Lajmet

Kryesia vendos për seancën e radhës

Në rend dite është interpelanca e kryeministrit Kurti.

Published

on

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës merr vendim për mbajtjen e seancës së radhës. Në rend dite është interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Rendi i ditës:

I. Seanca plenare e shtyrë më 12 dhjetor 2022 dhe 8 mars 2023:

1.    Interpelanca e kryeministrit të republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.    Pyetjet parlamentare,
3.    Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
4.    Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”.
5.    Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Lajmet

Miratohet Udhëzimi Administrativ për vitin e ri shkollor, nis më 1 shtator

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26.

Sipas këtij udhëzimi, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit në vend, nga kopshtet parashkollore, klasat parafillore, shkollat fillore e të mesme të ulëta e të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim, do ta nisin vitin shkollor më 1 shtator 2025 dhe do ta përmbyllin më 19 qershor 2026.

Dokumenti përcakton gjithashtu pushimet vjeshtore, dimërore e pranverore, si dhe ditët e festave zyrtare, duke krijuar një kalendar të qartë dhe të strukturuar për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë nivelet e ndryshme të arsimit: nga institucionet parashkollore, shkollat fillore, klasat parafillore, shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Po ashtu, përcakton pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare, duke siguruar kështu një kalendar të qartë dhe të strukturuar për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit” shkroi Nagavci.

Continue Reading

Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon konferencën e përbashkët për shtyp Trump-Putin

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit në Alaska, i planifikuar për nesër, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Konfirmimi vjen pasi Kremlini njoftoi më parë të njëjtin plan, raporton CNN.

Kur u pyet për konferencën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt u përgjigj shkurt se ishte plani.

Nesër në mëngjes, herët në mëngjes, Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe do të shkojë në bazën tonë të përbashkët ushtarake në Anchorage, Alaska, ku do të marrë pjesë në një takim kokë më kokë me presidentin Putin, i ndjekur nga një drekë dypalëshe me delegacionet përkatëse nga të dy vendet, dhe më pas një konferencë për shtyp,” tha Leavitt për Fox News.

Leavitt konfirmoi gjithashtu se gazetarët do të kenë mundësinë t’u bëjnë pyetje të dy presidentëve. Ajo shtoi se takimi do të jetë një mundësi për Trump “të ulet dhe ta shikojë presidentin rus në sy dhe të shohë se çfarë përparimi mund të bëhet për të çuar gjërat përpara dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte brutale dhe për të sjellë paqe”.

Continue Reading

Lajmet

Leoni, mbrojtësi i ri i Parmës, tashmë do të jetë një lojtar i Liverpuli

Published

on

Hezitimi i Interit dhe Milanit për të shpenzuar shifra të caktuara, ka bërë që të dy skuadrat milaneze të shohin se si dështon një objektiv i merkatos që e ndiqnin prej muajsh. Xhovani Leoni, mbrojtësi i ri i Parmës, tashmë do të jetë një lojtar i Liverpulit.

Futbollisti po ndiqej me shumë interes pas debutimit të tij në sezonin e kaluar te Parma dhe vlerësohet si një nga talentet më të mëdhenj të shkollës së mbrojtësve italianë.

Ndërsa Interi dhe Milani po negocionin që të ulnin çmimin që kishte vendosur Parma, Liverpuli nuk ka hezituar që të paguajë për të siguruar mbrojtësin.

Mediat italiane bëjnë të ditur se është gjetur akordi për transferimin e lojtarit për 35 milionë euro, ku 5 janë si bonuse e klauzola.

Futbollisti pritet që të udhëtojë drejt Anglisë, për të kryer vizitat mjekësore e firmosur, pasi Liverpuli kërkon ta ketë gati menjëherë dhe jo të presë një vit duke e lënë huazim në Itali, siç ishte përfolur një ditë më parë.

Continue Reading

Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur lufte nga secila palë

Published

on

By

Ukraina dhe Rusia njoftuan një shkëmbim tjetër të të burgosurve të enjten, me 84 ushtarakë që u kthyen nga secila palë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë se ushtarakët rusë të liruar ndodhen aktualisht në Bjellorusi dhe më pas do të transportohen në Federatën Ruse për trajtim dhe rehabilitim në institucionet mjekësore, raporton Anadollu.

Në një deklaratë të veçantë, Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus në bisedimet me Ukrainën, pohoi se nga 1 mijë ushtarë ukrainas të kapur që i kishin bërë thirrje presidentit Volodymyr Zelenskyy për t’u përfshirë në listën e shkëmbimit, Ukraina pranoi vetëm dy individë – Boychuk Alexander Vyacheslavovich dhe Fedorenko Vladimir Viktorovich.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky konfirmoi shkëmbimin, duke vënë në dukje se si personeli ushtarak ashtu edhe civilët ishin pjesë e shkëmbimit.

Ai falënderoi të gjithë ata që u përfshinë në organizimin e tij, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Faleminderit ekipit tonë – të gjithëve në Shtabin e Koordinimit, Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës (GUR), Zyrën e Presidentit dhe shërbimet speciale që punojnë për të sjellë njerëzit tanë në shtëpi. Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën në këtë shkëmbim“, tha ai.

Zelenskyy deklaroi gjithashtu se do të ketë më shumë shkëmbime.

Continue Reading

Të kërkuara