Lajmet

Nënkryetarja e PDK-së: Haxhiu ra në grackën që e ndërtoi vet

Published

on

Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e PDK-së, ka thënë se deklarata e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se me intervistimin e saj nga Prokuroria Speciale, “puna e saj po e pengon dikë”, nuk është asgjë e re. Ahmetaj ka thënë se zyrtarë të kësaj qeverie gjithmonë ankohen se dikush tjetër u ka faj.

Nënkryetarja e PDK-së, ka thënë se Haxhiu ra në grackën që e kishte ndërtuar vetë me deklaratat e thëna për rastet e fundit të arratisjeve nga burgjet e Kosovës.

“Asgjë e re në raport me deklaratat e zyrtarëve shtetërorë të cilët në deklarimet e tyre janë në vazhdën e skandaleve të vazhdueshme të qases joserioze ndaj situatave të rëndësinë së tillë. Asgjë e befasishme, edhe një deklaratë e radhës e cila e solli atë në grackën që e kishte ndërtuar vet dhe për këtë u intervistua nga Prokuroria”, ka thënë Ahmetaj.

Prokuroria Speciale ka intervistuar për dy ditë rresht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me deklarimet e dhëna se prokuror e gjyqtarë kanë mbajtur takime për raste të caktuara si dhe për deklarimin për rastet e arratisjes nga burgjet e Kosovës. Ajo ka thënë se të arratisurit destinacion të parë e kanë Serbinë dhe se janë të ndikuar nga grupet kriminale.

Rajoni

Negociatat me BE-në: Shqipëria mbyll Kapitullin 20 në Luksemburg

Published

on

By

Sot në Luksemburg po zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku do të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, i cili mbulon fushat e “Ndërmarrjeve dhe Politikave Industriale”. Me këtë hap, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke konsoliduar më tej avancimin drejt objektivit për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 përqendrohet në zhvillimin e sipërmarrjes, mjedisin e biznesit, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare në tregun evropian.

Sipas agjendës zyrtare, kryeministri Edi Rama arrin në Qendrën Evropiane të Konventave rreth orës 16:40, ku do të zhvillojë deklaratën për mediat dhe foton zyrtare me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, si dhe me ministrin irlandez, Thomas Byrne. Konferenca e 10-të Ndërqeveritare nis punimet në orën 17:00, ndërsa pas përfundimit të saj, nga ora 17:45, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve  

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar në zonën e “Rrethit të Viktorisë” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore që po drejtonte, njësia policore i ka gjetur një sasi të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej rreth 4.61 gramë.

Sasia e narkotikëve është sekuestruar nga policia. I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

I ofendoi dhe i sulmoi policët gjatë arrestimit në Gjilan, dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Sheshin e Qytetit në Gjilan pasi ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës njofton përmes raportit 24-orësh se i dyshuari, për motive ende të panjohura, ka ofenduar pjesëtarët e policisë.

Gjatë momentit të arrestimit, ai ka bërë rezistencë, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një person në Ferizaj pasi dyshohet se ra nga lartësia në vendin e punës

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person ka humbur jetën në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, derisa po punonte në vendin e tij të punës.

Viktimat dyshohet se ka rënë në tokë nga një lartësi prej rreth 7 metrash, ku ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tij.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është hapur për hetim nën dyshimin për asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara