Lajmet

Kremlini thotë se SHBA-ja po “hedh benzinë mbi zjarr” pasi Biden ia lejoi Kievit të godasë më thellë në Rusi

Published

on

Kremlini e ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për hedhje të benzinës në zjarr dhe përpjekje për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë pas heqjes së kufizimeve për armët me rreze të gjatë veprimi.

Deklaratat e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, më 18 nëntor, pasojnë raportimet se Biden i ka dhënë Ukrainës leje për të përdorur armë amerikane për të goditur më thellë brenda territorit rus.

Ky zhvillim ndodhi pas muajsh të tërë lobimi nga zyrtarë ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, që shtetet perëndimore t’ia japin dritën e gjelbër Kievit për t’i përdorur armët e dhuruara me kapacitet të plotë për të goditur caqe jashtë rrezes aktuale.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara, së bashku me shtetet e tjera të NATO-s, kanë vendosur një kufi mbi distancën që raketat amerikane mund të godasin brenda territorit rus.

Peskov tha se një hap drejt ndryshimit të këtij kufiri, i cili nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Uashingtoni, do të hapte një raund të ri tensionesh dhe do të thellonte përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Është e qartë se administrata në largim në Uashington synon të ndërmarrë hapa për të vazhduar ndezjen e zjarrit dhe provokimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të tensioneve”, tha Peskov.

Presidenti rus, Vladimir Putin, në shtator e paralajmëroi Perëndimin se Rusia mund të përgjigjet me armë bërthamore nëse sulmohet me raketa konvencionale dhe se Moska do ta konsideronte çdo sulm të mbështetur nga një fuqi bërthamore si një sulm të përbashkët.

Parlamentari rus, Leonid Slutsky, tha se një veprim i tillë do të çonte në përshkallëzim.

Goditjet e raketave amerikane në thellësi të territorit rus do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në një përshkallëzim të madh që rrezikon të ketë pasoja shumë më serioze“, tha Slutsky, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dumës Shtetërore, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Armatimi ka të ngjarë të përdoret si përgjigje ndaj vendimit të Koresë së Veriut për të dërguar mijëra ushtarë për të mbështetur Rusinë në rajonin Kursk, ku Ukraina ndërmori një inkursion ushtarak gjatë verës. Raportimet kanë sugjeruar se Ukraina do të jetë ende e kufizuar në goditjen e atij rajoni jugperëndimor të Rusisë.

Ky hap, gjithashtu, hap rrugën për Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën që të ndjekin shembullin, duke i mundësuar potencialisht Ukrainës që t’i japë Rusisë një goditje në një moment kritik të luftës. Ukraina po kërkon të ruajë fitimet territoriale në rajonin Kursk të Rusisë, të cilat mund të jenë vendimtare për çdo negociatë të ardhshme.

Megjithatë, reagimi i Zelenskyt ndaj lajmit ishte disi i rezervuar.

Sot, shumë po flitet në media për marrjen e lejes për veprime të caktuara. Por, goditjet nuk bëhen me fjalë. Gjëra të tilla nuk shpallen. Raketat do të flasin vetë“, tha Zelenskiy në adresimin e tij të përnatshëm me video.

Ndërkohë, aleatët evropianë të Kievit kanë reaguar pozitivisht ndaj lajmit.
Presidenti polak, Andrzej Duda, tha se veprimi i Bidenit mund të jetë një moment vendimtar në luftë.

Ky vendim ishte shumë i nevojshëm… Rusia po sheh se Ukraina gëzon mbështetje të fortë dhe se pozicioni i Perëndimit është i palëkundur dhe i vendosur. Është një moment shumë i rëndësishëm, potencialisht vendimtar në këtë luftë“, tha Duda për gazetarët.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se lëvizja e Uashingtonit ishte e rëndësishme në aspektin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, por theksoi se nuk sinjalizon një ndryshim të strategjisë nga Perëndimi.

Vendimi nga ana amerikane, dhe dua të theksoj se ky nuk është një rishikim, por një intensifikim i asaj që është ofruar tashmë nga partnerët e tjerë, është kaq i rëndësishëm në këtë moment“, tha Baerbock në Bruksel përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Diplomatja e lartë gjermane, gjithashtu, lëshoi një paralajmërim për mbështetësit e presidentit rus, Putin, dhe tha se Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja kundër Iranit, si dhe po shqyrton çështjen e mbështetjes kineze për dronët.

Duke folur në Bruksel, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se shpreson që anëtarët e bllokut të ndjekin shembullin e Uashingtonit.

Kam thënë vazhdimisht se Ukraina duhet të jetë në gjendje t’i përdorë armët që ia kemi ofruar, jo vetëm për të ndaluar shigjetat, por edhe për të goditur harkëtarët“, deklaroi Borrell.

Edhe ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp, tha se mendon që vendimi i Bidenit ishte “përgjigjja adekuate” ndaj Rusisë pas vendosjes së trupave nga Koreja e Veriut./REL/

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara