Lajmet

Kryqi i Kuq i përgjigjet kritikave: Nuk kemi superfuqi

Ai tha se një kritikë e tillë tregoi mungesë të vetëdijes për natyrën e punës së KNKK-së.

Publikuar

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) është përballur me kritika për mospjesëmarrje në negociatat që çuan në lirimin e pengjeve izraelitë në Gaza ose palestinezëve nga burgjet izraelite, në vend të ruajtjes së rolit të transferimit të pengjeve të liruar.

“Kohë pas kohe, ne duhet t’u themi njerëzve se nuk jemi antiplumb”, tha zëdhënësi i KNKK-së, Jason Straziuso në komentet për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ne nuk kemi superfuqi. Ne mund të ndërmarrim veprime humanitare vetëm kur autoritetet në një zonë të caktuar na japin lejen”, shtoi Straziuso.

Ai tha se një kritikë e tillë tregoi mungesë të vetëdijes për natyrën e punës së KNKK-së.

“Ne nuk jemi një agjenci inteligjence”, tha ai, duke vënë në dukje se marrja e aksesit ndaj pengjeve në Gaza kërkon miratimin nga Hamasi, grupi militant islamik që sundon Gazën dhe i cili njihet si një organizatë terroriste nga disa vende.

“Ne nuk mund të fillonim thjesht të ecnim nëpër Gaza dhe të përpiqemi të gjejmë pengjet”, tha ai./UBTNews/

Lajmet

Pezullimi i armëve nga SHBA për Izraelin nuk do të ketë ndikim në operacionet e Izraelit në Rafah

Publikuar

nga

Elijah Magnier, një analist ushtarak dhe politik, thotë se masa e presidentit amerikan, Joe Biden për të kufizuar disa armë në Izrael nuk do të ndryshojë strategjinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Rafah.

“Kjo nuk do të ndryshojë asnjë nga planet e Netanyahut për të pushtuar Rafahun”, tha Magnier për Al Jazeera.

“Përkundrazi, do t’i japë atij kohë të mjaftueshme për të kaluar më shumë kohë në Rafah dhe për të ecur shumë ngadalë për t’u siguruar që kjo luftë do të zgjasë sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi ai.

Magnier shtoi se pauza e armëve amerikane është e parëndësishme sepse zbatohet vetëm për “bombat inteligjente, jo bombat memece, të cilat Izraeli i ka mjaft dhe i ka përdorur për shtatë muajt e fundit”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim të vazhdueshëm seksual

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet A.D.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri me datën 08 maj 2024, në Gjakovë, e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi një të mitur.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji Dhjetor i vitit 2023 e deri me dt.08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje sipas njoftimit me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Televizioni belg ndërpret transmetimin e Eurovisionit

Publikuar

nga

Televizioni i Belgjikës, VRT ndërpreu transmetimin e kompeticionit të këngës, Eurovision, të enjten mbrëma, për të dhënë një mesazh përmes së cilit dënon luftën e Izraelit në Gaza dhe shtypjen e lirisë së shtypit.

“Ne dënojmë shkeljet e të drejtave të njeriut nga shteti izraelit. Përveç kësaj, Izraeli po shkatërron lirinë e shtypit”, thuhet në mesazhin e transmetuar. “Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm nga transmetimi ynë. Tani, armëpushim”.

Thirrjet ndaj Eurovisionit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen Izraelit, i cili tashmë ka rezervuar biletën për finalen e madhe të konkursit, janë rritur në mes të luftës në Gaza.

Eurovision i rezistoi thirrjeve për të larguar Izraelin, por i kërkoi vendit të modifikojë tekstin e këngës së tij origjinale, “October Rain”, e cila dukej se i referohej sulmit të 7 tetorit të Hamasit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Izraeli rezervon vendin në finale të Eurovisionit

Publikuar

nga

Izraeli është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovisionit të kësaj fundjave, duke sfiduar mijëra protestues që marshonin në vendin nikoqir të Eurovisionit, Suedi, për luftën në Gaza.

Këngëtarja Eden Golan performoi këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e dytë të së enjtes para 9 mijë shikuesve në Malmo Arena dhe rezervoi vendin e saj në finale falë votave të shikuesve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara