Lajmet

Kriza e energjisë, Shqipëria fillon të rihapë minierat e qymyrit

Vlera e investimit parashikohet rreth 208 milionë lekë, raporton Monitor.

Published

on

Pak kohë më parë institucionet shqiptare gjatë një raportimi në Komisionin Ekonomik të Evropës në Kombet e Bashkuara që lidhej me sektorin minerar nënvizuan se kriza e energjisë ka kthyer vëmendjen tek të gjitha burimet përfshirë qymyrin.

E duket se riaktivizimi i minierave ka nisur ku tashmë një minierë aktive e viteve ’70 në zonën e Kolonjës parashikohet që të nisë funksionimin sipas një leje të dhënë në nëntor 2022.

Kompania ka kërkuar që të pajiset me autorizimet e nevojshme pas shpalljes si fituese e garës së hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe parashikon që të shfrytëzojë një sipërfaqe prej 0.960 km2 dhe prodhim vjetor prej 100 mijë tonë në vit.

“Industria e qymyrgurit në Shqipëri ka qenë shumë e zhvilluar kohë më parë. Me ndryshimet teknologjike ajo pësoi rënie të prodhimit të saj. Sot industritë më të mëdha në botë përpunuese janë në kërkim të mineralit të qymyrgurit. Shqipëria ka potencial për zhvillimin e kësaj industrie. Projekti i hartuar ka për qëllim studimin e mundësisë së shfrytëzimit dhe përpunimit të mineralit qymyrgur të objektit “Bezhan”, Qarku Korçë nga subjekti privat “SELENICA BITUMINOUS GRAVEL” Shpk që ka paraqitur kërkesën për marrjen e lejes minerare të shfrytëzimit”, thuhet në përmbledhjen jo teknike të kompanisë.

Vlera e investimit parashikohet rreth 208 milionë lekë, raporton Monitor.

I njëjti dokument saktëson historikun e minierës duke nënvizuar se projekti për shfrytëzimin dhe përpunimin e mineralit qymyrgur do të zhvillohet në Zonë Minerare Nr. 31/22 (ish leja minerare me Nr. 1613).

“Kjo karierrë ka qenë e hapur prej shume vitesh, mbi këtë sipërfaqe janë kryer një mori punimesh gjeologjike nga Ish-Ndërmarrja Gjeologjike Korçë që prej vitit 1970 dhe me pas ky aktivitet minerar ka vazhduar deri në vitin 1992. Në këtë sipërfaqe gjenden shkurre të vogla karakteristike lokale si murrizi, driza, ferra dhe shkurre të tjera të ulta që i takojnë zonës përreth”, thuhet në dokument.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në Shqipëri, rezervat e qymyrit, sipas projekteve të mbylljes janë rreth 130 milionë ton. Ato gjenden në tri burimet kryesore: rreth 86% e rezervave ndodhen në zonën e Tiranës; rreth 10% e rezervave ndodhen në zonën Korçë-Pogradeci; rreth 4.4% e rezervave ndodhen në zonën e Memaliajt.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara