Aktualitet

Kremlini thotë se shefi i IAEA-s nuk do të takohet me Putinin gjatë vizitës së tij në Moskë

Peskov shtoi se Moska pret “një dialog thelbësor”.

Published

on

Kremlini thotë se shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi nuk do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Moskë këtë javë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Grossi do të takohej me zyrtarë të firmës shtetërore të energjisë bërthamore Rosatom dhe ministrisë së jashtme.

Peskov shtoi se Moska pret “një dialog thelbësor”.

Mbikëqyrësi bërthamor ka shprehur vazhdimisht shqetësime për sigurinë e termocentralit atomik Zaporizhzhia.

Gjatë gjithë konfliktit, uzina ka qenë nën granatime të vazhdueshme për të cilat të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën./UBTNews/

Bota

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Kosovën nesër, më 11 mars 2025, për herë të parë që nga marrja e postit të tij. Kjo vizitë është një shenjë e rëndësishme e angazhimit të NATO-s për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të vizitës, Rutte, së bashku me Zëvendës-Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska, do të vizitojë KFOR-in, misionin e udhëhequr nga NATO në Kosovë, dhe Ekipin e Këshilltarëve dhe Lidhësve të NATO-s (NALT). Ai gjithashtu do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar çështje të rëndësishme për sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.

Pjesë e programit të vizitës do të jenë edhe takime me drejtorët e misioneve të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë. Këtu përfshihen Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, Misioni i Sundimit të Ligjit të BE-së (EULEX), përfaqësuesja e posaçme e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, si dhe Kryetarja e Përkohshme e Misionit të OSBE-së, Cornelia Taylor. Rutte gjithashtu do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral Major Enrico Barduani, dhe drejtorin e NALT-it, Brigadier General Christian Nawrat.

Vizita e Ruttes vjen pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë dhe pas një periudhe të tensioneve në rajon. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka shprehur mbështetje për formimin e një qeverie stabile dhe funksionale në Kosovë, duke theksuar se NATO do të punojë me çdo qeveri që do të udhëheqë vendin. Ai ka nënvizuar rëndësinë e stabilitetit në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi, duke e konsideruar këtë një çështje kyçe për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Stabiliteti në Ballkan ka qenë një nga çështjet më të diskutueshme në arenën ndërkombëtare për dekada, veçanërisht për shkak të tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë. Aktualisht, NATO ka mbi 4 mijë trupa të stacionuara në Kosovë, për të garantuar sigurinë dhe për të mbështetur proceset e stabilizimit në rajon./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte viziton sot Sarajevën

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton sot Sarajevën, në një periudhë tensioni të lartë politik në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH), pas dënimit të Milorad Dodik, presidentit të entitetit Republika Srpska, nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës. Vizita e tij vjen në një moment kritik, pasi vendimi i gjykatës ka shkaktuar përplasje politike dhe juridike.

Programi i vizitës përfshin takime me anëtarët e Presidencës së BiH, Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo, Ministrin e Punëve të Jashtme, Elmedin Konakoviq, Ministrin e Mbrojtjes, Zukan Helez, dhe Ministrin në detyrë të Sigurisë. Rutte do të vizitojë gjithashtu selinë e NATO-s në Sarajevë, ku do të takohet me Komandantin e NHQSa-së dhe Përfaqësuesin e Lartë për BiH, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Një pjesë e vizitës do të përfshijë një takim me studentë nga Universiteti i Sarajevës, përpara se Rutte të udhëtojë për në Prishtinë. Kjo vizitë është një shenjë e mbështetjes së vazhdueshme të NATO-s për stabilitetin dhe sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, sidomos pas krizës politike që ka shpërthyer pas dënimit të Dodik. Ai përballet me akuza për mosbindje ndaj vendimeve ndërkombëtare dhe për ndërhyrje në institucionet gjyqësore të BiH, ndërkohë që RS ka miratuar ligje që pengojnë funksionimin e institucioneve shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

NATO ka riafirmuar angazhimin e saj për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe ka theksuar mbështetjen e saj për një Bosnjë dhe Hercegovinë të qëndrueshme dhe të sigurt, si dhe për një Ballkan Perëndimor paqësor./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Kryeministri i Sllovakisë kundër ndihmës për Ukrainën: S’do të ofrojmë para, as armë

Published

on

By

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka ripërsëritur qëndrimin se vendi i tij nuk do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë financiare apo ushtarake për të vazhduar luftën kundër Rusisë.

Gjatë një konference për shtyp, Fico theksoi se Këshilli Evropian nuk ka marrë asnjë angazhim konkret për ndihmë të detyrueshme financiare dhe ushtarake për Ukrainën në samitin e mbajtur të enjten. Sipas tij, çdo mbështetje për Kievin do të mbetet në baza vullnetare, dhe Sllovakia nuk do të jetë mes vendeve që do të ofrojë ndihmë.

Ai gjithashtu përshëndeti përfshirjen e shqetësimeve të Sllovakisë në deklaratën përfundimtare të samitit, veçanërisht lidhur me negociatat për rinovimin e furnizimeve me gaz natyror rus për Evropën Qendrore përmes Ukrainës. Fico tha se tani Bratislava do të ushtrojë presion maksimal ndaj Kievit për të zgjidhur këtë çështje.

Ndërkohë, 26 vende të BE-së – përfshirë Sllovakinë – kanë nënshkruar një deklaratë që përcakton vijat e kuqe për bisedimet e ardhshme të paqes, ku mbështet anëtarësimi i Ukrainës në BE dhe premtohet ndihma e ardhshme ushtarake. Hungaria ishte i vetmi vend që nuk e nënshkroi këtë deklaratë.

Continue Reading

Bota

Disidentët kolumbianë rrëmbejnë 29 anëtarë të forcave të sigurisë

Published

on

By

Në një sulm nga disidentët kolumbianë FARC në dy lokacione në provincën Kauca, u rrëmbyen 29 anëtarë të forcave të sigurisë kolumbiane, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e vendit.

Incidentet ndodhën në El Plateado, ku forcat e sigurisë kanë kryer një ndërhyrje prej muajsh kundër grupeve të armatosura , dhe La Hacienda, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, raportoi Reuters.

Jeta dhe siguria e anëtarëve të rrëmbyer të forcave të sigurisë janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e atyre që kryen këtë krim të urryer,” tha ministria.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes Pedro Sanchez tha se dy rrëmbyes, dyshohet se ishin pjesë e FARC, ishin identifikuar dhe se ata ishin të veshur me rroba civile në momentin e incidentit dhe “përdornin vendasit” për të sulmuar policinë, sipas gazetës kolumbiane Tiempo.

Thuhet se militantët e FARC po kërcënojnë vendasit me ndëshkim ose dëbim nga ajo pjesë e Kolumbisë nëse nuk bashkëpunojnë për të parandaluar praninë e ushtrisë kolumbiane në ato territore.

Continue Reading

Të kërkuara