Lajmet

Kryetari i Obiliqit vaksinohet kundër COVID-19

Published

on

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi u vaksinua sot kundër COVID-19. Lajmin e konfirmoi Gashi në një shkrim në Facebook, përmes të cilit u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Në Qendrën e Vaksinimit në Obiliq, sot edhe unë u vaksionova kundër Covid-19, me vaksinën AstraZeneca, nga stafi i shkëlqyshëm mjekësor i QKMF-së të cilët edhe janë shembull në menaxhimin dhe imunizimin e qytetarëve.Ftojë gjitha kategoritë të cilat janë në listën për vaksinim që të aplikojnë dhe të vaksinohen ndaj këtij virusi. Ne jemi drejtë fundit të kësaj beteje dhe do dalim fitues!”, shkroi Gashi në Facebook./UBTNews

Bota

BE pezullon privilegjet e vizave për zyrtarët gjeorgjianë

Published

on

Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë privilegjet e vizave për zyrtarët gjeorgjianë, një masë që vjen si pasojë e shtypjes së dhunshme të protestave pro-evropiane në Gjeorgji. Diplomatët e BE-së kanë mbështetur propozimin e Komisionit Evropian për të vendosur kufizime të reja për diplomatët dhe zyrtarët e lartë gjeorgjianë, duke i ndaluar ata dhe anëtarët e familjeve të tyre të udhëtojnë pa viza për qëndrime afatshkurtra në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ata nuk do të kenë më mundësi për procedura të thjeshta dhe më të lira për viza afatgjata.

Sipas këtyre masave, qytetarët gjeorgjianë me pasaporta të zakonshme do të mund të udhëtojnë ende pa viza për qëndrime afatshkurtra. Kjo masë është vendosur pas një situate të tensionuar, ku protestat për anëtarësimin e Gjeorgjisë në BE u shtypën dhunshëm nga qeveria. Pritet që Ministrat e Jashtëm të BE-së të miratojnë këtë vendim në mbledhjen e ardhshme të planifikuar për të hënën.

Ky vendim erdhi pas fitores të Partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, e cila është miqësore me Kremlinin, në zgjedhjet parlamentare të tetorit dhe deklaratës së qeverisë për të pezulluar përpjekjet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Nis bojkotimi i dyqaneve në Kroaci, shkaku i çmimeve të larta

Published

on

Në Kroaci, sot është paralajmëruar një bojkot i gjerë i dyqaneve, zinxhirëve tregtarë dhe stacioneve të karburantit për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve. Ky bojkot është nisur nga grupi në Facebook “Halo, inspektore”, i cili mbështetet nga Qendra Evropiane e Ekselencës për Mbrojtjen e Konsumatorëve (ECIP).

Iniciativa është përkrahur nga shumë organizata dhe grupe shoqërore, përfshirë shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve, sindikatat, partitë politike dhe madje edhe Ministri i Ekonomisë i vendit. Aktiviteti u mbështet fuqishëm përmes rrjeteve sociale, ku janë shpërndarë mesazhe që njoftojnë për bojkotin e sotëm.

Në mesazhe thuhet: “Më 24 janar në Kroaci është bojkot kundër çmimeve të larta të ushqimit. Ftohen njerëzit që atë ditë të mos blejnë asgjë, absolutisht asgjë. Sigurohuni për atë ditë sikur të ishte e diele”.

Rritja e çmimeve është bërë një shqetësim i madh për qytetarët, pasi çmimet e konsumit në Kroaci, sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (HICP), u rritën me 4.5% në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023. Ky është niveli më i lartë i rritjes që nga maji i vitit 2024.

Kroacia ka një inflacion të lartë, duke u renditur ndër tre vendet e Bashkimit Evropian me normën më të lartë të inflacionit, pas Rumanisë (5.5%) dhe Hungarisë (4.8%). Për krahasim, norma vjetore e inflacionit në Bashkimin Evropian ishte 2.7% në muajin dhjetor të vitit 2024, ndërsa në Eurozonë ishte 2.4%, sipas të dhënave të fundit të Eurostatit./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Princi i kurorës saudite i premton Trumpit 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Published

on

Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ka premtuar se do të zgjeronë investimet saudite në SHBA me një shumë që arrin deri në 600 miliardë dollarë, duke i uruar gjithashtu Donald Trumpit për kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ky premtim u bë gjatë një telefonate që Princi Mohammed, udhëheqësi de fakto i Arabisë Saudite, zhvilloi pas ceremonisë së betimit të Trumpit si president. Arabia Saudite është vendi eksportues më i madh i naftës në botë, dhe ky angazhim për investime të mëdha pasqyron marrëdhëniet e ngushta që Trump krijoi gjatë mandatit të tij të parë me Riadin.

