Aktualitet
Krasniqi: Infektimi me Covid-19 nuk është i mundur gjatë vaksinimit
Published
3 years agoon
By
UBT newsDrejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit, në mënyrë që t’i shpëtojnë infektimit.
Krasniqi ka thënë se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë të sigurta dhe s’ka asnjë mundësi që gjatë vaksinimit, të ketë infeksion me virusin.
”Dy vaksinat që përdoren në Kosovë, Pfizer dhe AstraZeneca, nuk prodhohen nga virusët e gjallë, dhe nuk ka mundësi që njeriu të infektohet gjatë vaksinimit apo si pasojë e vaksinimit”.
”Por, e kemi thënë edhe më parë, që për të krijuar imunitet, duhen të kalojnë disa ditë, dhe ato së paku dhjetë ditë apo së paku dy javë”.
”Duhet siguruar të gjithë qytetarët se përmes vaksinimit nuk mund të infektohen assesi, pasi vaksina prodhohet nga një lloj proteine që nuk ka mundësi të shumohet apo replikohet virusi”.
Lajmet
COREPER i kërkon Shqipërisë hapjen e grupkapitullit VI për marrëdhëniet me jashtë
Published
20 minutes agoon
November 25, 2024By
UBT NEWSShqipëria ka bërë një hap tjetër përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të Shteteve Anëtare në Bashkimin Evropian (COREPER) ka kërkuar nga Shqipëria që të ndajë qëndrimin e saj lidhur me hapjen e grupkapitullit VI, i cili ka të bëjë me marrëdhëniet e jashtme të shtetit shqiptar.
Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur interesin e tyre për këtë hap të rëndësishëm në procesin e negociatave. Po ashtu, sipas presidencës hungareze të radhës, Këshilli i BE-së do të nisë punën për zhvillimin e qëndrimit të përbashkët për përgatitjen e Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila pritet të zhvillohet në muajin dhjetor.
Ky zhvillim është një tjetër hap pozitiv për Shqipërinë, e cila ka filluar zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në BE më 15 tetor të këtij viti, duke hapur grupkapitullin I, që lidhet me parimet themelore të Bashkimit Evropian. Ky grupkapitull është gjithashtu i fundit që mbyllet gjatë procesit të anëtarësimit.
Burime diplomatike kanë theksuar se Këshilli i BE-së tani do të fillojë punën për grupkapitullin VI, një hap që pritet të pasohet nga Konferenca Ndërqeveritare me Shqipërinë në muajin dhjetor. Ky proces pritet të sjellë një angazhim të thellë nga BE për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian./UBTNews/
Aktualitet
“Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë”, qeveria: Do blejmë 100 autobusë elektrikë
Published
30 minutes agoon
November 25, 2024By
UBTnewsMe ardhjen e stinës së dimrit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut pritet të ndezin sobat me dru për t’u ngrohur. Por ky fakt ndikon drejtpërdrejt në renditjen e Shkupit si kryeqyteti më i ndotur në Evropë. Një problem që ndikon në këtë nivel alarmant të ndotjes, është edhe transporti publik, i cili për shkak të borxheve është jofunksional.
“Shkaku i kësaj janë: E para janë shtëpitë individuale që përdorin mjete të ndryshme për ngrohje. Jo me fajin e tyre. Faktori i dytë është transporti publik. Do të nisem prej tek transporti publik… Nëse nuk gaboj, nesër ose pasnesër do të ketë një donacion. Së bashku me Unionin Evropian, gjashtë autobus elektrik për qytetin e Shkupit, apo për ndërmarrjen publike”, thotë Izet Mexhiti, ministër i Ambientit Jetësor në RMV.
Ministria e Mjedisit në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të blejë mbi 100 autobusë elektrike, me qëllim uljen e ndikimit në ndotjen e ambientit.
“Po shqyrtojmë në Qeveri që këto ditë, që qeveria të blejë 100 deri më 120 autobusë elektrik të cilët do të shpërndahen për transportin publik në komunat urbane”, shprehet ministri Mexhiti.
Qeveria këtë javë do të ketë një aksion, ku parashikohet kontroll më i rreptë teknik i automjeteve, reduktim i përdorimit të veturave zyrtare si dhe kontrolle më të shpeshta tek industria e rëndë.
Bota
Populisti trondit politikën në Rumani, i “panjohuri” kryeson garën presidenciale
Published
54 minutes agoon
November 25, 2024By
UBTnewsNjë populist i ekstremit të djathtë, pak i njohur, ka marrë drejtimin në zgjedhjet presidenciale rumune, duke tronditur klasën politike të vendit.
Kandidati i pavarur, Kalin Georgesku, po udhëheq sondazhet me rreth 22% të votave. Analistët thonë se, edhe pse pa një agjendë të qartë, mbështetja për të ishte një protestë kundër establishmentit.
I dyti në sondazhe është kryeministri Marcel Çiolaku i Partisë Social-Demokrate, me kuotën 20%. Ai pritej të ishte fituesi i raundit të parë.
Çiolaku deklaroi para votimit se një prej qëllimeve të tij ishte të bindte rumunët se ia vlente që të qëndronin në Rumani.
Elena Laskoni, nga Unioni Shpëtoni Rumaninë, u rendit e treta me 18% të votave. Kur hodhi votën në kuti, ajo foli për diasporën e përhapur të rumunëve në Evropë dhe tha se prioriteti i saj do të ishte funksionimi i mirë i institucioneve vendase.
George Simion, kryetar i Aleancës për Unitetin e Rumunëve, një parti e ekstremit të djathtë, mori 14.1% të votave. Sondazhet parashikojnë se do të jetë ai që do të shkojë në balotazhin e dhjetorit.
Simion loboi për unifikimin me Moldavinë, vend që i ndaloi sërish atij hyrjen.
Të paktën 13 kandidatë garuan për presidencën në një vend që është pjesë e Bashkimit Evropian dhe anëtar i NATO-s.
Presidenti në Rumani ka një mandat 5-vjeçar dhe ka kompetenca vendimmarrëse në fusha si siguria kombëtare dhe politika e jashtme.
Raundi i dytë do të mbahet më 8 dhjetor, një javë pas zgjedhjeve parlamentare.
Bota
Blinken i uron Bosnje-Hercegovinës Ditën e Shtetësisë: SHBA i përkushtohet stabilitetit dhe prosperitetit të BiH
Published
2 hours agoon
November 25, 2024By
UBTnewsJemi të përkushtuar për ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik të Bosnje-Hercegovinës, ka thënë Sekretari Amerikan i Shtetit.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken uroi qytetarët e Bosnje-Hercegovinës për Ditën e Shtetësisë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se SHBA i përkushtohet stabilitetit dhe prosperitetit të BiH.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e tyre të thellë dhe të gjerë me Bosnjën dhe Hercegovinën. Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multi-etnik të Bosnjë dhe Hercegovinës. Përkushtimi ynë për stabilitetin dhe prosperitetin e Bosnjë-Hercegovinës mbetet i fortë dhe ne do të vazhdojmë të avokojmë për integrimin euroatlantik të vendit tuaj”, thuhet në artikullin e publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.
“Ndërsa ju shënoni këtë ditë të rëndësishme, u bëj thirrje të gjithë liderëve në Bosnje dhe Hercegovinë që të punojnë për unitet dhe një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë përkrah popullit të Bosnjë dhe Hercegovinës në ndjekjen tonë të përbashkët për paqen, prosperitetin dhe sigurinë. Qoftë kjo ditë shteti burim frymëzimi dhe konfirmimi i qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit tuaj”, thuhet në mesazhin e urimit.
Gjithashtu dhe ambasadori amerikan në BeH, Michael Murphy, ka uruar sot Bosnjën dhe Hercegovinën për Ditën e Shtetësisë, me mesazhin se përkushtimi i vendit të tij për sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të BeH mbetet i palëkundur, transmeton Fena.
Në një video të publikuar në platformën X, Murphy nga Jajce kujtoi sesionin e dytë të AVNOJ-it në vitin 1943, në të cilin Bosnja dhe Hercegovina u njoh si një republikë më vete brenda Jugosllavisë, e cila rivendosi shtetësinë e saj.
Ai tha se sot vizioni i një BiH sovrane dhe multietnike është nën sulm nga politikanët që po përpiqen të shkatërrojnë Marrëveshjen e Dejtonit dhe të minojnë shtetin dhe institucionet e tij, duke vënë fuqinë dhe pasurimin e tyre përpara mirëqenies së qytetarëve të BeH.
“Partneriteti ynë nuk ka qenë kurrë më i fortë dhe ne do të qëndrojmë me ju dhe në anën tuaj ndërsa ju u bëni presion liderëve tuaj politikë që të bëjnë gjithçka që duhet për t’u siguruar që ju, fëmijët dhe nipërit tuaj të keni një vend të merituar në familjen euroatlantike të kombeve. ”, tha Murphy.
Eurovision 2025 në Bazel: Përballë kundërshtimeve, qyteti fiton mbështetje popullore!
Bienalja e Gazës: Një hap përpara për artin palestinez nën rrethim!
COREPER i kërkon Shqipërisë hapjen e grupkapitullit VI për marrëdhëniet me jashtë
“Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë”, qeveria: Do blejmë 100 autobusë elektrikë
Pse u godit në kokë trajneri kosovar në Mal të Zi?
UNDP: Gjermania destinacioni më i popullarizuar për kosovarët
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Konjufca me Gashin diskutuan për rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve legjislative
Populisti trondit politikën në Rumani, i “panjohuri” kryeson garën presidenciale
Të kërkuara
-
Bota4 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman