Aktualitet

Krasniqi: Edhe kursimet e fëmijëve i kam investuar në kriptovaluta

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se aq beson në punën e kriptovalutave saqë edhe kursimet e fëmijëve të tij i ka investuar në kriptovaluta.

Krasniqi tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova se investimet i kishte filluar në vitin 2016-të dhe se është penduar se pse nuk i ka filluar investimet më herët.

Ai tha se nuk ia rekomandon askujt që të bëj investime në kriptovaluta pasi që ka raste kur edhe mund të dështojnë dhe t’i humbin të gjitha.

“Nuk i rekomandoj askujt me bo, çka kam bërë unë. Unë kam pas sukses por kam mundur edhe të dështoj shumë. Aq besoj në këtë punë sa edhe kursimet e fëmijëve të mi, para dy vitesh i kamë kthyer në kriptovaluta”.

“Ka kriptovaluta që ka rritje kur tjerat kanë rënie, ose e kundërta. Po, unë kam besim që kjo është e ardhmja. Unë nuk i rekomandoj askujt asgjë, krejt çka po flas për kripto nuk është rekomandim financiar, nuk është këshillë financiare”.

I pari i PDK-së në Agjencinë kundër Korrupsion në formularin e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se vlera e investimeve është rreth 300 mijë euro.

Aktualitet

Dalin në shitje në mënyrë fizike biletat për ndeshjen Shqipëri-Letoni

Published

on

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka njoftuar se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link.

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Osmani: Partitë t’i lënë dallimet anash dhe ta vendosin interesin e vendit para

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe t’i themelojnë institucionet. Në një intervistë për televizionin polak “TVP World”, ajo tha se partitë politike duhet t’i lënë dallimet anash dhe ta vendosin interesin e vendit para.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, tha presidentja Osmani.

Osmani tha se shkaku i kësaj bllokade politike, po humben projekte të Bashkimit Evropian, po humben dritare të mundësive me administratën e re të SHBA-së, për të cilat është punuar.

“Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u ratifikuar e në Qeveri për zbatim. Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se Kosova nuk e ka luksin të qëndrojë aq gjatë pa institucione.

“Do të ketë shumë që thonë Belgjika ka dy vjet pa qeveria, Austria ka 6 muaj. E kuptoj, por ne nuk e kemi luksin me prit aq gjatë. Ne duhet vërtetë të ecim para me reforma, me anëtarësim në organizata”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar se nuk beson se ka ndikim nga jashtë në partitë e mëdha politike në Kosovë, në mënyrën se si reagojnë.

 

Continue Reading

Aktualitet

Në autobusin e linjës Mitrovicë-Beograd në Jarinjë zbulohen 18 migrantë të paligjshëm

Published

on

Policia e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, gjatë kontrollit në një autobus të linjës Mitrovicë -Beograd janë zbuluar 18 migrantë të paligjshëm. Policia ka njoftuar se shtetasit e huaj, që nuk kishin të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës, gjendeshin në katin e dytë të autobusit.

“Hetimet e para dhe intervistat me personat përgjegjës tregojnë një përpjekje të qëllimshme për kontrabandim të migrantëve. Janë kapur 5 palestinezë, 6 shtetas të Bangladeshit që posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova dhe 7 shtetas të Egjiptit që në Kosovë kishin hyrë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të BE-së.”, ka njoftuar Policia.

Pronari i kompanisë së autobusëve, G. A., dhe shoferi B. D., kanë mohuar përgjegjësinë, por Policia ka thënë se provat de verifikimet tregojnë përfshirjen direkte të tyre në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Continue Reading

Aktualitet

Elezi: Të premten mbyllet afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora

Published

on

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se data 23 korrik e deri më 24 gusht, përmes platformës elektronike janë pranuar 26,480 aplikime për regjistrim për votim me postë, dhe afati për regjistrim do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht.

Që nga 23 korriku, në shtatë ditë të javës, nga ora 8 e mëngjesit dhe deri në mesnatë, zyrtarët e shërbimit votues kanë shqyrtuar mijëra aplikime të paraqitura në platformën eletronike të KQZ-së.

“Prej më shumë se një muaji, në shtatë ditë të javës, dhjetëra zyrtarë të shërbimit votues, kanë shqyrtuar aplikimet për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe brenda një kohe të shpejtë kanë kthyer përgjigje për çdo aplikues. Nga data 23 korrik, kur ka filluar procesi i regjistrimit, dhe deri më 24 gusht, përmes platformës elektronike janë pranuar 26,480 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 21,291, ndërkaq janë refuzuar 5186. Afati për regjistrim do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht”, tha Elezi.

Gjatë këtyre 33 ditëve, janë regjistruar për votim me postë mbi 21 mijë shtetas të Kosovës.

Sipas KQZ-së, në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tyre jashtë Kosovës. Po ashtu, sipas KQZ-së, çdo aplikues është njoftuar për arsyet e refuzimit të aplikimit dhe mundësinë e ri-aplikimit, duke plotësuar kushtet e parapara.

Continue Reading

Të kërkuara