Aktualitet

Krasniqi mori pjesë në mëngjesin e lutjeve në Uashington

Sipas njoftimit, ai i falënderoi për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë.

Published

on

Kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në mëngjesin e lutjeve në Kongresin Amerikan.

“Në biseda shumë miqësore, në mënyrë të veçantë me kongresmenët Joe Wilson nga South Carolina, Tim Walberg e John Moolenar nga Michigan, Louie Gohmert nga Texas, Juan Vargas nga California dhe Bob Good e Ben Cline nga Virginia, shpreha qëndrimin e vendosur të popullit të Kosovës që, pas sukseseve që kemi arritur së bashku deri më sot përmes koordinimit dhe bashkëpunimit, rrugëtimi ynë përpara drejt aspiratave të fuqizimit dhe integrimit nuk ka alternativë tjetër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Ishte nder i veçantë që në kuadër të vizitës sime zyrtare në Washington DC, të ftohem për të marrë pjesë në takimin tradicional të mëngjesit të lutjeve, që mbahet çdo të enjte në Kongresin Amerikan. Rreth 20 kongresmenë me përvojë, të cilët u kthyen në Kongres pas zgjedhjeve të mesit të mandatit që u mbajtën javën e kaluar në SHBA, i falënderova për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë në punën e tyre. Në biseda shumë miqësore, në mënyrë të veçantë me kongresmenët Joe Wilson nga South Carolina, Tim Walberg e John Moolenar nga Michigan, Louie Gohmert nga Texas, Juan Vargas nga California dhe Bob Good e Ben Cline nga Virginia, shpreha qëndrimin e vendosur të popullit të Kosovës që, pas sukseseve që kemi arritur së bashku deri më sot përmes koordinimit dhe bashkëpunimit, rrugëtimi ynë përpara drejt aspiratave të fuqizimit dhe integrimit nuk ka alternativë tjetër. Populli i Kosovës është falënderues ndaj SHBA-ve për rolin e tyre në krijimin dhe ndërtimin e shtetit tonë dhe miqësinë e ndërtuar ndër vite jemi të përkushtuar që ta mbrojmë dhe ta kultivojmë përjetësisht!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së përfundojnë praktikën profesionale në Coca-Cola HBC Kosova

Published

on

Studentët e UBT-së kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale në kompaninë prestigjioze Coca-Cola HBC Kosova.

Gjatë kësaj periudhe, studentët kanë pasur mundësinë të punojnë në një ambient profesional, duke përfituar njohuri praktike, përvojë reale në industri dhe aftësi që i përgatisin drejtpërdrejt për tregun e punës. Kjo eksperiencë ka qenë një kombinim i mësimit inovativ të fituar në UBT dhe praktikës dinamike në një kompani lidere globale.

Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit strategjik dhe të qëndrueshëm mes UBT-së dhe Coca-Cola HBC Kosova, që synon të forcojë lidhjen mes edukimit dhe tregut të punës. Falë këtij partneriteti, studentët e UBT-së përfitojnë qasje në praktika cilësore, mentorim profesional dhe mundësi punësimi të garantuar.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu bëhet Ambasador Artist i kompanisë prestigjioze “Henri Selmer Paris”

Published

on

Klarinetisti dhe profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu ka arritur një nga kulmet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike — ai është përzgjedhur Ambasador Artist i kompanisë botërisht të njohur “Henri Selmer Paris”, e cila prej më shumë se një shekulli simbolizon cilësinë dhe ekselencën në prodhimin e instrumenteve frymore.

Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një artist nga Kosova dhe shtetet e rajonit përfshihet në rrjetin global të artistëve të “Henri Selmer Paris”, që përfaqësojnë nivelin më të lartë të muzikës botërore.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, aktiviteti dhe zhvillimi artistik i Emerllahut do të menaxhohet drejtpërdrejt nga kompania franceze, duke e renditur atë përkrah emrave të njohur të muzikës klasike dhe xhazit ndërkombëtar.

“Kjo përfaqëson një arritje të madhe jo vetëm për karrierën time personale, por edhe për Kosovën dhe institucionin tonë, pasi është hera e parë që një artist nga rajoni përzgjidhet si ambasador i ‘Henri Selmer Paris’”, u shpreh profesori Emerllahu.

Ai falënderoi UBT-në, drejtuesit dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme, duke shtuar se kjo arritje është një frymëzim për studentët dhe kontribuon në afirmimin ndërkombëtar të Fakultetit të Muzikës dhe të UBT-së në tërësi.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesorët e UBT-së, Musa Sabedini dhe Ferid Selimi, botojnë artikull shkencor në revistën e indeksuar në SCOPUS

Published

on

Një arritje e rëndësishme akademike është shënuar nga profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Musa Sabedini dhe Prof. Ferid Selimi, të cilët kanë botuar një artikull shkencor në revistën shkencore multidisiplinare “Architectural Image Studies”, të indeksuar në SCOPUS.

Artikulli mban titullin: “Misinformation and the Use of Emotional Language in Albanian-Language Media in Kosovo: A Comparative Analysis of the March 2004 Riots and the September 2023 Banjska Attack” dhe trajton mënyrën se si mediat në gjuhën shqipe në Kosovë kanë raportuar për tensionet ndëretnike dhe ngjarjet e dhunshme, duke bërë një analizë krahasuese mes ngjarjeve të marsit 2004 dhe sulmit të Banjskës në shtator 2023.

Studimi analizon si aspektin kuantitativ të mbulimit mediatik, ashtu edhe gjuhën emocionale të përdorur në raportim, përmes një analize të përmbajtjes së gazetave qendrore.

“Ky publikim përbën një moment të rëndësishëm profesional dhe personal për mua. Edhe pse e kam kuptuar prej kohësh se kërkimi shkencor kërkon durim, përkushtim dhe ekspertizë të thellë, kjo përvojë më ka dëshmuar se puna e palodhur dhe bashkëpunimi akademik sjellin rezultate të prekshme. Jam jashtëzakonisht i lumtur që puna jonë është vlerësuar dhe çmuar në këtë nivel, dhe besoj se ky është vetëm një hap drejt botimeve të tjera edhe më të fuqishme në fushën e gazetarisë dhe komunikimit”, ka thënë mes tjerash profesor Musa Sabedini.

Rezultatet tregojnë se, ndonëse mediat kanë raportuar gjerësisht për këto ngjarje, janë evidentuar dallime të dukshme në mënyrën e raportimit, në përqindjen e hapësirës kushtuar dhunës ndëretnike, si dhe në përdorimin e termave emocionalë apo nxitës.

Autorët arrijnë në përfundimin se faktorët historikë, kulturorë dhe politikë, si dhe mungesa e koordinimit institucional, ndikojnë në praktikat e gazetarisë, duke theksuar nevojën për gazetari të përgjegjshme në kontekste me ndjeshmëri etnike.

Artikulli është publikuar më 1 nëntor 2025, në Vol. 6, Nr. 3 të revistës, dhe mund të lexohet online në linkun: Artikulli i plotë

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku takohet me ekipin First Kosovo në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës në First Global Challenge 2025, është takuar me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama, Heroina Telaku, dhe Sekretaren e Parë të Ambasadës, Gjylymsere Ahmetgjekaj, gjatë ceremonisë hapëse të kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese, ku u diskutua mbi punën, përkushtimin dhe arritjet e ekipit të Kosovës.

Ambasadorja Telaku shprehu mbështetjen për të rinjtë kosovarë, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari vendin në një skenë globale të dijes dhe inovacionit.

Continue Reading

Të kërkuara