imagjinoni për një moment 2 njerëz të ulur në të njëjtën kafene. Dikush mund të ndihet shumë i angazhuar, duke dëgjuar muzikën në sfond, kontrolluar postën e tij elektronike, apo duke parë njerëzit gjatë konsumit tëgllënjkave të kafesë.

Ndërkohë tjetri mund të ndihet jashtëzakonisht i vetmuar, i vetëdijshëm se sa shumë i mungon dikush për ta ndarë atë kohë që po kalon. Ky person e sheh botën jo si një spektakël, por me një dhimbje të madhe. Ekziston një dallim thelbësor midis të qënit vetëm dhe vetmisë, dhe që të dyja janë ndjenja shumë të ndërlikuara.

Në çdo ditë të caktuar, ne të gjithë duhet të kalojmë shumë kohë vetëm me veten tonë, dhe brenda kokës tonë. Kjo është një pjesë normale e jetës. Por kur kjo rutinë shndërrohet në vetmi? Filozofi gjerman Artur Shopenhauer quhet ndonjëherë edhe ‘filozofi pesimist’, pasi ai thoshte se “jeta lëkundet si një lavjerrës midis dhimbjes dhe mërzisë”.

I frymëzuar nga leximi i tekstit hindu, Upanishads, ai besonte se burimi i gjithë mjerimit të jetës vjen nga dëshirat tona të pandërprera dhe të pamëshirshme. Pra të jesh i vetmuar, do të thotë të dëshirosh diçka që të mungon. Do të thotë të ndjesh brenda teje një zbrazëti e cilambetet e pambushur, të ndihesh i izoluar, në nevojë ose i braktisur, por pa askënd që mund të të ndihmojë.

Ndërkohë të qëndruarit vetëm është një gjë tjetër. Ajo nënkupton të tërhiqesh në vetvete dhe të kënaqesh shumë në shoqërinë e vetes tënde. Kur jemi të vetmuar, ne mund të mendojmë lirisht dhe të jemi aq të ndershëm sa të duam. Vetëm kur jemi të shkëputur nga të gjitha shpërqendrimet e tjera dhe njerëzit e tjerë, kemi hapësirën për të medituar mbi jetën dhe për të zbuluar gjëra të mëdha.

Megjithatë, Shopenhauer e dinte se jo të gjithë ndihen ose mund të ndihen kështu. Të gjithë jemi ndonjëherë të vetmuar. Në qytetet e zhurmshme, apo edhe në shëtitjet më të qeta jashtëtyre, mund të jemi të vetëdijshëm për mungesat në jetën tonë. Vetmia është si të shohësh një vrimë.

Është ndjenja e mungesës. Dhe ajo që na ofron Shopenhauer është një ndryshim këndvështrimi. Të qenit vetëm me mendjen tonë, është një mundësi për të kaluar kohë me veten. Është një vend lirie dhe ndershmërie, ku mendimet tona mund të shkojnë kudo që duam.

Ne mund ta teletransportojmë veten në një botë magjike, të rijetojmë një kujtim të lumtur apo të filozofojmë mbi realitetin. Është një bekim të flasësh me veten dhe mund të habitesh nga ajo që mëson. Në rrëmujën e ngarkuar të jetës sonë, ka shumë pak mundësi për të përqafuar llojin e vetmisë që vlerëson Shopenhauer.

Ne nuk mund të presim autobuzin në stacion, të shkojmë në tualet ose të presim në radhë, pa ndjerë nevojën për të bërë diçka. Momentet e qeta dhe të vetmuara janë të mbushura me zhurmë, që të mos kalojmë shumë kohë me veten. Dhe Shopenhauer ka të drejtë kur thotë se ne humbim diçka në këtë aspekt.

Sipas studimit të Bouker, tërheqja e vetëdijshme dhe e qëllimshme nga ndërveprimi shoqëror (pra të qenit vetëm dhe jo të vetmuar) lidhet me rritjen e kreativitetit. Siç thotë Bouker

“Gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, ideja është që nëse po e largoni veten shumë nga bashkëmoshatarët tuaj, atëherë po humbisni…dhe kjo sjell efektet negative të shmangies dhe distancimit nga bashkëmoshatarët”.

Ne jemi mësuar që në moshë të re se shoqërueshmëria me të tjerët është një gjë e mirë, se qëndrimi midis turmës nxit lumturinë, dhe se përkatësia dhe përmbushja vijnë nga marrëdhëniet sociale. Sigurisht, kjo bart shumë të vërteta. Por ajo që na jep qenia në shoqëri në një fushë, na privon tek një tjetër.

Kur marrim kohë për të qëndruar me veten, i japim vetes hapësirë për të imagjinuar. Kur mendja jonë nuk bombardohet vazhdimisht me përmbajtje, ajo mund të krijojë. MajkëllHerris e shpreh shumë këtë në librin e tij “Të qenit vetëm:Në ndjekje të një jete personale nënjë botë turmash”, në të cilën ai shkruan:“Deri pak kohë më parë, ka pasur momente të ditës kur ngarkesa pakësohej dhe ritmi i jetës ngadalësohej. Ju do ta gjeni veten vetëm, të ndarë nga miqtë dhe kolegët, dhe do të fokusoheshit tek mendimet tuaja. Momente të tilla mund të provokonin ndjenja vetmie dhe mërzie. Por po ashtu ofronin mundësi për të shfrytëzuar idetë, perceptimet dhe emocionet e paarritshme për veten nëse do të ishin në shoqërinë e të tjerëve”.

Për shumë njerëz, nuk ka gjë të tillë si qëndrimi vetëm që përshkruan Shopenhauer, Harrisdhe Bouker. Për këta njerëz, të qenit vetëm është e frikshme dhe e tmerrshme. Ndërsa vetmia mund të jetë ndonjëherë e nevojshme për krijimtarinë, ajo mund të jetë shpesh terreni i errët dhe pjellor i depresionit.

Samuel Xhonson, gjiganti letrar dhe një njeri depresiv, kishte shumë frikë nga qëndrimi vetëm. Këshilla e tij më e mirë për ata që kishin një prirje të ngjashme melankolike si ai ishte: “Nëse jeni një bjerraditës, mos qëndroni vetëm; nëse jeni të vetmuar, mos rrini kot, bëni diçka”.

Ekuilibri midis vetmisë dhe vetmisë është shumë delikat. Nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për t’i dalluar të dyja. Të qëndruarit vetëm është shpesh një gjendje e zgjedhur prej vetë personit, ndërsa vetmia është e detyruar. Por edhe kjo është e komplikuar nga depresioni. Tërheqja me vetëdije nga shoqëria dhe marrëdhëniet sociale, është një sinjal tipik për shfaqjen edepresionit.

Vendimet e lindura nga problemet e shëndetit mendor mund të “zgjidhen”, por nuk janë më të mirat për t’u marrë. Tek e fundit, mënyra e vetme për të dalluar të qëndruarit vetëm nga vetmia, është ta analizoni veten tuaj në përmasat më intime.

Disa njerëz mund ta bëjnë këtë me fuqinë e introspeksionit të tyre, por të tjerët kanë nevojë për ndihmë. Biseda, me miqtë, familjen apo një terapist, është ajo që e kthen vëmendjen te vetja. Pikërisht nën këtë dritë mund të shohim se sa shumë lulëzojmë vërtet duke qendruar vetëm. / Big Think – Bota.al

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara