Lajmet

KQZ me njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet e 9 shkurtit: Votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër votimi

Published

on

Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime thelbësore edhe për procesin e votimit me kusht në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Ky lloj votimi, sipas KQZ-së, nuk do të bëhet i mundur në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Ky lloj votimi, do të mundësohet vetëm në qendrat e votimit të cilat do t’i caktojë KQZ-ja.

Ky ndryshim i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme është prezantuar me anë të një videomesazhi nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime lidhur me votimin me kusht. Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të mundësohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, KQZ do të caktojë Qendrat për Votim me Kusht. Lista e tyre do të publikohet në ueb faqen e KQZ-së dhe mjetet tjera të informimit”, thuhet në videon informuese të prezantuar nga Elezi.

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, numri i Qendrave të Votimit në 38 komunat e Kosovës ishte 888 Qendra Votimi dhe në secilën prej tyre ishte i mundur votimi me kusht./UBTNews/

Lajmet

Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit

Published

on

By

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të martën se duhen gjetur rrugë diplomatike për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, teksa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bën thirrje aleatëve të dërgojnë anije luftarake atje për të siguruar tranzitin mes luftës në Iran.

“Askush nuk është i gatshëm t’i vërë njerëzit e vet në rrezik në Ngushticën e Hormuzit.

Ne duhet të gjejmë mënyra diplomatike për ta mbajtur këtë (ngushticë) të hapur, në mënyrë që të mos kemi krizë ushqimore, krizë të plehrave artificialë, si dhe krizë energjetike,” tha Kallas në një intervistë për Reuters.

Continue Reading

Lajmet

Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së

Published

on

By

Raketa dhe të paktën pesë dronë janë lëshuar drejt ambasadës së SHBA-së në Bagdad herët të martën nga zona të ndryshme rreth qytetit. Burimet irakiane të sigurisë e kanë përshkruar këtë sulm si më intensivin që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Një dëshmitar i agjencisë Reuters pa të paktën tre dronë që lëviznin në drejtim të ambasadës. Sistemi i mbrojtjes ajrore C-RAM arriti të rrëzonte dy prej tyre, ndërsa një i tretë goditi brenda rrethimit të ambasadës, ku u panë flakë dhe tym.

Telefonat celularë të ambasadës amerikane ishin të fikur kur Reuters tentoi të kërkonte një koment. Milicitë e mbështetura nga Irani kanë sulmuar interesat amerikane në Irak si hakmarrje për luftën që filloi më 28 shkurt.

Të hënën, grupi i lidhur me Iranin, Kataib Hezbollah, njoftoi vdekjen e komandantit të tij të lartë dhe zëdhënësit. Ndërkohë, Forcat e Mobilizimit Popullor deklaruan se sulmet ajrore vranë të paktën tetë luftëtarë të tyre në qytetin irakian Al-Qaim, pranë kufirit me Sirinë.

Forcat irakiane të sigurisë janë vendosur në pjesë të ndryshme të kryeqytetit dhe kanë mbyllur “Zonën e Gjelbër” të fortifikuar të Bagdadit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike, përfshirë ambasadën e SHBA-së. /Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

DITARI: 17 mars 1999 – “Tre vëllezër të vrarë afër Istogut”

Published

on

By

17 marsi i vitit 1999 ishte edhe një ditë e re lufte në Kosovë. Lajme për tmerre nga të gjitha anët. Të vrarë, të plagosur, të keqtrajtuar, të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Të gjithë shqiptarë. Aty-këtu edhe ndonjë aktivitet politik, në përpjekje për të ndryshuar diçka.

Lajmi më i rëndë i kësaj dite kishte të bënte me vrasjen e tre vëllezërve shqiptarë nga komuna e Istogut.

 

Ky është lajmi i plotë:

Në fshatin Tomoc të Istogut u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim, Esat dhe Enver (Imer) Dervishaj

Sot në orët e mëngjesit, në rrugën Gjurakoc-Istog, në breg të rrugës afër varrezave të Shatrajve të fshatit Tomoc të Istogut, u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim (30), Esat (20) dhe Enver Imer Dervishaj (16), nga fshati Zabllaq i komunës së Istogut.

Në vendin e ngjarjes doli policia serbe, e cila bllokoi rrugën për afër tri orë, si dhe vëzhguesit e Misionit Verifikues të OSBE-së me seli në Istog dhe në Pejë.

Bëhet e ditur se rreth orës 10:30 policia serbe i ka marrë trupat e tyre dhe i ka dërguar në spitalin e Prishtinës për obduksion.

Njoftohet gjithashtu se njëri nga viktimat ishte i prerë në fyt, kurse një tjetër ishte me duar të lidhura prapa me pranga.

 

Ndër lajmet e tjera nga terreni të kësaj dite ishin edhe:

Vushtrri: Forcat serbe edhe sot kanë filluar ofensivën kundër fshatit Beçuk;

Podujevë: Forca të reja serbe erdhën nga Serbia në Kosovë;

Fushë Kosovë: Forca serbe shkuan në drejtim të fshatrave Bellaqevc i Madh e Grabovc;

Mitrovicë: Brahim Zekaj nga Abria e Poshtme u dënua me 15 muaj burg;

Mitrovicë: Civilët e armatosur serb provokojnë banorët shqiptarë;

Forcat serbe kanë bllokuar dje spitalin e Mitrovicës;

Forcat serbe gjatë tërë natës kanë sulmuar tri fshatra të Mitrovicës;

Është rrëmbyer Sherafedin Ajeti, “koordinator kryesor” i ashtuquajturit “sigurim lokal” në Mitrovicë.

Ndërhyrje serbe në Bobaj të Bokës të Gjakovës – një i vrarë e 30 të plagosur;

Gjakovë: Të shtëna në fshatrat e brezit kufitar dhe arrestime të shumta;

Ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;

Prizren: Forcat serbe kanë rrethuar fshatin Kabash;

Varrosen nëntë luftëtarët e vrarë më 12 mars në luftimet në fshatrat e Vërrinit;

Kaçanik: Mbrëmë forcat e ushtrisë serbe rrethuan fshatin Laç;

Forcat serbe kanë demoluar objektin e SHF në Kërbliq të Kaçanikut;

Katër shqiptarë u dënuan nga gjykata serbe në Pejë;

Ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;

Prizren: Katër shqiptarë u dënuan me 22 vjet e 6 muaj burg;

Në Korishë vazhdojnë të shtëna sporadike dhe zhvendosje të popullatës shqiptare;

Istog: Tre civilë serbë tentuan ta kidnapojnë një të ri shqiptar;

Prizren: Policia serbe ia ofroi një nxënësi 5.000 DM për të vënë eksploziv në shkollën e tij;

Prizren: Procesi mësimor u ndërpre deri më 21 mars

“Cap Anamur”: Ushtria serbe ka bërë shrumb e hi fshatin Jeshkovë;

Suharekë: Forcat serbe po e granatojnë fshatin Grejkoc;

Katër viktimat e familjes Tafaj u varrosën nën breshërinë e granatave serbe;

Vushtrri: Ushtarët dhe policët serbë po djegin fshatrat: Beçuk, Pantinë e Oshlan.

 

Nga politika, lajmet kryesore kishin të bënin me përmbylljen e Konferencës së Rambujesë.

 Lajmet në këtë temë ishin:

Paris: Delegacioni i Kosovës vazhdon takimet me përfaqësues të OSBE-së – pasdite konferencë shtypi e negociatorëve;

“Tajms”: Delegacioni serb ka në disponim 48-72 orë që të pranojë marrëveshjen për Kosovën

Beatris Lakost më nuk është zëdhënëse e OSBE-së;

Drashkoviqi është i bindur se Beogradi do ta mbrojë Kosovën në Paris “pranë tavolinës së gjelbër”;

Konferenca për Kosovën në Paris i afrohet fundit;

  1. Thaçi: “Qeveria e re do t’u përgjigjet të gjitha situatave që do të krijohen edhe pas 15 marsit në Kosovë”;

Solana: “Vetëm forcat e NATO-s mund të garantojnë që në Kosovë mos të përsëritet BH-ja”;

Vedrin: “Çasti i të vërtetës nuk është larg”;

Ishinger: Beogradi ka afat deri në fund të javës;

Paris: Negociatat për Kosovën mund të përfundojnë shpejt;

Paris: Megjithatë, negociatat për Kosovën mund zgjasin deri të premten;

Continue Reading

Lajmet

Lipjan: Arrestohen dy prindër, nuk u kujdesën për fëmijën e tyre të sëmurë

Published

on

By

Dy prindër nga Lipjani janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “shkelje të detyrimeve familjare”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti u zbulua pasi fëmija i tyre i mitur u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK për trajtim mjekësor.

Hetimet e para tregojnë se gjendja e rënduar e të miturit ka ardhur si pasojë e mospërkujdesjes dhe mos-trajtimit të duhur nga ana e prindërve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana  e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara