Lajmet

Azilkërkuesit që arrijnë në Greqi përballen me një realitet të zymtë

Nga ishulli grek i Samosit mund të shihen në sfond malet që i takojnë Turqisë.

Published

on

Ishulli grek i Samosit, është skenë e një realiteti të zymtë për disa nga azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet e tij por kthehen mbrapsht me forcë në Turqi. Korrespondenti i rrjetit PBS Malcolm Brabant, shkoi në Samos për të dokumentuar kushtet e tmerrshme të jetesës brenda kampit të mbipopulluar të refugjatëve në këtë ishull dhe për të hedhur dritë mbi mënyrën se si trajtohen ata nga autoritetet greke.

Nga ishulli grek i Samosit mund të shihen në sfond malet që i takojnë Turqisë. Pamjet e bukura fshehin një realitet të hidhur.

Është e vështirë të arrish të flasësh me një nga refugjatët që mbërrijnë në ishull dhe kthehen mbrapsht, pikërisht sepse ata dëbohen. Por gazetari i PBS-it, arriti të flasë me njërën prej tyre e cila ka ardhur nga Afrika Qendrore. Ai tregon se si shkoi ta takojë gruan që u dërgua mbrapsht në Turqi por arriti të rikthehet përsëri në Samos përmes detit Egje. Gazetari Malcolm Brabant e takoi atë pranë kampit të refugjatëve në Samos, që ka kushte të mjerueshme dhe ruhet nga policia e cila është mosbesuese ndaj gazetarëve dhe kamerave.

Azilkërkuesja që ka ikur nga konflikti në vendin e saj, nuk dëshiron të identifikohet, nga frika e pasojave.

“Na çuan në një rrugë mes maleve , derisa arritëm në një port ku pamë një varkë të madhe. Aty e kuptuam që po na kthenin në Turqi. Na hipën në barkë. Kishte shumë dallgë. Na detyruam të vishnim jelekë shpëtimi dhe na thanë se do të na godisnin sërish nëse nuk hipnim në varkë. Na hodhën kuti të vogla me portokalle. Në atë kohë erdhën forc nga Turqia për të na shpëtuar”, thotë ajo.

Kthimi i tyre mbrapsht u bë nën petkun e errësirës. Gruaja dhe migrantët e tjerë u dërguan në lindje të ishullit Lesbos dhe u braktisën pranë ujërave turke.

“Ishim në varkë për një kohë të gjatë. Kishte shumë dallgë. Njerëzit bërtisnin. U frikësova. Nuk mund të flisja, isha e dehidratuar. Ata na keqtrajtuan dhe shkelën të drejtat tona njerëzore. Kisha menduar se po të vinim në vendin e tyre për të kërkuar azil, do të na dëgjoni. Por ata e vranë atë shpresë.”

Ish-oficeri i ushtrisë britanike Nick Waters është analist dixhital i faqes Bellingcat që përdor informacione publike nga interneti për të ekspozuar shkelje ndërkombëtare.

“Është e pamundur që të kalosh Egjeun me këto gomone të vogla shpëtimi”.

Avokati Dimitris Choulis nga Samos përfaqëson azilkërkuesit. Ai akuzon Greqinë se po kryen shkelje në emër të Bashkimit Evropian.

“I lanë pa ujë, me foshnjat me vete, duke u rrezikuar jetën. Roja jonë Bregdetare Greke i kryen këto krime”, thotë ai.

“Më duhet të them se mund ta prisnim një gjë të tillë nga një qeveri si ajo e Rusisë, për shembull, por jo nga qeveria e një vendi evropian”, thotë analisti Waters.

Azilkërkuesit janë të vetëdijshëm për qëndrimin e Greqisë, por nuk stepen nga kërcënimi i kthimit mbrapsht ose nga kushtet e vështira në ishujt grekë. Gazetari i PBS-it shkon më pas për të folur me një të ri palestinez i quajtur Mohammed. 25 vjeçari, mesa duket ka notuar gjatë fundjavës nga Turqia në Samos. Por meqenëse është fundjavë, ai nuk mund të regjistrohet zyrtarisht nga autoritetet. Dhe ai ka frikë se mund të dërgohet mbrapsht. Mohammedi, një specialist i telekomit nga Gaza, notoi tetë orë rresht. Ai tregon pickimet e insekteve që pësoi ndërsa fshihej në pyll.

“Kam dëgjuar nga shumë njerëz dhe miq të mi se rojet bregdetare greke i kapin, i fusin përsëri në anije dhe i kthejnë në ujërat turke. Nuk i lejojnë të kërkojnë azil dhe nuk ua respektojnë të drejtat ligjore”.

Muhamedi ndenji i fshehur deri kur filloi java dhe nën mbrojtjen e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, u regjistrua zyrtarisht dhe u pranua në kampin e refugjatëve. Nga i njëjti kamp gruaja nga Afrika Qendrore i bën thirrje Bashkimit Evropian ta detyrojë Greqinë që t’u përmbahet parimeve bazë të BE-së.

“Gjërat duhet të ndryshojnë. Duhen bërë përpjekje për të shpëtuar njerëzit. Ujërat janë të rrezikshme. Është e vështirë. Ata duhet të na dëgjojnë, duhet të na pranojnë, në vend që të na hedhin në det”.

Ajo nuk ka ku të kthehet. Prindërit ia kanë vrarë dhe shtëpia e saj është shkatërruar. Azili është shpresa e saj e vetme, por nuk është një garanci.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara