Lajmet

Kosovës iu avancua statusi, por çka është Asambleja Parlamentare e NATO-s?

Hyseni tha se ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm dhe mundëson një përfaqësim edhe më të denjë të Kosovës në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Published

on

Të dielën u konfirmua se Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, vendim ky që pritet të zyrtarizohet në muajin maj, atëherë edhe kur do të mbahet sesioni pranveror i kësaj asambleje.

Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni tha se ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm dhe mundëson një përfaqësim edhe më të denjë të Kosovës në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Më 24 mars pra ditën e diele në Komitetin Drejtues të përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s është marrë vendimi që delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës t’i avancohet statusi i tij përfaqësues në kuadër të kësaj asambleje. Është paraparë që me 27 maj të këtij viti në Sofje të Bullgarisë të kemi edhe përmbylljen formale të këtij avancimi me një ceremoni e cila mbahet me sesionin pranveror në Sofje të Bullgarisë”, tha ai.

Hyseni shtoi se ky qëndrim i ShBA-së tregon një qëndrim politik se vendet anëtare të NATO-s të tregojnë afërsi me Kosovën.

“Konsideroj si udhëheqës i delegacionit të kuvendit të Republikës së Kosovës në asamblenë parlamentare të NATO-s se ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv qoftë për ne si delegacion që marrim pjesë aty, qoftë për Kuvendin si institucion por edhe për Kosovën si vend në tërësi për arse se paraqet një afrim më të madh me strukturat veri-atlantike. Asambleja parlamentare është një forum i jashtëzakonshëm sepse mbledh në gjirin e saj deputetë nga kuvendet parlament qoftë vendeve evropiane kongresmenëve ShBA dhe ky qëndrim politik i shfaqur në këtë mbledhje paraqet një qëndrim politik që e duam qe vendet anëtare të NATO-s të tregojnë sa më shumë afërsi me Kosovën sepse Kosova ndan të njëjtat vlera me NATO-n dhe normalisht për neve si delegacion paraqet një mundësi që të bëjmë një përfaqësim edhe më të denjë në kuadër të asamblesë parlamentare të NATO-s por edhe zëri i Kosovës të dëgjohet me shumë”, u shpreh Hyseni.

I njëjti falënderoi të gjitha shtetet partnere që kanë ndihmuar Kosovën në këtë aspekt.

“Letra të cilën e ka dërguar kryetari i kuvendit Glauk Konjufca vitin e kaluar mori aprovimin pozitiv kështu që për këtë jemi shumë të kënaqur dhe i urojmë të gjithë ata që kanë ndikuar dhe i falënderojmë të gjithë partnerët që na kanë ndihmuar”, shtoi ai.

Ndërsa se a i ndihmon Kosovës avancimi i statusit për tu anëtarësuar në NATO, Hyseni tha se ky është një sinjal shume i mirë i zhvillimeve politike.

“Asambleja parlamentare e NATO-s është forum i parlamenteve dhe vendeve të partnerit të NATO-s rrjedhimisht një vendim i tillë politik na afron me Asamblenë parlamentare të NATO-s është një sinjal shumë i mirë i zhvillimeve pozitive politike të gjitha vendet që janë të përfaqësuara në kuadër të asamblesë në drejtim të përfshirjes se sa më shumë vendeve që ndajnë vlera të njëjta me NATO-n në një mekanizëm të sigurisë”, tha Hyseni.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara