Lajmet

Krasniqi: Kosova po kalon në një prej momenteve më të brishta qëkur u shpall shtet i pavarur dhe sovran

Ai ka deklaruar se koha në të cilën Kosova është tani është si më e keqja ndonjëherë.

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se qytetarët e vendit vitin 2022 do ta kenë në mendje si një vit jo të mirë.

Në një konferencë për medie, ai ka deklaruar se koha në të cilën Kosova është tani është si më e keqja ndonjëherë.

“Vlerësoj se duhet të bëjmë një bilanc të tërë vitit për të kuptuar më saktë se pse gjërat janë kështu siç janë sot, si dhe pse këto zhvillimet e fundit e dëshmojnë më mirë, se çdo gjë tjetër që Kosova është duke kaluar një prej momenteve më të brishta prej se është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, e pa asnjë dyshim një moment të brishtë dhe të paprecedentë në 23 vitet e fundit të ekzistencës tonë si vend i lire, nuk as e lehtë dhe as dëshirë e jona që vitin 2022 të mos mund ta mbajmë në mend për gjëra të mira”, deklaroi ai mes tjerash.

Krasniqi ka theksuar se ai dhe PDK-ja kishin paralajmëruar më parë se do të ishte një vit i tillë për qytetarët me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas tij, kanë një kabinet të dobët dhe një program të varfër qeverisës.

“Me Qeverinë Kurti Një na kishin treguar se çfarë na pret. Ky shtet do të mbahet mend me tri karakteristika, atë të stagnimit ekonoik, vit i pasigurisë sociale dhe një i dështuar për politikën e shtetit”, ka thënë Krasniqi.

Lajmet

Kurti pyetet për ngërçin institucional, flet për projektin e banimit në Podujevë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet të martën rreth ngërçit institucional dhe mundësive për zgjidhje pas bllokadës drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Por në vend të një përgjigjeje për situatën politike, ai zgjodhi të flasë për projektin e banimit social në Podujevë, ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objekteve të reja.

Kurti dëgjoi me vëmendje pyetjet e gazetarit, por shmangu komentet për zhvillimet në Prishtinë.

“Vetëm 13 komuna kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social… për ato çështjet e tjera, në Prishtinë. E këtu jemi për banim”, u shpreh ai, duke e kthyer vëmendjen te projekti i ndërmarrë në Podujevë.

Continue Reading

Lajmet

Mbi Bondsteel fluturojnë avionë ushtarakë nga tri shtete partnere

Published

on

By

Trupa të aviacionit ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra dhe Hungaria kryen të martën fluturime të përbashkëta mbi kampin Bondsteel, në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë.

KFOR-i njoftoi përmes një postimi në Facebook se fluturimi u realizua me caktim të Komandës Rajonale dhe përfshiu avionë të ndryshëm ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse: SHBA me UH-60 Blackhawk, Hungaria me H-145M dhe Zvicra me AS-532 Cougar.

Në njoftim thuhet se këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme,” thuhet në deklaratë.

KFOR-i thekson se mbetet i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it në funksion të sigurisë dhe rendit publik.

Continue Reading

Lajmet

Kosova ndalon përkohësisht importin e mishit të pulës nga Brazili për shkak të gripit të shpendëve

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se nga data 20 maj 2025, ndalohet përkohësisht importi i mishit të pulës dhe produkteve të shpendëve që vijnë nga Brazili. Kjo masë vjen si pasojë e shpërthimit të gripit të shpendëve (H5N1), i konfirmuar më 16 maj në një fermë komerciale në shtetin Rio Grande të Brazilit.

Sipas AUV-së, qëllimi kryesor i këtij ndalimi është mbrojtja e shëndetit publik në Kosovë dhe parandalimi i përhapjes së gripit të shpendëve në territorin tonë. Gripi i shpendëve është një sëmundje virale shumë ngjitëse për shpendët dhe në raste të rralla mund të kalojë edhe tek njerëzit. Megjithatë, deri më tani nuk ka dëshmi që konsumimi i mishit apo vezëve të shpendëve shkakton infeksion tek njerëzit.

Vendimi i AUV-së është në përputhje me masat e ngjashme të marra nga Bashkimi Evropian, Kina dhe vende të tjera, të cilat gjithashtu kanë pezulluar importin e produkteve të pulës nga Brazili pas shpërthimit të gripit.

Ndalimi i importit do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në një njoftim të ri, në varësi të zhvillimeve epidemiologjike në Brazil dhe analizave të mëtejshme të rrezikut nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Continue Reading

Lajmet

Policia arreston të dyshuarin për sulm seksual në Gjilan

Published

on

By

Një person është arrestuar të hënën në Gjilan nën dyshimin për përfshirje në një rast të sulmit seksual ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte e paraqitur më parë si person i zhdukur. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 12 maj, rreth orës 07:40.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Continue Reading

Të kërkuara