Botë

Kremlini: Dërgimi i Forcave të NATO-s në Ukrainë, i papranueshëm për Rusinë

Published

on

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka theksuar se për Rusinë është “i papranueshëm” stacionimi i kontigjenteve ushtarake nga vendet e NATO-s në territorin ukrainas.

Në një deklaratë për shtyp të dhënë këtë të enjte, Peskov, i bëri jehonë deklaratave të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili tha se Rusia nuk do të pranojë dërgimin e forcave paqeruajtëse nga vendet e NATO-s në Ukrainë edhe nëse arrihet një marrëveshje për paqen.

Reagimet janë përgjigje ndaj deklaratës së kryeministrit britanik, Keir Starmer, i cili të martën e kaluar theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të konsideronte dërgimin e trupave britanike në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje.

Peskov ka komentuar gjithashtu vlerësimet që flasin për një rënie të mbështetjes popullore për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai ka thënë se kjo “është një prirje e dukshme”, por ka shmangur ofrimin e detajeve lidhur me shifrat përkatëse.

Botë

Veç 26 ditë kryeministër, jep dorëheqje i pari i qeverisë franceze

Published

on

By

Vetëm 26 ditë pas emërimit, kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu dhe qeveria e tij dhanë dorëheqje, disa orë pasi Lecornu njoftoi përbërjen e kabinetit të tij, duke e bërë atë kabinetin më jetëshkurtër në historinë moderne franceze.

Dorëheqja e shpejtë ishte e papritur dhe shënoi një tjetër thellim të krizës politike të Francës, raporton Reuters.

Raportohet se deri tek dorëheqja erdhi pasi aleatët e kërcënuan të rrëzonin qeverinë e re.

Lecornut, posti i kryeministrit i zgjati vetëm 26 ditë, ndërkaq Qeveria vetëm 14 orë./D.B/EO

Continue Reading

Botë

​Izraeli do të deportojë sot në Greqi aktivisten suedeze Greta Thunberg

Published

on

By

Aktivistja suedeze Greta Thunberg do të deportohet në Greqi të hënën pasi u ndalua në bordin e anijes Global Sumud Flotilla, e cila po lundronte drejt Rripit të Gazës për të thyer bllokadën izraelite, raportoi të dielën kanali izraelit i24News, sipas Anadolu.

Kanali tha se Thunberg do të mbërrijë në Greqi së bashku me shtetasit grekë që u ndaluan gjithashtu nga Izraeli pasi morën pjesë në flotilje. Tutje u tha gjithsej 165 aktivistë do të deportohen me fluturimin.

Thunberg ishte njëra nga më shumë se 400 aktivistët, parlamentarët dhe juristët e ndaluar pasi forcat izraelite sulmuan flotiljen e ndihmës që po shkonte drejt Gazës të mërkurën. Disa nga të ndaluarit janë deportuar tashmë, ndërsa për disa të tjerë proceset ligjore janë ende në zhvillim.

Sipas korrespondencës së parë nga The Guardian, Thunberg i ka thënë zyrtarëve suedezë se ishte mbajtur në një qeli të infektuar dhe se i ishin ofruar ushqim dhe ujë të pamjaftueshëm.

Gazeta britanike gjithashtu citoi një tjetër të ndaluar duke thënë se forcat izraelite e detyruan Thunberg të mbante flamuj për foto.

Pjesëmarrës të tjerë në flotilje kanë pohuar pretendimet për keqtrajtimin e Thunberg. Aktivisti turk, Ersin Çelik i tha agjencisë Anadolu se forcat izraelite “e torturuan rëndë Gretën para syve tanë” dhe “e detyruan të zvarritej dhe të puthte flamurin izraelit”./D.B/KP

Continue Reading

Botë

Trump u dërgon mesazh palëve para bisedimeve Hamas-Izrael: Lëvizni shpejt

Published

on

By

Një javë pasi presidenti amerikan Donald Trump prezantoi planin e tij 20-pikësh për paqen në Gaza në Shtëpinë e Bardhë, sot pritet të nisin bisedimet indirekte mes Hamasit dhe Izraelit në Egjipt.

Negociatorët e të dyja palëve do të takohen në qytetin bregdetar të Sharm el-Sheikhut, në Detin e Kuq, ku do të jenë të pranishëm edhe i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff,si dhe ministri i jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, raporton BBC.

Në një deklaratë të publikuar të premten, Hamasi është shprehur se në parim pranon lirimin e të gjithë pengjeve izraelite të mbetura, përfshirë rreth 20 persona që besohet se janë ende gjallë. Megjithatë, grupi tha se kërkon negociata të mëtejshme për pjesë të tjera të planit të Trumpit.

Takimet në Sharm el-Sheikh pritet të jenë ndër më të rëndësishmet që nga fillimi i luftës, duke u konsideruar si një moment i mundshëm kthese në përpjekjet për t’i dhënë fund muajve të konfliktit dhe krizës humanitare në Gaza./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Kryeministri francez publikon përbërjen e qeverisë e re

Published

on

Kryeministri francez Sébastien Lecornu emëroi të dielën 18 ministra që do të përbëjnë qeverinë e tij të re.

Njëzet e gjashtë ditë pasi u emërua kryeministër nga presidenti Emmanuel Macron, ish-ministri i Mbrojtjes mbajti një strukturë të ngjashme me atë të paraardhësit të tij, François Bayrou, duke riemëruar 13 ministra në largim.

Një valë e dytë emërimesh në pozicione më të ulëta pritet në ditët në vijim për të kompletuar qeverinë.

Roland Lescure, një aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron, është emëruar ministri i ri Financave, njoftoi Pallati Elysee.

Ish-ministri i financave Bruno Le Maire u emërua ministër i Mbrojtjes. Disa ministra kyç mbajtën pozicionet e tyre, përfshirë Jean-Noel Barrot si ministër i Jashtëm, Bruno Retailleau ministër i Brendshëm dhe Gerald Darmanin ministër i Drejtësisë.

Lescure, i cili vjen nga e majta, dhe kryeministri i tij tani përballen me sfidën e arritjes së një kompromisi mbi buxhetin e vitit të ardhshëm në një parlament të fragmentuar përpara një afati në fund të vitit.

Negociatat mbi buxhetin kanë marrë një ton të tensionuar, ndërsa tre blloqe ideologjikisht të kundërta në parlament pa shumicë po kërkojnë lëshime të ndërsjella.

Dy nga paraardhësit e Lecornu u rrëzuan mes përpjekjeve për të frenuar deficitin buxhetor të Francës, më i madhi në Eurozonë, në një kohë kur agjencitë e vlerësimit të kreditit dhe investitorët po e ndjekin situatën nga afër.

Në një përpjekje për të fituar mbështetjen e socialistëve, Lecornu propozoi një taksë mbi të pasurit që e kërkonte e majta, ndërsa përjashtonte asetet e pronarëve të bizneseve prej saj për të mbrojtur bizneset dhe vendet e punës.

Ai gjithashtu përjashtoi përdorimin e të drejtave të veçanta kushtetuese për të kaluar buxhetin në parlament pa votim./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara