Aktualitet

Kroaci: Lakuriqët e natës “vërshojnë” Ministrinë e Bujqësisë

Published

on

Ekipi në terren i Strehës për Kafshët e Trajtuara të Qytetit të Zagrebit ndërhyri dje në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe u kujdes për koloninë e lakuriqëve të natës që punonjësit e Ministrisë vunë re pas kondicionerit në dhomën e takimeve.

“Punonjësit e Ministrisë vunë re lakuriqët e natës pas kondicionerit në dhomën e takimeve dhe informuan Agjencinë Kroate të Mjedisit dhe Natyrës. HAOP bëri thirrje për ndihmë nga kapësit e Strehës në Dumovec,” njofton Streha për kafshët e neglizhuara të Qytetit të Zagrebit.

33 lakuriqët e natës u kapën shpejt në një kuti, dhe ata u liruan në natyrë.

Lakuriqët, gjitarët e vetëm fluturues, mbrohen me ligj në Kroaci, transmetojnë mediat kroate.

Aktualitet

I dyshuari për vrasjen e policit Muhamed Lika, ende në arrati

Published

on

Polici, Muhamed Lika, mbeti i vrarë mbrëmjen e 1 prillit në hyrje të banesës së tij në Kaçanik. I dyshuari për vrasjen e tij gjendet ende në arrati.

Këtë për Klankosova e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli po ashtu shtoi se ende nuk dihen motivet e kësaj vepre të rëndë.Rreshteri Muhamet Lika u qëllua për vdekje mbrëmjen e së martës në Kaçanik.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në afërsi të banesës së tij. Rastin mbrëmë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që pohojnë se incidenti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”.

Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha për Gazetën Express se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia.

Rrethanat e vdekjes janë akoma të paqarta.

“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

2 prilli, Dita Botërore e Autizmit

Published

on

Më 2 prill shënohet Dita Botërore e Autizmit.

Në kuadër të kësaj dite, në “Europe House”, do të organizohet panel diskutimi të dedikuar për ngritjen e vetëdijes dhe eksplorimin e zgjidhjeve për një përfshirje dhe mbështetje më të mirë për personat me autizëm në Kosovë.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Continue Reading

Aktualitet

Vritet një polic në Kaçanik

Published

on

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë, rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se viktima u gjet në gjendje të rëndë pranë hyrjes së ndërtesës së tij.

“Kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar Veseli.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët do të hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, ekipet hetimore dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Shkaqet e plota të ngjarjes mbeten ende të panjohura./Telegrafi/

Continue Reading

Rajoni

Rama: Më 11 maj t’i japim mesazh Brukselit se e “duam anëtarësimin tani”

Published

on

By

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në bashkëbisedimin në rubrikën “Sy m’Sy” me qytetarët në rrjetet sociale u ndal tek anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ku theksoi se vendi ka një kalendar të dakordësuar me Komisionin Evropian për tre vite 2024-2027, duke e quajtur këtë një rekord historik.

Rama ndër të tjera shtoi se kalendari i 2027-së është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje që e gjithë puna e bërë deri tani për negociatat të shkojë dëm.

“Ka disa që teorizojnë që kjo është kot sepse në të gjitha rastet BE nuk do të marrë brenda as Shqipërinë dhe askënd tjetër, ose që do ta marrë Shqipërinë pavarësisht se kush fiton. Po të shikosh me kujdes ankohen shumë, por janë përfituesit më të mëdhenj të rritjes ekonomike, të gjitha mundësive të shtuara këto vite. Përgjithësisht them se s’mund të bëj asnjë insinuatë pa pasur fakte, por bazuar në fakte pjesa më e madhe teorizojnë, ndërkohë që nuk deklarojnë atë që marrin plotësisht, pra një pjesë të pagës.

Qajnë hallin pensionistëve. Qajnë hallin edhe se u kopjua programi. Është gjëja më qesharake, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, apo kod kasaforte të ndonjë sekreti. U kopjua kodi i Da Vinçit. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk japin kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore.  Megjithëse ju qajnë hallin pensionistëve nuk kontribuojnë ndërkohë që e vërtetë është shumë më ndryshe, që nga fakti që vonesa apo kohëzgjatja e negociatave nuk është diçka që lidhet me mua dhe qeverinë tonë thjeshtë. Përcaktojnë edhe këtë si një mëkat të Rilindjes, por është një fakt që shikohet fare kollaj.

Kemi një kalendar të dakordësuar me Komisionin Europian për tre vjet 2024-2027, për të mbyllur negociatat. Do të jetë një rekord absolut historik dhe kjo jo pse jemi ndryshe nga të tjerët, por sepse BE është e interesuar të na marrë ne brenda në këtë moment. Kalendari i 2027 është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje dhe mjafton që në anën tjetër të gjenden individë që nuk kanë probleme me ligjin dhe si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë”, tha Rama.

Rama tha se më 11 maj, Partisë Socialiste i duhet një mandat me shumicë domethënëse për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se në këto zgjedhje, Partia Socialiste po përpiqet të japë dy mesazhe kryesore.

“Arsyeja që unë them që duhet një shumicë domethënëse nuk është rastësi, nuk është thjeshtë për këtu se për kë do votojmë ne, por është edhe për atë në Bruksel kryefjala e imazhi i fushatës sonë. Ndërthurja e ngjyrave dhe e flamujve si kartëvizitë e fushatës sonë, sepse ne po bëjmë një rrugë dhe dy punë. Po japim mesazh të qartë shqiptarëve dhe po përpiqemi t’i japim një mesazh të qartë Brukselit duke shpresuar që shqiptarët do ta mbështesin këtë mesazh. Më 11 Maj, Brukseli do marrë mesazhin shumë të qartë që një shumicë kërkojnë anëtarësimin tani dhe këtë mesazh shqiptarët mund ta japin. Nuk bëhet kollaj dot. Ne, populli shqiptar, duam të hyjmë në BE tani”, tha ai./tvklan.al

Continue Reading

Të kërkuara