Sport

Kryeziu, e lumtur për medaljen e argjendtë, synon normë për Lojërat Olimpike

Published

on

Suksesi i arritur të dielën në garë ndërkombëtare është vetëm fillimi i një rrugëtimi që e synon skitarja Kiana Kryeziu.

Kryeziu është bërë skitarja e parë kosovare që ka fituar medalje në një garë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS). Medalja e argjendtë në disiplinën e sllallomit është cilësuar historike për Federatën Skitare të Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Ajo përfundoi me kohë prej 2 minuta, 12 sekonda e 46 të qindtat dy lëshimet në shtegun në Kolashin të Malit të Zi.

Pjesëmarrës në garë ishin 18 garuese, ndërsa 12 prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet. Bashkë me të ishte edhe Arba Pupovci, që nuk e përfundoi lëshimin e dytë.

Skitarja e klubit Prishtina thotë se është e lumtur për medaljen e fituar, por synimet e saj janë edhe më të mëdha. Ajo pretendon ta sigurojë normën olimpike për Lojërat Olimpik Dimërore që mbahen vitin e ardhshëm në Pekin. Për normë ajo ka kohë deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

“Është vetëm fillimi pasi pas kësaj medalje po synoj të arrij normë për Lojërat Olimpik Dimërore të Pekinit, ku më duhen që në pesë gara zyrtare të FIS-it të arrijë më pak se 160 pikë. Për momentin e kam vetëm një, ndërsa kohë kam vetëm deri në shkurt të vitit tjetër. Gjithë fokusin tim do ta kem në disiplinën e sllallomit”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu vlerësohet shpresë olimpike, ndërsa është e përfshirë edhe nga KOK-u në listën prej 24 bursistëve për këtë vit.

Në fakt niveli i garueseve kosovare në skijim nuk është shumë i lartë. Sukseset u mungojnë, por mirë nuk është situata as te meshkujt. Albin Tahiri e Arbi Pupovci vlerësohen prej më të mirëve. Të dy kanë norma për Lojërat Olimpike. Por norma në skijim fitohet shumë më lehtë se në Lojërat Olimpike Verore.

Kryeziu 16-vjeçare thotë se është në formë të mirë, ndërsa pret që të arrijë suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme të skitarisë.

“Stërvitje kam bërë gjatë këtij viti. Kemi shkuar në Itali për stërvitje, ku kemi tentuar të hyjmë edhe në gara, por pa sukses. Dhe pastaj kemi ushtruar dhe kemi pasur gara në Turqi. Gjithmonë ka vend për përmirësime, por si për herë të parë kjo garë më ka dhënë motiv dhe dëshmon se forma është e mirë. Më duhet të vazhdoj me punë të madhe edhe në të ardhmen. Shpresoj në mbështetje sa më të madhe për t’i realizuar synimet. E synimi më i madh për mua mbetet kualifikimi në Lojërat Olimpike Dimërore”, është shprehur Kryeziu.

Kosova ishte pjesëmarrëse me Albin Tahirin në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”. Por nuk arriti ndonjë sukses.

Sigurimi i normës për Lojërat Olimpike Dimërore nuk është njëjtë sfidues si për Lojërat Olimpike Verore. Duhet të arrihen standarde, por që janë larg me ato të kërkuara për Lojërat Olimpike Verore.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara