Lajmet

Kryeministri Spajiç riformaton kabinetin qeveritar në Mal të Zi

Published

on

Kryeministri i ri malazez, Milojko Spajiç, ka realizuar një riformatim të rëndësishëm të kabinetit të tij, duke paraqitur një qeveri të re me ndikim të rritur pro serb dhe boshnjak. Pas fitores së partisë së tij, “Evropa tani!” në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2023, Spajiç u përpoq të formonte një koalicion të qëndrueshëm qeveritar, duke arritur në fund të tetorit të atij viti.

Në riformatimin e qeverisë së tij, Spajiç arriti të zgjerojë shumicën parlamentare nga 46 në 53 deputetë, duke siguruar miratimin e qeverisë nga një shumicë prej 53 deputetësh nga 81 në total. Megjithatë, opozita vendosi të bojkotojë procesin e votimit.

Qeveria e re përfshin edhe anëtarë të partive pro-serbe si “Demokracia e re serbe” (NSD), e cila ka lidhje të ngushta me Kremlinin, duke u caktuar poste të rëndësishme në administratën shtetërore dhe në kompanitë publike. Partitë pro-serbe dhe pro-ruse, duke përfshirë edhe “Aleancën për ardhmërinë e Malit të Zi” (ZBCG), kanë mbështetur kabinetin e ri, edhe pse nuk kanë marrë poste ministrore.

Në anën tjetër, Partia Boshnjake (BS), e cila ishte në opozitë më parë, është bërë pjesë e qeverisë me pesë poste ministrore, duke përfshirë edhe pozitën e ministrisë së Jashtme, e cila u mbajt nga Ervin Ibrahimoviç, një nga shtatë nënkryetarët e qeverisë.

Në kontekstin e identitetit etnik, çështja vazhdon të jetë një temë e ndjeshme në Mali të Zi, me një pjesë të popullsisë që e identifikon veten si pjesë e kombit serb. Kjo përplasje etnike vazhdon të reflektohet në politikën dhe administratën e vendit, duke shkaktuar debate dhe tensione periodike në shoqëri./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje në Vushtrri

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale ndaj një gruaje kosovare.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës./betimipërdrejtësi

Continue Reading

Lajmet

Ujësjellësi nis aksionin e shkyçjeve ndaj borxhlinjëve që kanë mbi 3000 euro borxh

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka nisur aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe të akumuluara mbi 3000 euro. Me moton “Pa pagesë, pa ujë!”, KRU Prishtina njofton se shkyçjet do të jenë të menjëhershme për të gjithë debitorët që nuk kanë bërë pagesat e nevojshme.

Sipas njoftimit, janë realizuar disa shkyçje në rrugën “Nikollë Ivanaj” në Prishtinë, ndërsa aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në zona të tjera të kryeqytetit dhe rajonit që mbulon kompania.

Përgjegjësia është e secilit. Të gjithë ata që nuk e përmbushin obligimin për pagesën e shërbimeve të ujit, do të përballen me ndërprerje të furnizimit. Borxhet mbi 3000 euro nuk do të tolerohen më”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Kompania u bën thirrje konsumatorëve që të kryejnë pagesat në kohë për të shmangur masa të tilla./betimipërdrejtësi

Continue Reading

Lajmet

Naim Murseli i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, dërgohet në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK

Published

on

By

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ndodhet prej shtatë ditësh në Klinikën e Psikiatrisë, ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri. Ai theksoi se Murseli do të qëndrojë aty deri në përfundimin e ekzaminimit të plotë dhe deri sa mjekët ta vlerësojnë të nevojshëm qëndrimin e tij.

Mëngjesin e së premtes, nën përcjelljen e Policisë, Murseli u dërgua në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe më pas u kthye në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Më 4 qershor, trupi gjykues miratoi kërkesën e mbrojtjes së tij për të kryer ekzaminimin psikiatrik. Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, argumentoi se Murseli ka shfaqur shenja të një gjendjeje psikiatrike të paqëndrueshme.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 qershor lëshoi urdhëresë zyrtare që Instituti të kryejë ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit.

Në seancën gjyqësore, Murseli është deklaruar i pafajshëm. Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij për motive hakmarrjeje dhe përfitim financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, me vlerë rreth 260 mijë euro.

Aktakuzës i shtohet se vrasjen e ka planifikuar bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve u ka porositur kryerjen e veprës kundrejt pagesës prej 30 mijë eurosh.

Në ditën e ngjarjes, sipas aktakuzës, Murseli ka siguruar armën me 20 fishekë nga Tom Dodaj për 280 euro. Dodaj ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me 5 vjet burg dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ndërsa fillimisht rasti u raportua si vrasje gjatë grabitjes.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një zyrtare në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Published

on

By

Në Prizren, është arrestuar një femër kosovare nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë ushtrimit të punës, me qëllim përfitimi të dobive pasurore për vete ose për persona të tjerë.

Pas intervistimit, ajo është dërguar në mbajtje me aktvendim të prokurorit kujdestar.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për këtë rast.

Continue Reading

Të kërkuara