Sipas raporteve të Agjencisë Saudite të Shtypit, Princi i kurorës ka theksuar angazhimin e Mbretërisë për të zgjeruar investimet dhe tregtinë me SHBA-në gjatë katër viteve të ardhshme, me një shumë që mund të arrijë deri në 600 miliardë dollarë, dhe mundësisht më shumë.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, u njoftua se kjo ishte telefonata e parë e Donald Trumpit me një udhëheqës të huaj që pas rikthimit të tij në detyrë. Gjatë bisedës, të dy liderët diskutuan përpjekjet për të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme, forcimin e sigurisë rajonale dhe luftën kundër terrorizmit.

Po ashtu, ata diskutuan edhe ambiciet ekonomike ndërkombëtare të Arabisë Saudite dhe mundësitë për të rritur prosperitetin e përbashkët të dy vendeve, duke fokusuar veçanërisht mundësitë e tregtisë dhe investimeve në periudhën e katër viteve të ardhshme./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Diplomon gjenerata e 61-të e policisë, Osmani e quan mburojë të paqes

Published

on

By

Gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës diplomoi sot me 462 polici të rinjtë, 79 prej të cilëve nga komuniteti serb.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Policia e Kosovës është një nga shtyllat kryesore të shtetit duke garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë.

Në ceremoninë e diplomimit, Osmani u shpreh se “krenaria sot është jashtëzakonshme sepse atdheut tonë po i bashkohen edhe 462 gardianë që do t’i dalin zot atdheut tonë”.

Ajo tha se Policia e Kosovës është mburoja e paqes dhe lirisë.

“Janë 56 vajza e gra në këtë grup, por na duhen dhe më shumë. Policia jonë është me ne në çdo ditë, në çdo festë, edhe kur ne pushojmë. Sakrifica dhe përkushtimi i tyre është i pashoq… ata çdo ditë mbrojnë sovranitetin dhe territorin e Republikës së Kosovës. I përkulemi heroizmit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut, i përkulemi edhe heroizmit të Enver Zymberit dhe aty që ranë në detyrë në mbrojtje të atdheut”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se struktura gjinore dhe etnike e kësaj gjenerate të Policisë së Kosovës e tregon strukturën e shoqërisë tonë dhe politikat e shtetit tonë.

Ai potencoi se 462 pjesëtarë të rinj i janë bashkuar Policisë së Kosovës, prej tyre 406 djem e burra dhe 56 vajza e gra. Ai shtoi se 343 prej të diplomuarve janë shqiptar, 79 serb, 23 boshnjak, 6 turk, 3 ashkali dhe 2 rom.

“Që nga fillimi i detyrës sime si kryeministër jam munduar të marrë pjesë në të gjitha ceremonitë e policëve. Dhe zotimi ynë në këtë mandat për 2000 policë të rinj, janë diplomuar gjithsej 2 mijë e 76 policë të rinj. I ftoj të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës që janë të gatshme t’i bashkohen policisë të aplikojnë dhe të jenë pjesë e saj”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se diplomimi i kësaj gjenerate është hap i rëndësishëm për Policinë e Kosovës dhe republikën e vendit.

Sipas tij, falë punës së pandalshme dhe profesionalizimit të Policisë e Kosovës, ajo renditet e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të rendit dhe ligjit sipas projektit botëror për drejtësi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha u shpreh se ky institucion është një organizatë multietnike që reflekton përbërjen etnike të shoqërisë kosovare.

Hoxha potencoi se sipas hulumtimeve viteve të fundit del se Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm i Republikës së Kosovës, duke shtuar se kjo shton edhe me shumë përgjegjësinë e tyre.

Continue Reading

Të kërkuara