Lajmet

Kosova ka kapacitet për 250 azilkërkues

Published

on

Shefi i misionit të UNHCR-së, Erol Arduç ka thënë se ka tre vjet që punon në Kosovë me një ekip që ka eksperiencë me refugjatë. Ai gjatë takimit me deuetët, anëtarë të Komisonit për të Drejtat e Njeriut shtoi se po operojnë në gjerësisht në Kosovë si para luftës së fundit edhe pas saj. Ai ka treguar se situata me azilkërkues është stabile në Kosovë për shkak të ligjeve solide që ka vendi në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare.

“Jam këtu nga 2018 kam gati 3 vite dhe jam shumë i kënaqur që punoj këtu. Jam takuar me një atmosferë shumë bashkëpunuese këtu në Kosovë. Anëtarët e ekipit janë shumë të rijnë dhe kanë eksperiencë pune me 15 vite me refugjatë këtu në Kosovë. Ajo që nuk është specifike për Kosovën është sepse ne po punojmë në tërë botën. Ka njerëz që në Kosovë i dinë shumë mirë njësitë tona këtu, sepse Kosova ka një të kaluar të veçantë dhe një numër i njerëzve kanë përfituar në njësitë këtu. Ka memorie të mira për ndihmën që kanë pranuar këtu njësitë tona. Operimi i njësive tona para dhe pas konfliktit në Kosovë ka qenë shumë i gjerë. Këtu ne po kujdesemi kryesisht për ata që kërkojnë azil dhe për refugjatë, ata që nuk kanë status e nacionalitet, ata janë nën kujdesin e mandatin tonë. Ne e marrim stërkit mandatin tonë. Situata e atyre që kërkojnë azil në Kosovë deri tani është stabile për shkak të disa arsyeve. E para ka ligje solide e të qarta në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare dhe procedura të qarta”, deklaroi ai.

Tutje Arduç ka njoftuar se në Kosovë janë dy qendra kryesore të azilkërkuesve, një në Magurë me kapacitet deri në 100 persona dhe tjetra në Vranidoll që mund të marr deri në 140 persona.

“Kemi dy qendra të azilkërkuesve njëri në Magure që mund të pranojë 100 persona. Dhe një në Vranidoll që mund të pranojë 140 persona aty. Të premten kemi bërë hapjen e kësaj qendre pas disa riparimeve si ndihmë nga BE. Këto dy qendra i plotësojnë kushtet e duhura”, ka shtuar ai.

Arduç ka treguar poashtu se Kosova më shumë është e orientuar me sigurimin e kufijve sesa sigurimin e të drejtave të personave azilkërkues.

“Në Kosovë mbrojtja e refugjatëve është lidhur ngushtë me kapacitet tona. Duhen përmirësime në këtë drejtim, pra të drejtat e njeriut”, ka thënë ai.

Gjithashtu shefi i UNHCR tregoi se po punohet që azilkërkuesit të integrohen sa më shpejt në shoqërinë kosovare.

“Jemi duke u fokusuar në integrimin e refugjatëve. Të bëhen pjesë e shoqërisë kosovare pasi kjo është një sfidë e madhe akoma. Si të punësohet e edukohen”, ka thënë mes tjerash ai.

Kryetarja e Komisionit, Dude Balje ka dashur të di më shumë për gjendjen e fëmijëve refugjatë.

“Për ne është e rëndësishme që secili refugjatë të ketë mundësinë dhe kushtet për një jetë normale. Kam më shumë pyetje nëse keni shifra sa fëmijë”, është shprehur ajo.

Arduç ka thënë se numri i azilkërkuesve fëmijë nuk është shumë i lartë dhe ka pasur vetëm një rast të lindjes së një fëmije.

“Kjo është një gjë me rëndësi shumë të madhe. Ne kemi një regjim ku kemi filluar të punojmë me fëmijët tani sa i përket proceduarve të duhura që së bashku me autoritetet po bëjmë procedurat standarde për operim. Nuk kemi shumë fëmijë që lindin në Kosovë, e kemi pasur vetëm një rast por ata nuk qëndrojnë shumë në Kosovë janë vetëm përkohësisht këtu. Numri i fëmijëve nuk është aq i lartë, kemi 7 fëmijë të ndarë nga familja që janë këtu”, është përgjigjur ai.

Ndërsa deputetja nga VV-ja, Fjolla Ujkani ka pyetur për sugjerimet nga ana e tyre karshi refugjatëve dhe trajtimit të tyre në Kosovë.

Ndërsa Arduç ka treguar se qasja, pranimi i një refugjati në Kosovë dhe koha kur ata duhet të pranojnë një ndihmë financiare, sepse në Kosovë vonohet shumë.

Lajmet

Haxhiu mirëpret marrëveshjen për Presidentin: Tani përgjegjësia i kalon Kuvendit

Published

on

By

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për propozimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut si kandidat për President të Republikës.

Përmes një deklarate, Haxhiu e ka vlerësuar dakordimin e arritur mes dy liderëve, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku, si një moment kyç për kapërcimin e ngërçit politik në vend.

“E mirëpres marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës. Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve. Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës”, ka shkruar Haxhiu.

Pas këtij hapi zyrtar dhe mbështetjes nga kreu i shtetit, procedura pritet të zhvendoset në Kuvendin e Kosovës për thirrjen e seancës ku do të votohet kandidatura e Sejdiut për kryetar shteti. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Abdixhiku dakordohen për Bekim Sejdiun si kandidat për president

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kandidatit për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Palët janë pajtuar që për këtë pozitë të propozohet Profesor Doktor Bekim Sejdiu.

Abdixhiku ka bërë të ditur se që nga 9 korriku kanë zhvilluar takime të vazhdueshme dhe intensive, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për stabilitetin institucional.

Ai ka thënë se gjatë bisedimeve janë shqyrtuar disa emra, ndërsa në fund të dyja palët janë dakorduar për Bekim Sejdiun, të cilin e ka cilësuar si një personalitet me karrierë të shquar, përvojë profesionale dhe kontribut në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

KFOR viziton pjesëtarët në Mitrovicë, thekson gatishmërinë për sigurinë në veri

Published

on

Zyrtarë të lartë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë vizituar së fundmi pjesëtarët e misionit që veprojnë në Mitrovicë, me fokus në praninë e vazhdueshme dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Sipas KFOR-it, gjatë vizitës komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, MSU, ka vëzhguar aktivitetet e patrullimit dhe të sigurisë në terren.

Ndërkaq, shefi i shtabit të KFOR-it është takuar me pjesëtarë të MSU-së, si dhe me ekipet për ndërlidhje dhe monitorim, LMT, nga të cilat ka marrë informacione për zhvillimet dhe aktivitetet operative.

KFOR ka theksuar se prania e dukshme në terren dhe komunikimi i rregullt me komunitetet lokale ndihmojnë misionin të përshtatë praninë e tij dhe të jetë i gatshëm të reagojë në rast nevoje.

“Prania dhe gatishmëria përcaktojnë misionin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i NATO-s ka përsëritur përkushtimin për të ruajtur një prani të informuar dhe të gatshme në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun e vendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sot takimi Kurti-Abdixhiku: Përpjekje e radhës për marrëveshjen për presidentin

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një tjetër takim në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, takimi mes dy liderëve është paraparë të mbahet në orën 12:00. Fakti vjen pas disa takimeve intenzive që dy krerët partiakë kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit, ku në fokus të diskutimeve mbetet arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Përpjekja e fundit mes tyre u zhvillua të shtunën mbrëma, mirëpo pas përfundimit të saj nuk u dhanë detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve. Kryeministri Kurti u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, duke u shprehur se “do të ketë lajme atëherë kur të ketë rezultate konkrete”.

Takimi i sotëm konsiderohet vendimtar për të parë nëse palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo nëse vendi po shkon drejt një krize të re politike. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Të kërkuara