Lajmet

Gërxhaliu për reciprocitetin me Serbinë: S’është koha për eksperimente

Gërxhaliu: Mos të prishemi me partnerët.

Published

on

Ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovë, Safet Gërxhaliu, po e quan eksperiment paralajmërimin e Qeverisë për reciprocitet tregtar me Serbinë.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online tha se është koha kur Qeveria Kurti duhet të tregojë pjekuri politike, sepse çdo eksperiment me ide të tilla do ta pengojnë dialogun dhe do të jetë në dëm të Kosovës.

“Në Kosovë agjenda politike është duke dominuar dhe në këtë eksperiment politik po dëgjohen tema të ndryshme. Mirëpo ajo që duhet të na brengos më tepër është se po anashkalohet rëndësia e rimëkëmbjes ekonomike dhe po shpiken tema të cilat po të zbatohen shumë më tepër do ta dëmtojnë Kosovën në këtë situatë sesa që do ta ndihmojnë”.

“Është koha kur duhet vërtetë të tregojmë pjekuri politike dhe kur duhet të jemi konsistent në qëndrimet tona. Çdo eksperiment me ide të tilla të cilat do ta pengojnë dialogun do të jenë të dëmshme për Kosovën. Besoj që nga e kaluara kemi mundur të mësojmë shumë. Në këtë drejtim mençuria politike i bie të mos përsëriten gabimet e të kaluarës”, shtoi Gërxhaliu.

Sipas tij, është koha kur vendi duhet të orientohet në vaksinim dhe rimëkëmbje ekonomike, raporton EO.

“Definitivisht një vendim i tillë do të ketë efekte negative në pore të shumta. Në rend të parë duhet të kuptohet që prodhimet vendore një ndër burimet kryesore të lëndës së parë e kanë vendet e rajonit. Në rend të dytë kemi një avancim të rritjes së eksportit dhe në aspektin politik besoj që kish me qenë një kthim mbrapa i proceseve të deri tanishme”.

“Prandaj besoj që nuk duhet të tregojmë eufori politike, por maturi, pjekuri dhe fizibilitet. Andaj në këtë drejtim besoj shumë të jemi argumentues në dialog dhe ta kemi prioritet për zgjidhjen e problemeve sesa të bëhen vendime të tilla që do ta kthejnë Kosovën në kohën e masave 100% ndaj Serbisë. Është koha kur duhet të jemi të orientuar në vaksinim dhe rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.

Mes tjerash, Gërxhaliu theksoi se vendosja e reciprociteti do të ishte e dëmshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke shtuar se nuk duhet lejuar prishjen e marrëdhënieve me ndërkombëtarët sidomos me ShBA-në.

“Një vendim i tillë kish me qenë vërtetë i dëmshëm për proceset nëpër të cilat gjendet Kosova sepse të ashpërsohen raportet me ShBA-në, me vendet mike evropiane që kanë sponzorizues për pavarësinë e Kosovës”.

“…në këtë moment kur diplomacia amerikane dhe evropiane është e orientuar të forcojë dhe të mbështesë dialogun një vendim i tillë besoj që kish me qenë një nguti e cila mund ti kthehet boomerang për proceset në të cilat është aktualisht Kosova”.

Ditë më parë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari sërish ka thënë se është duke u shikuar mundësia e vendosjes së reciprocitetit me Serbinë.

Continue Reading

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara