Lajmet

Haxhiu e Vitia përplasen për vaksina

Published

on

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme ka ngritur çështjen e skadimit të afatit të vaksinave të ardhura si donacion nga Norvegjia. Ai ka kërkuar sqarime nga ministri i Shëndetësisë se përse e kishte pranuar këtë donacion, kur ishte në dijeni se afati i këtyre vaksinave ishte deri në qershor dhe korrik.

Për të ruajtur shëndetin, Haxhiu i ka ftuar qytetarët të shikojnë mirë afatin para vaksinimit.

“Për të mbrojtur shëndetin e tyre, i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që para vaksinimit të shikojnë mirë datën e prodhimit të vaksinave, çdo vaksinë e prodhuar në procedurë emergjente afatin e skadimit e ka 6 muaj”, theksoi Haxhiu.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka quajtur të pandershme akuzat e deputetit Haxhiu, derisa tha se të gjitha vaksinat e ofruara deri më tani, janë të sigurta dhe për këtë ai garantoi të gjithë qytetarët.

“Çdo thirrje tjetër është absolutisht e pandershme, çdo hezitim që mundohen të bëjnë individë të caktuar është e pandershme, çdo thirrje e qytetarëve për këtë hezitim është një abuzim në detyrën të cilën e kanë dhe sinqerisht kërkoj që në këtë drejtim së paku të jemi të bashkuar për ruajtjen e shëndetit publik pa i thirrur qytetarët që t’i kenë dyshimet e veta, sepse ju garantoj, edhe MSH, edhe qeveria, por edhe ligjet të cilat janë të aplikueshme në asnjë moment nuk na lejojnë, dhe nuk do ta bëjmë që t’i rrezikojmë qytetarët me vaksina ashtu siç pretendohet, sepse të gjitha janë EMA dhe FDA. Të gjitha vaksinat janë të sigurta, qytetarë të nderuar. Asnjë efekt anësor deri tani. Vaksinohuni , sepse është për të mirën tonë të përbashkët dhe për shëndetin e secilit qytetarë. Kurse, për ju individ të caktuar nëse nuk mund apo nuk doni të na ndihmoni, së paku në këtë proces kaq delikat mos u mundoni të na bëni dëme, sepse këto dëme nuk ia bëni as MSH-së, qeverisë, jeni duke i dëmtuar qytetarët e Republikës”, theksoi Vitia.

Ndërsa, Bekim Haxhiu replikoi duke insistuar në skadimin e afatit të vaksinave të pranuara si donacion nga Norvegjia.

“Ministër Vitia, dua ta rikujtoj që këtu je në Parlamentin e Kosovës, këtu ka deputetë, përfaqësues të popullit, i vetmi individ këtu mundeni me qenë ju, që udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe atë duke dështuar në procesin e vaksinimit. Kosova është vendi i fundit në rajon dhe në Evropë me procesin e vaksinimit. Deri më tani keni vaksinuar vetëm 52 mijë qytetarë me të dy dozat. Dhe vaksinimi nuk konsiderohet i përfunduar dhe i mbrojtur qytetari nga pandemia COVID-19 nëse nuk ka marrë të dy dozat. Shqetësimet tona janë, sepse ju nuk keni lexuar Ligjin për pajisjet e produkteve medicinale kur keni pranuar donacionet nga Norvegjia. Ju keni rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe rrezikoni që këto vaksina të asgjësohen në Kosovë dhe nuk do të mund të përdoren. Kjo është përgjegjësi e juaja. Bekim Haxhiu nuk e ka ngritur këtë shqetësim bazuar në intuitën e tij”, theksoi Haxhiu.

Duke iu përgjigjur deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj për mungesë të insulinës, ministri Vitia shpreson se javën e ardhshme do të shpërndahen insulinat nëpër të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. 

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara