Sport

Kosova miqësore me Katarin

Published

on

Aktivitetin e parë të vitit 2021 Kombëtarja U21 do ta zhvillojë në pranverë.

Në fakt, më 26 mars Dardanët e rinj do të përballen me Katarin në kryeqytetin Doha, ndërkohë që ekziston mundësia të zhvillohet edhe një miqësore tjetër tri ditë më pas.

Miqësorja me Katarin vjen si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy federatave, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Ndonëse ky takim ka kohë që është aranzhuar, gjithçka do të varet nga gjendja me pandeminë. Situata me Covid-19 do ta determinojë edhe praninë e lojtarëve kosovarë, të cilët janë të angazhuar në klubet evropiane.

E në Doha të Katarit do ta ketë debutimin si përzgjedhës i U21, trajneri gjerman Michael Nees, i cili u emërua në këtë pozitë muajin e kaluar. Ai në këtë grumbullim do të ketë në dispozicion futbollistët e gjeneratës 2000/2001.

Ky grumbullim në Katar do t’i shërbejë Kombëtares U21 për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2023, ku bën pjesë në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.

Ndeshjen e parë kualifikuese Kosova U21 do ta luajë më 8 qershor si vendase kundër Andorrës.

Sport

Dy humbje për boksierët tanë në “Montenegro Cup”, nesër në ring Agnesa Veseli

Published

on

By

Në kuadër të turneut ndërkombëtar të boksit Montenegro Cup”, që po mbahet në Budva të Malit të Zi nga 13 deri më 22 mars 2026, sot (15 mars) në ring u paraqitën dy boksierë të ekipit tonë.

Në kategorinë 55 kg, Bashkim Bajoku u përball me boksierin ukrainas Rudyk Maksym. Pas një dueli të fortë dhe të baraspeshuar, Bajoku u mposht me rezultat të ngushtë 3:2.

Ndërkohë, në kategorinë 75 kg, Planet Berisha boksoi kundër boksierit nga Shqipëria Ergys Toci, nga i cili pësoi humbje me rezultat 4:1.

Garat në turne vazhdojnë nesër, më 16 mars, ku në kategorinë 51 kg do të paraqitet boksierja Agnesa Veseli, e cila do të përballet me boksieren nga Ukraina Sofia Turbnina.

Continue Reading

Sport

Ylli kosovar “makazze” dominon ESL Pro League dhe fiton çmimin MVP

Published

on

By

Ylli kosovar i CS2, Drin Shaqiri, ka arritur një tjetër moment të madh në karrierë, duke u shpallur “Lojtari i turneut” në ESL Pro League pas paraqitjeve fantastike gjatë gjithë garës.

Shaqiri ishte një nga figurat kryesore të ekipit Natus Vincere, që në finalen e madhe mposhti Aurora me rezultat 3:1 në mape, duke siguruar trofeun e rëndësishëm të turneut.

Pas triumfit, “makazze” nuk e fshehu emocionin dhe rikujtoi rrugëtimin e tij të mëparshëm me ekipin kosovar Bad News Eagles.

“Është një ndjenjë e pabesueshme. Para kësaj, Bad News Eagles po bënte histori duke u kualifikuar në Major për tre herë”, deklaroi ai.

Ylli kosovar shtoi se ky sukses për të është një kapitull i ri në karrierë.

“Tani kam fituar një turne tier-1 dhe ndihem sikur po shkruaj historinë time. Shpresoj se do të kem shumë çmime ‘Lojtari më i mirë i turneut’ në të ardhmen”, theksoi Shaqiri.

Pas këtij triumfi, Natus Vincere nuk do të ketë shumë kohë për festë. Ekipi do të rikthehet shpejt në aksion më 18 mars, kur do të përballet me B8 në kuadër të turneut të madh BLAST Open Rotterdam, ku synon të vazhdojë serinë e fitoreve.

Continue Reading

Sport

Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe trajneret femra

Published

on

By

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka marrë vendim për rritjen e koeficientit të mbështetjes financiare për sportistet dhe trajneret femra, duke e dyfishuar atë nga 200 në 400 euro.

Sipas njoftimit të Ministria e Sportit dhe Rinisë e Kosovës, ky vendim synon të forcojë mbështetjen për gratë në sport dhe të krijojë më shumë mundësi për zhvillim profesional, përkushtim dhe përfaqësim në arenën sportive.

Rritja e mbështetjes financiare konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të sportisteve dhe trajnerëve femra, duke pasur parasysh se sportistet kosovare ndër vite kanë sjellë sukseset më të mëdha ndërkombëtare për vendin.

Përmes arritjeve të tyre, ato kanë ngritur lart flamurin e Kosovo dhe kanë promovuar sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Nga ministria theksohet se institucionet do të vazhdojnë të mbështesin sportistet dhe trajneret femra përmes politikave dhe mekanizmave që synojnë zhvillimin e barabartë dhe avancimin e sportit në vend.

Continue Reading

Sport

Kombëtarja U17 vazhdon përgatitjet për kualifikimet e Evropianit 2027

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës U17 ka zhvilluar kampin e radhës dyditor seleksionues në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian U17 2027, i cili do të mbahet në fund të këtij muaji në Antalia.

Përzgjedhësi Arbnor Morina dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion futbollistë nga klubet vendore, kryesisht të gjeneratës 2009, për të cilët ky është cikli i fundit në këtë grupmoshë.

Para udhëtimit drejt Antalias, përfaqësuesja U17 do të zhvillojë edhe një grumbullim dyditor në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, ku do të përgatiten futbollistët që do të udhëtojnë për ndeshjet kualifikuese.

Kosova bën pjesë në Grupin 7 të Ligës B, ku më 25 mars do të përballet me Kombëtaren e Holandës U17, ndërsa më 28 mars do të luajë kundër Kombëtares së Bjellorusisë U17.

Këto ndeshje do të jenë një test i rëndësishëm për futbollistët e rinj të Kosovës, të cilët synojnë paraqitje sa më të mirë në këtë fazë të kualifikimeve evropiane.

Continue Reading

Të kërkuara