Lajmet

Krasniqi: Kryeministri sot paska fajësuar tërë shoqërinë për rritjen e dhunës në familje

“18 prej atyre policëve, Kryeministër, i mban vetëm ti personalisht për mbrojtjen tënde” ka shkruar ai mes tjerash.

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se, pas një reagimi jodinjitoz e fyes mbrëmë, Kryeministri sot paska fajësuar tërë shoqërinë për rritjen e dhunës në familje.

“Unë nuk pres dorëheqje as llogaridhënie nga askush në Qeverinë tënde. Për të dhënë dorëheqje, duhet të kesh integritet, moral dhe etikë, të jesh i përgjegjshëm e profesional. Ju nuk keni këso profile në kabinetin tuaj. Keq, shumë keq!”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Prej skandalit në skandal! Pas një reagimi jodinjitoz e fyes mbrëmë, Kryeministri sot paska fajësuar tërë shoqërinë për rritjen e dhunës në familje. Po thotë se kemi pak policë e shumë familje.

E para, 18 prej atyre policëve, Kryeministër, i mban vetëm ti personalisht për mbrojtjen tënde (nuk e di se prej kujt po mbrohesh?).

E dyta, me këtë lloj qeverisje dhe me këtë trend të ikjes së të rinjve gjatë mandatit tënd, shumë shpejtë do të kemi përgjysmë më pak familje e përgjysmë më pak policë.

E treta, sot janë bërë 101 ditë pa Ministër të Shëndetësisë. Një zonjë, që priste të bëhej nënë për herë të parë, nuk arriti ta mbajë asnjë sekond në duar foshnjën e saj sepse u vra mizorisht, bashkë me foshnjen, në një institucion publik, i thirrur për të shpëtuar jetë.

E katërta, ku është reagimi shtetëror? Ku është dorasi? Kush do të merret me të, edhe nëse arrini që ta kapni? Sistemin gjyqësor e ke në grevë, për shkak të inateve dhe tekeve tua krejt personale.

E pesta, hapi i parë për të rregulluar diçka është ta pranoni fajin. Ju vazhdoni të shfajësoheni, duke bërë të gjithë fajtorë, opozitën, shoqërinë, mësuesit, policinë, gjykatësit, mjekët, por asnjëherë, ama asnjëherë, veten dhe ministrat e tu.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme – unë nuk pres dorëheqje as llogaridhënie nga askush në Qeverinë tënde. Për të dhënë dorëheqje, duhet të kesh integritet, moral dhe etikë, të jesh i përgjegjshëm e profesional. Ju nuk keni këso profile në kabinetin tuaj. Keq, shumë keq!

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shqiptarët protestojnë para OKB-së në New York kundër vendimit të Speciales

Published

on

Shumë shqiptarë janë mbledhur të martën para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Drejtësi, jo politikë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”, duke kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar që nga 16 shtatori në Kosovë dhe në disa vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë.

Gjykata Speciale i dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet, pas shpalljes fajtorë për vepra të lidhura me krime lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

OpenAI parashikon shpenzime prej 856 miliardë dollarësh deri në vitin 2030

Published

on

OpenAI parashikon fluks negativ të parasë së lirë prej rreth 278 miliardë dollarësh gjatë viteve 2026–2030, ndërsa përshpejton investimet në fuqinë kompjuterike dhe infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale, raporton Financial Times.

Sipas një prezantimi të kompanisë të siguruar nga Financial Times, OpenAI planifikon të shpenzojë rreth 856 miliardë dollarë për fuqi kompjuterike dhe infrastrukturë deri në fund të vitit 2030.

Në të njëjtën periudhë, kompania pret që të ardhurat vjetore të rriten nga rreth 36 miliardë dollarë në vitin 2026 në 350 miliardë dollarë në vitin 2030, ndërsa të ardhurat kumulative pritet të arrijnë rreth 840 miliardë dollarë.

OpenAI, e cila qëndron pas ChatGPT, ka siguruar 122 miliardë dollarë kapital në mars, por parashikimet e kompanisë sugjerojnë se këto fonde mund të shterojnë deri në vitin 2028, nëse vazhdon ritmi i planifikuar i shpenzimeve.

Ndërkohë, kompania është në bisedime për një raund të ri financimi që mund ta çojë vlerësimin e saj në mbi 1.2 trilionë dollarë.

Shifrat pasqyrojnë përmasat e investimeve që kërkon gara për zhvillimin e modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale, veçanërisht për qendrat e të dhënave, çipat dhe kapacitetin kompjuterik./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara