Aktualitet

Kriza mes Izraelit dhe Palestinës

Published

on

Ndërkombëtarët thirrje për uljen e tensioneve teksa dhuna është përshkallëzuar. Shtetet nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për qetësi, pas sulmeve pa pushim dhe të ndërsjellta mes Izraelit dhe Palestinës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nxitur Izraelin dhe Palestinën të ulin tensionet sa më shpejt që është e mundur. Dhuna u përshkallëzua të hënën në mbrëmje pasi Palestina lëshoi raketa drejt Jeruzalemit. Si kundërpërgjigje, ushtria e Izraelit zhvilloi sulme ajrore kundër palestinezëve në Rripin e Gazas. Zyrtarët palestinez të shëndetësisë në Gaza thanë se 22 persona, përfshirë fëmijë kanë ndërruar jetë. Ndërkohë ushtria izraelite thotë se 15 anëtarë të grupit Hamas që drejtojnë Gazën janë vrarë. TCH https://www.bbc.com/news/av-embeds/57066275/vpid/p09h6vzy Ndërkombëtarët thirrje për uljen e tensioneve teksa dhuna është përshkallëzuar.

Lajmet

Kosova shënon sukses historik në arsim: AKA njihet zyrtarisht nga CHEA në ShBA

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u njohur zyrtarisht nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CHEA).

Me këtë vendim, i cili është i vlefshëm deri në fund të vitit 2033, Kosova bëhet shteti i parë dhe aktualisht i vetmi në Evropë që mban këtë status të lartë nga SHBA-të. Ky arritje vjen pas anëtarësimit të agjencisë në Regjistrin Evropian EQAR, duke e pozicionuar Kosovën si lider në rajon për nga standardet e cilësisë.

Sipas Kryeministrit, ky rezultat është fryt i reformave dhe profesionalizmit, duke rritur kredibilitetin e diplomave tona dhe duke krijuar mundësi të reja ndërkombëtare për studentët dhe stafin akademik të Kosovës.

Continue Reading

Sport

Champions League: Arsenal dhe Atletico Madrid në “luftë” për biletën e finales

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, vëmendja e gjithë botës së futbollit do të jetë në Londër, ku Arsenali dhe Atletico Madridi do të zhvillojnë lojen e dytë të gjysmëfinales së Champions League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Madrid, gjithçka mbetet e hapur për sa i përket skuadrës që do të sigurojë finalen e madhe.

Arsenali, nën drejtimin e Mikel Artetës, do të kërkojë të shfrytëzojë maksimalisht mbështetjen e tifozëve vendas për të thyer mbrojtjen e çeliktë të spanjollëve. Nga ana tjetër, skuadra e Diego Simeones njihet për eksperiencën në ndeshje të tilla vendimtare dhe vjen në Londër me synimin e qartë për të përsëritur sukseset e tyre evropiane.

Të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me formacionet më të mira, duke premtuar emocione të jashtëzakonshme deri në minutën e fundit të kësaj beteje që përcakton fatin e sezonit.

Continue Reading

Lajmet

Rubio viziton Romën dhe Vatikanin, ndërsa lufta me Iranin tensionon raportet SHBA-Evropë

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të vizitojë Romën dhe Vatikanin nga data 6 deri më 8 maj.

Zyrtarët e përshkruajnë këtë si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e tensionuara me partnerët kyç evropianë, në kohën kur lufta me Iranin po thellon përçarjet përtej Atlantikut.

Sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit, udhëtimi do të shërbejë “për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

Rubio do të takohet me udhëheqjen e Selisë së Shenjtë për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme dhe interesat e ndërsjella në Hemisferën Perëndimore.

“Takimet me homologët italianë do të përqendrohen në interesat e përbashkëta të sigurisë dhe shtrirjen strategjike”, tha zëdhënësi Tommy Pigott më 4 maj.

Një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se koha e udhëtimit tregon për rëndësinë e tij.

“Udhëtimi i sekretarit Rubio është një hap i rëndësishëm në diplomaci”, tha ai, duke shtuar se fakti që vizita zhvillohet në këtë kohë, tregon se sa shumë rëndësi u kushton administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, marrëdhënieve me Italinë dhe Selinë e Shenjtë.

Vizita zhvillohet në një kohë të tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë, si për shkak të konfliktit me Iranin, ashtu edhe për mosmarrëveshje më të gjera politike, përfshirë tregtinë dhe angazhimet ushtarake./REL/

 

Continue Reading

Kulturë

Pse po pëlqehet kaq shumë Mary Bennet, motra e “prapambetur” e Jane Austen?

Published

on

By

Seriali i ri “The Other Bennet Sister”, i bazuar në romanin e suksesshëm të Janice Hadlow, ka thyer rekordet e shikueshmërisë me 7.3 milionë ndjekës që në episodin e parë.

Mary Bennet, motra e mesme dhe shpesh e anashkaluar në “Krenari dhe Paragjykim”, është shndërruar në një ikonë për shekullin XXI.

Ndryshe nga motrat e saj, ajo refuzon martesën dhe ballot për t’u dhënë pas librave të shkencës, duke u bërë kështu figura më e dashur e momentit edhe në TikTok.

Përmes këtij adaptimi modern, Mary nuk shihet më si motra “e thjeshtë” me syze, por si një heroinë e pavarur që sfidon normat shoqërore, duke u bërë personazhi më i afërt për gjeneratat e reja që vlerësojnë autenticitetin mbi dukjen. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara