Vendi

Kryetari i Bordit të ARKEP-it: Asnjë operator ilegal s’ofron shërbime në vend

Published

on

Komisioni për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Naim Rahimi, kryetar i Bordit të ARKEP-it tha se Kodi +383 i takon territorit të Kosovës.

Ai tha se nga informatat që kanë deri tash nuk e kanë të identifikuar asnjë operator ilegal që ofron shërbime në vend.

“Kodi 383 ka qenë i arritur në marrëveshjen e 2016, por i takon territorit të Kosovës pavarësisht që nuk shënon aty Republika. Në bazë të informatave nuk kemi të identifikuar në operator ilegal që ofron shërbime në Kosovë”.

Deputeti i VV-së Armend Muja ka pyetur se Kodi prej +383 në pronësi të kujt është.

“A mundeni me na sqaruar se në pronësi të kujt është kodi +383, ku është titullar”.

Rrezarta Duraku-Rizaj nga ARKEP-i tha se duhet të trajtohet me seriozitet Ligji për Sigurinë Kibernetike, sepse vetëm atëherë mund t’i kenë të qarta kompetencat qw i’u takojnë.

“Ne nuk kemi pasur Ligj për Sigurinë Kibernetike, ne ku i marrim informatat e i njoftojmë operatorët e rrjetit dhe po presim që kur të miratohet Ligji mi pas më të qarta kompetencat tona dhe është që të trajtohet me seriozitet”.

“Plani i numeracionit e kemi ndërruar disa herë dhe herën e parafundit e kemi bërë me një ekspert prej Belgjikës. Padi të reja ne nuk kemi pranuar dhe nëse është ngritur ndonjë deri me tani nuk ka ardhur shumica e lëndëve kanë kaluar në shkallën e dytë dhe të cilat i ka fituar ARKEP”.

Ndërsa deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka pyetur anëtarët e Bordit të ARKEP-it se a kanë pranuar ndonjë padi.

“Sa i përket ilegalitetit a njohin ndonjë njeri që shpërndajnë valë të pa autorizuar”.

Continue Reading

Lajmet

Vizita e Von der Leyen në Ballkan: Sot viziton Bosnjën dhe Hercegovinën, nesër Republikën e Kosovës

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si pjesë e një vizite në Ballkanin Perëndimor do të vizitojë sot Bosnjën dhe Hercegovinën, kurse nesër më 15 tetor Republikën e Kosovës.

Vizita në Kosovë është planifikuar për të nënvizuar mbështetjen e BE-së për rrugën e rajonit drejt anëtarësimit në BE dhe anëtarësimit gradual në tregun e vetëm.

Po ashtu, vizita vije edhe si shkas për të diskutuar Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Presidentja von der Leyen do të vizitojë Qendrën Memoriale të Srebrenicës e më pas ajo do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë.

Ndërkaq, ajo do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, më 15 tetor ku sipas agjendës së publikuar Von der Leyen do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon numërimi për asamble komunale, LDK prin në Prishtinë

Published

on

Në Kosovë po vazhdon procesi i numërimit të votave për asamble komunale, ku më saktë në Prishtinë aktualisht janë numëruar 254  nga 268 kuti të votimit.

Nga ky numërim, është bërë e ditur se me vota po prin Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa e dyta me radhë është Partia Demokratike e Kosovës, kurse e treta Lëvizja Vetëvendosje.

Numërimet po vazhdojnë edhe më tutje edhe për 14 kuti të mbetura./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

BE-ja thirrje për certifikim të shpejtë të rezultateve dhe zhvillim po aq paqësor edhe për komunat në balotazh

Published

on

Bashkimi Evropian ka njoftuar se mirëpret zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, por në të njejtën kohë bën thirrje për certifikim dhe zbatim të shpejtë të rezultateve.

Një zëdhënës i BE-së ka nënvizuar se institucionet me seli në Bruksel, mirëpresin pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në votime, si dhe një mbulim mediatik të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës që, siç thuhet, kontribuon në një proces zgjedhor transparent.

“Për ato komuna ku kryetarët e komunave u zgjodhën në raundin e parë, ne bëjmë thirrje për certifikim dhe zbatim të shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve përmes një tranzicioni të rregullt të qeverisjes lokale. Për komunat e tjera, ku do të mbahen zgjedhjet e balotazhit për kryetar bashkie, ne bëjmë thirrje për një zhvillim po aq paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës më 9 nëntor”, ka porositur zëdhënësi i Bashkimit Evropian./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Organizata e Veteranëve mban sot konferencë për media

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur sot konferencë për media.

Në njoftimin e kësaj organizate bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në zyret e OVL UÇK-së.

Ndërkaq, e njëjta pritet të fillojë në ora 14:00./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara