Aktualitet

Kryekuvendari Konjufca priti në takim delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (KPA), në përbërje të kryetarit Bruno Ceka, drejtorit Martin Vulaj, dhe anëtarëve Genc Mulliqi, Gëzim Rushiti e Vullnet Dervishi.

Anëtarët e delegacionit të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan e përgëzuan kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re. Po ashtu ata e njoftuan të parin e Kuvendit lidhur me aktivitetet e deritashme të KPA-së dhe planet për të ardhmen, si dhe u zotuan se do të vazhdojnë dhe mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, krahas angazhimit për realizimin e aspiratave kombëtare shqiptare në tërësi.

Kryekuvendari Konjufca shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën Kongresi Panshqiptar Amerikan dhe përgjithësisht mërgata jonë në ShBA. 

“Aleanca strategjike me ShBA-të është fat i madh për Kosovën dhe kombin shqiptar. Marrëdhëniet speciale të shtetit tonë me Amerikën i forcon dhe iu jep kuptim edhe më domethënës komuniteti shqiptaro-amerikan. Aktivitetet dhe avokimi juaj janë të domosdoshme dhe të një rëndësie të veçantë për Kosovën, prandaj ato duhet t’i harmonizojmë rreth një platforme sa më unike”, theksoi ndër të tjera, kryekuvendari Konjufca. 

Bota

Kroatët në luftë me ‘çmimet e larta’, bëjnë thirrje për bojkot të marketeve

Published

on

Në Kroaci, qytetarët po përdorin fuqinë e rrjeteve sociale për të kërkuar uljen e çmimeve të ushqimeve, duke organizuar një bojkot të gjerë të dyqaneve. Më 24 janar, ata kanë ftuar qytetarët të mos blejnë asgjë dhe të trajtojnë atë ditë si një ditë pushimi, në një përpjekje për të ushtuar presion mbi shitësit dhe bizneset.

Bojkoti është shpërndarë gjerësisht përmes platformave si WhatsApp, Reddit dhe Facebook, ku qytetarët shpresojnë të ndikojnë në çmimet e larta të ushqimeve që kanë ngjallur shqetësim në vend. “Në Kroaci ka bojkot kundër çmimeve të larta të ushqimeve. Njerëzve u kërkohet të mos blejnë asgjë atë ditë, absolutisht asgjë”, thuhet në mesazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Shumë nga ata që e mbështesin bojkotin, po ashtu sjellin shembuj nga vende të tjera, si Mbretëria e Bashkuar, ku bojkotet kanë çuar në uljen e çmimeve të karburanteve, dhe Itali, ku qytetarët ndërprenë pirjen e kafesë në kafene për shkak të çmimeve të larta pas hyrjes së euros.

Ky bojkot ka shkaktuar debate, me disa që besojnë se një ditë bojkot nuk është mjaftueshëm për të bërë ndryshim dhe sugjerojnë që protesta të zgjasë për një javë. Ftesa për bojkot ka pasuar një periudhë të rritjes së çmimeve, që ka ndikuar fort te buxheti i qytetarëve të zakonshëm./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj

Published

on

Nikitas Kaklamanis u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Greqisë me 247 vota, pas një mbështetje të gjerë nga shumica e deputetëve në Parlament. Kandidatura e tij u mbështet nga partitë ND, PASOK, SYRIZA, Hellenic Solution, spartanët dhe shumica e deputetëve të pavarur. Nga ana tjetër, KKE, Niki, E Majta e Re dhe Pleussi Eleftherias ishin të pranishëm, por nuk votuan për Kaklamanis. Në votim munguan disa deputetë, përfshirë Dimitris Natsios, Rallia Christidou dhe Nikos Vrettos.

Kaklamanis, i cili u propozua për këtë post nga kryetari i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, pas dorëheqjes së Kostas Tasoulas, shprehu falënderimet e tij pas shpalljes së rezultatit. Ai e cilësoi zgjedhjen e tij si një moment të rëndësishëm në karrierën e tij politike, duke e quajtur një “gëzim, nder dhe përgjegjësi të madhe”./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Published

on

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur ishullin e Lesvos në Greqi, duke shkaktuar panik tek banorët. Epiqendra e tërmetit ishte 8 km nga Mithymna, dhe lëkundjet janë ndjerë në të gjithë ishullin, ku shumë banorë janë frikësuar dhe janë dalë në rrugë për siguri. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 14.6 km dhe është ndjerë gjithashtu në ishujt fqinjë, përfshirë Kion.

Sipas dëshmive të banorëve, lëkundjet kanë pasur një kohëzgjatje të gjatë, duke shkaktuar frikë dhe duke sjellë rënie të objekteve dhe pajisjeve në shtëpitë e tyre. Deri tani nuk ka raporte për të lënduar apo dëme materiale, por autoritetet lokale janë në gatishmëri për të monitoruar situatën, veçanërisht në fshatrat e ishullit.

Profesori Efthimios Lekkas, ekspert i gjeologjisë, ka theksuar se është ende herët për të dhënë një konkluzion për shkakun e lëkundjeve të fuqishme./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Shpërthim në një minierë në Poloni, plagosen 16 punëtorë

Published

on

Një shpërthim ka ndodhur në një minierë në Poloni, duke plagosur 16 punëtorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rajonin Katowice të Polonisë jugore. Të plagosurit kanë pësuar kryesisht djegie dhe lëndime në krahë dhe këmbë. Situata është ndjekur nga autoritetet lokale, të cilat po merren me hetimin e shkakut të shpërthimit./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara