Lajmet
Kosova sërish para reciprocitetit tregtar me Serbinë?
Gërxhaliu: Të mos përsëriten gabimet e së shkuarës.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNë Kosovë rikthehet debati mbi barrierat tregtare që Serbia i bën Kosovës. Qeveria e Kosovës po shikon mundësitë për vendosjen e masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë po ekspertët janë kundër, ata kërkojnë dialog.
Zyrtarë të qeverisë së Kosovës janë shprehur, se janë duke bërë përgatitjet dhe kordinimin e nevojshëm ndërinstitucional që të mundësojnë një zbatim të plotë dhe funksional të masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë. Ky hap bëhet nevojshëm, sipas tyre, sepse Serbia nuk njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës dhe në këtë mënyrë pengon edhe eksportin e Kosovës. Në një tryezë të organizuar së fundmi nga Instituti Demokratik i Kosovës, (NDI), ku u debatua për “barrierat tregtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ministrja e Industrisë në qeverinë e Kosovës, Rozeta Hajdari, tha se Serbia nuk e njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës dhe në këtë mënyrë ajo po i pengon eksportet. “Serbia nuk njeh asnjë certifikatë nga Kosova dhe nuk kërkon asnjë certifikatë, sepse nuk dëshiron ta njohë shtetësinë e Kosovës”.
Reciprociteti nuk duhet të dështojë në terren
Hajdari thotë, se institucionet janë duke i koordinuar veprimet për t’ju përgjigjur qasjes së Serbisë ndaj mallrave të Kosovës. “Ne jemi të zotuar që të zbatojmë reciprocitetin, por gjithmonë kjo kërkon sukses në terren dhe përgatitje logjistike në terren dhe po ashtu është edhe në koordinim të afërt me kryeministrin Kurti, i cili e ka edhe aspektin politik që e shqyrton se si më së miri të adresohen, prandaj në koordinim ndërqeveritar dhe institucionet duhet të jemi të përgatitur shumë mirë që të mos na dështoj zbatimi i ndonjë mase të reciprocitetit në terren”, thekson ministrja Hajdari.
Rozeta Hajdari
Disa nga partitë politike opozitare vazhdojnë ta kritikojnë qeverinë e Kosovës, pasi nuk po u jep përgjigje të duhur problemeve tregtare me Serbinë. Ferat Shala, kryetar i Komisionit parlamentar për Ekonominë, thotë se kjo qeveri identifikohet me retorikë dhe jo me veprim.
“E kemi pritur një rezultat më të fuqishëm në relacion me reciprocitetin ndoshta kemi gabuar por kështu është përgatitë opinioni siç keni thënë se ne do të kemi një reciprocitet të fuqishëm dhe transparent në raport me problemet që kemi me Serbinë dhe nga retorika juaj, tash po e shoh që po insistoni me disa vendime parciale, dytësore të produkteve ndaras, po dëshironi të gjeni një rrugë të dytë për t’i ikur vendimit të madh të reciprocitetit”, thotë Shala.
Oda Ekonomike: Duhen masa kreative para reciprocitetit
Kurse ekspertët e Odës Ekonomike të Kosovës, thonë se me Serbinë duhet të gjenden masa kreative për të zgjidhur problemet tregtare para se të veprohet me masa të reciprocitetit. Sipas tyre barrierave jotarifore që Serbia i aplikon me Kosovën duhet përgjigjur me aplikim të masave kreative para se të merren vendime. Por si i sheh njohësi i çështjeve ekonomike, profesori Safet Gerxhaliu, përpjekjet e qeverisë së Kosovës për një koordnim ndërinstitucional në mënyrë që në një moment të caktuar të vendoset reciprocitet tregtar me Serbinë.
Gërxhaliu në një intervistë për DW-së, tha se dialogu është mënyra më e mirë për të tejkaluar problemet tregtare me Serbinë, duke e përfshirë këtu edhe faktorin ndërkombëtar. “Në këtë kohë unë mendoj, se duhet të jetë dialogu mekanizëm për zgjidhjen e problemeve. Duhet patur parasysh që në kuadër të procesit të Berlinit vitin e kaluar në Sofie, janë nënshkruar marrëveshje substanciale që kanë të bëjnë me tregun e përbashkët rajonal, për lëvizjen e lirë të mallrave edhe shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Prandaj duhet bërë presion që këto marrëveshje të zbatohen, të eliminohen barrierat e të bërit biznes në veçanti në relacion ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Profesor Gerxhaliu ka dyshim, se çdo tentim për reciprocitet do të marrë konotacion politik përballë faktorit ndërkombëtar, në veçanti SHBA-ve. “Besoj që pajtohemi se Kosovës nuk i duhet edhe një taksë 100% kundër Serbisë nga e cila përfitoi vetëm Serbia edhe në aspektin ekonomik dhe politik dhe mbi të gjitha i përvetësoi krejt miqtë e Kosovës dhe i bëri miq të Serbisë. Prandaj duhet një analizë, të mendohet edhe pozicioni i sektorit privat në këtë situatë pas pandemike. Pra, duhet bërë një analizë e mirëfilltë, sepse çdo vendim politik dhe çdo kalkulim politik pa analizë ekonomike, e dëmton në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarin e Kosovës”.
Prof. Safet Gërxhaliu kërkon të mos përsëriten gabimet e së shkuarës
Gërxhaliu: Të mos përsëriten gabimet e së shkuarës
Safet Gërxhaliu kujton edhe një fakt tjetër ku në rast të vendosjes së reciprocitetit tregtar me Serbinë, Kosova mund të përballet me presion nga vendet industrialisht të zhvilluara. “Duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë dhe të shihet qartë dhe që dihet se një pjesë e madhe e importeve nga Serbia, përjashtuar derivatet e naftës, janë edhe brende evropiane që prodhohen në Serbi, prandaj nëse Kosova merr një iniciative për reciprocitet tregtar me Serbinë, kam frikë që mund të përballet edhe me diplomacitë e vendeve evropiane që natyrshëm mbrojnë brendet e tyre që prodhohen në Serbi dhe kudoqofshin ato”.
Prandaj sipas njohësit të ekonomisë Safet Gerxhaliu, Kosova nuk duhet të përsëris gabimet e së shkuarës, por të kërkojë dialog. “Kosova nuk duhet ta përsëris skenarin e taksës 100% ku të gjithë faktori ndërkombëtar dhe të gjithë mbështetësit e pavarësisë së Kosovës ishin kundër një takse të tillë dhe Serbia e promovoi këtë si barrierë nga Kosova. Pra, Serbia nga një vend që e ka shfrytëzuar Kosovën ekonomikisht, u shndërrua në viktimë dhe e dëmtoi Kosovën. Prandaj edhe në këtë fazë kur Kosova ndodhet në dialog me Serbinë, çdo masë tregtare nga Kosova do ta dëmtojë procesin e dialogut dhe në fund, Kosova do të jetë edhe e dëmtuar edhe humbëse”, thotë Safet Gerxhaliu.
Qeveria e Kosovës javë më parë u ka dërguar letër udhëheqësve të shteteve evropiane për t’i informuar me shkeljet që po i bën Serbia në marrëdhëniet tregtare me Kosovën. Në këtë kuadër i ka njoftuar po ashtu se po shqyrtohen masat e reciprocitetit nëse Serbia nuk heq barrierat ndaj mallrave të Kosovës. Që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, 3.8 miliardë euro mallra janë importuar nga Serbia. Ndërsa, 1.8 miliardë euro nga Shqipëria. Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. DW
You may like
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
11 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Kronikë e zezë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
12 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Vendi
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
12 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
Lajmet
Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist
Published
15 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.
“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.
“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.
Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
