Aktualitet

Ndryshim moti, reshje shiu e bubullima

Published

on

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë ditëve të fundit të kësaj jave. Sipas tyre, në ditët e ardhshme do të jetë më nxehtë, me mundësi për riga lokale shiu. Ndërkohë, në fundjavë do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje lokale shiu.

Ditën e shtunë do të ketë edhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima, derisa temperaturat pësojnë rënie.  Të dielen e të hënën mbeten kushte për riga lokale shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare, e ditën e enjte vlerat e çastit mund të rriten edhe në të dobëta, ndërsa nga dita e shtunë pritet përmirësim ku indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.

16.09 – Mot i nxehtë me vransira dhe intervale me diell.  Kohëpaskohe priten edhe riga lokale shiu.

17.09 – Vransira dhe intervale me diell.  Pasdite edhe me erë, me mundësi dhe për riga lokale shiu.

18.09 – Kryesisht me vransira, e që nga orët e paradites priten mundësi për reshje lokale shiu, ku pasdites shoqërohen edhe me bubullima.

19.09 – Intervale me diell dhe vransira.  Pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

20.09 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje lokale shiu orëve të pasdites.

Temperaturat e ajrit shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga fundjava me tendencë të rënies.  Minimalet luhaten nga 13C deri 17C, e ato maksimale rriten edhe mbi 30C ditën e enjte, e zbresin në 24C e 22C, të shtunën e të hënën.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s, të premten me hove nga jugperëndimi deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike zbret edhe nën vlera normale, e të hënën me tendencë të rritjes.

Botë

Britania e Madhe dënon deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq për Kosovën

Published

on

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, të cilat kanë nxitur reagime të shumta pas komenteve të saj lidhur me Kosovën.

Përmes një deklarate të publikuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë theksoi se referencat për spastrimin etnik të Kosovës janë plotësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.

“Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë tërësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet britanike vlerësuan se deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione në rajon, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë për një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike.

“Në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione. Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë këtë gjuhë qartë dhe pa asnjë mëdyshje”, thuhet më tej.

Në deklaratë, Mbretëria e Bashkuar mirëpriti edhe faktin që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë komentet e ministres Paunoviq./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ministrja serbe kërkon falje pas deklaratës për “spastrimin etnik të Kosovës”

Published

on

Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, ka kërkuar falje pas reagimeve të shumta ndaj deklaratës së saj për “spastrimin etnik të Kosovës”, duke pretenduar se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit.

Në një paraqitje në televizionin serb Informer, Paunoviq tha se nga një emision i gjatë janë shkëputur vetëm disa sekonda dhe se kjo është përdorur si çështje politike.

“Kjo është historia ime, jo një deklaratë. Është e pakëndshme të shpjegosh se kjo nuk është politika e presidentit apo e qeverisë”, deklaroi ajo, ndërsa kërkoi falje ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Gjuro Macut.

Paunoviq tha se është krenare për mbështetjen që mori nga Partia Socialiste e Serbisë (SPS), por u shpreh e zhgënjyer me disa reagime nga brenda partisë.

Më herët, gjatë një paraqitjeje televizive, ajo kishte deklaruar se, po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë, do të kryente pastrim etnik.

Pas kësaj deklarate, autoritetet e Kosovës e shpallën Paunoviqin person “non grata”. Ajo e ka cilësuar këtë vendim si paradoksal, duke pretenduar se bëhet fjalë për një “ndalim të përhershëm”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes punëtori i KEK-ut, nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti në vendin e punës

Published

on

Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Milazim Binaku, 58-vjeçar, ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra në një lëndim në vendin e punës.

Sipas njoftimit të KEK-ut, Binaku kishte pësuar lëndime më 8 korrik në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj, ku ishte i angazhuar si “Axhustator” në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.

“Pas trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, fatkeqësisht nuk arriti t’u përballojë lëndimeve të marra”, ka njoftuar KEK-u.

Binaku ishte punonjës i KEK-ut për më shumë se 36 vjet, ndërsa kolegët e tij e kanë kujtuar për përkushtimin, përgjegjësinë dhe korrektësinë gjatë punës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 16 korrik 2026, në varrezat e fshatit Lum i Madh në Komunën e Vushtrrisë./A.K/

Continue Reading

Live

Irani kërcënon SHBA-në: Ngushtica e Hormuzit është vijë e kuqe

Published

on

By

Irani ka paralajmëruar të enjten se Ngushtica e Hormuzit është një “vijë e kuqe” e paprekshme mbi të cilën mban kontroll të plotë, duke kërcënuar se do të godasë të gjithë infrastrukturën në rajonin e Gjirit nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbaton kërcënimet për të sulmuar objektet iraniane.

Ky paralajmërim vjen pas natës së pestë radhazi të sulmeve të kryera nga SHBA-ja, e cila ka rivendosur edhe bllokadën detare ndaj porteve të Iranit me qëllim rihapjen e detyrueshme të ngushticës strategjike.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës para luftës transportohej rreth një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit, u mbyll nga Irani të shtunën e kaluar pas prishjes së armëpushimit.

Pas sulmeve të fundit të së mërkurës mbrëma, negociatori kryesor i Teheranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Irani tashmë ndodhet në një luftë thelbësore dhe ekzistenciale me Amerikën. Këtë qëndrim e përforcoi të enjten edhe zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Gjenerali i Brigadës Mohammad Akraminia, duke bërë të qartë se vendi nuk do të tolerojë asnjë ndërhyrje në rrugën ujore që e konsideron pikë kyçe të sovranitetit të tij. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara