Botë

Kremlini: Një takim Putin-Trump është i nevojshëm, kërkon përgatitje të mirë

Published

on

Një takim mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump konsiderohet i domosdoshëm nga Kremlini, por kërkon përgatitje të kujdesshme dhe tërësore, tha të enjten zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov.

Një takim i tillë është me të vërtetë i nevojshëm; të gjithë e kuptojnë këtë, dhe të dy presidentët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta mbajtur atë. Megjithatë, ai duhet të përgatitet me kujdes dhe tërësisht,” deklaroi Peskov për gazetarët.

Komentet e tij erdhën si reagim ndaj vërejtjeve të ndihmësit presidencial rus, Yury Ushakov, pas bisedës së fundit telefonike mes dy liderëve. Sipas Ushakov, pavarësisht se një takim i drejtpërdrejtë nuk u diskutua gjatë telefonatës, ideja “është në ajër”.

Putin dhe Trump zhvilluan një bisedë telefonike një ditë më parë, e katërta në vetëm një muaj e gjysmë dhe e gjashta që nga fillimi i vitit. Biseda zgjati rreth një orë dhe fokusohej në zhvillimet në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera ndërkombëtare.

Megjithëse asnjë takim nuk është zyrtarizuar ende, shkalla e komunikimit dhe gatishmëria e deklaruar nga të dyja palët lënë të hapur mundësinë për një takim të afërt mes dy presidentëve, në një kohë kur tensionet globale dhe lufta në Ukrainë mbeten prioritete ndërkombëtare.

Aktualitet

Trump: Kemi fituar ushtarakisht, Iranit i ka mbetur shumë pak

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar së fundmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë fituar ushtarakisht përballë Iranit, duke shtuar se ka dyshime nëse Teherani është i gatshëm apo i denjë për një marrëveshje të re.

Gjatë një prononcimi në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, menjëherë pas përfundimit të fjalimit të tij, Trump është deklaruar rreth tensioneve të fundit në Ngushticën e Hormuzit. “Ne sapo i goditëm ata shumë fuqishëm,” ka thënë Trump, duke iu referuar sulmeve ajrore amerikane mbi bregdetin iranian. Ai shtoi se SHBA-ja “tashmë ka fituar ushtarakisht” dhe se Iranit “i ka mbetur shumë pak”.

Megjithatë, përkundër pretendimeve të tij se pala iraniane ka kërkuar bisedime, Trump u shpreh skeptik për hapat e mëtejshëm. “Thjesht nuk e di nëse janë të denjë për të bërë një marrëveshje. Nuk e di nëse do ta respektojnë atë,” përfundoi ai, duke bërë që perspektiva për një zgjidhje diplomatike të duket edhe më e largët pas përshkallëzimit të fundit të luftimeve. /BBC/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

NATO publikon deklaratën përfundimtare të Samitit: Rusia mbetet kërcënimi kryesor, riafirmohet mbështetja për Ukrainën

Published

on

NATO ka publikuar deklaratën përfundimtare të Samitit të mbajtur në Ankara, në të cilën liderët e vendeve anëtare riafirmojnë angazhimin e tyre për mbrojtjen kolektive, forcimin e Aleancës dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën.

Në komunikatë, krerët e shteteve dhe qeverive ritheksuan përkushtimin ndaj Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, duke përsëritur se “një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”.

Rusia përshkruhet si “kërcënimi afatgjatë” për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik, ndërsa liderët theksuan se Aleanca do të vazhdojë të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse përballë sfidave të sigurisë dhe kërcënimit të terrorizmit.

Në deklaratë thuhet se gjatë vitit 2025, aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë rritur investimet në mbrojtje me më shumë se 139 miliardë dollarë, ndërsa në Samitin e Ankarasë u shpallën mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake dhe angazhime për zgjerimin e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes.

Liderët theksuan gjithashtu synimin për të ndërtuar “një Evropë më të fortë brenda një NATO-je më të fortë”, duke investuar në kapacitete moderne, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore, sistemet pa ekuipazh, teknologjitë e avancuara, si dhe aftësitë në hapësirë dhe fushën kibernetike.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratës i kushtohet Ukrainës. NATO thekson se Kievi kontribuon në sigurinë transatlantike dhe se aleatët mbeten të bashkuar në mbështetjen për mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Për vitin 2026, vendet anëtare janë zotuar të ofrojnë 70 miliardë euro ndihmë ushtarake, pajisje dhe trajnim për Ukrainën, ndërsa kanë konfirmuar se mbështetja do të vazhdojë në të paktën të njëjtin nivel edhe gjatë vitit 2027.

Në deklaratën përfundimtare, NATO trajton edhe sfidat më të gjera të sigurisë globale, duke ritheksuar se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore dhe duke i bërë thirrje Teheranit të respektojë plotësisht lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Erdogan kërkon heqjen e kufizimeve në mbrojtje mes aleatëve të NATO-s, Trump premton avionët F-35

Published

on

By

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar të mërkurën në hapjen e Samitit të liderëve të NATO-s në Ankara se vendet aleate duhet t’i heqin menjëherë kufizimet e ndërsjella në industrinë e mbrojtjes. Erdogan këmbënguli që Ankaraja zyrtare të përfshihet në nismat mbrojtëse evropiane, duke theksuar se pengesat e tilla dëmtojnë unitetin e aleancës. Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, tashmë është shndërruar në një zhvilluese dhe eksportuese të fuqishme të armatimit.

Ky qëndrim vjen një ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një takimi krah Erdoganit, bëri të ditur se do t’i hiqte sanksionet ndaj Turqisë dhe se do të merrte një vendim për shitjen e mundshme të avionëve luftarakë F-35. Kjo lëvizje shënon një kthesë të rëndësishme në bashkëpunimin ushtarak mes Uashingtonit dhe Ankarasë.

Në fjalën e tij, Erdogan shtoi se Turqia është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes prej 5% të BPV-së deri në vitin 2030. Për më tepër, ai njoftoi se vendi ka ndarë një buxhet shtesë prej 24 miliardë dollarësh për projektin e mbrojtjes ajrore “Kupola e Çelikut”, i cili do të shërbejë për të forcuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të të gjithë bllokut të NATO-s. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Trump: Memorandumi i mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se memorandumi i mirëkuptimit që çoi në armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit “ka marrë fund”, pas sulmeve të ndërsjella të kryera nga të dyja palët gjatë orëve të fundit.

Duke folur nga Samiti i NATO-s në Turqi, Trump tha se nuk dëshiron më të merret me Iranin, ndërsa përdori gjuhë të ashpër ndaj udhëheqjes iraniane.

“Me aq sa jam në dijeni, është thjesht humbje kohe të merremi me ta. Janë gënjeshtarë… Ka diçka që nuk shkon me ta. Janë të çuditshëm. Me sa kam informata unë, ka marrë fund”, u shpreh Trump.

Ai i cilësoi gjithashtu iranianët si “të sëmurë dhe të dhunshëm”, duke rritur më tej tensionet në deklaratat mes dy vendeve.

Ndërkohë, SHBA-ja dhe Irani kanë këmbyer sulme gjatë orëve të fundit në zonën e Ngushticës së Hormuzit dhe pranë bazave amerikane në Lindjen e Mesme, pavarësisht armëpushimit të arritur disa javë më parë, i cili synonte të hapte rrugën drejt një marrëveshjeje përfundimtare të paqes./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara