Aktualitet

“Kosova e ka Shqipërinë referencë për reformën në shëndetësi”

Një delegacion nga Shqipëria po qëndron për vizitë dyditore në Kosovë.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë këtë të enjte ka pritur në një takim delegacionin e inspektorëve shëndetësorë nga Shqipëria të cilët po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë dyditore.

Delegacioni i kryesuar nga kryeinspektorja shëndetësore, Vjollca Braho u mirëprit nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha.

Me këtë rast, zëvendësministri Berisha u shpreh se këto takime po zhvillohen në kuadër të marrëveshjeve në mes dyja vendeve. Ai tha se ministria e Shëndetësisë në Kosovë e ka referencë të parë Shqipërinë për reformën në shëndetësi.

“Bashkëbiseduam për marrëveshjet që ka Kosova gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht inspektorati shëndetësor farmaceutik dhe për bashkëpunimin në të ardhmen pasi edhe MSh në Kosovë e ka referencë të parë për reformën në shëndetësi e ka Shqipërinë”, tha ai.

Kryeinspektorja shëndetësore e Republikës së Shqipërisë, Vjollca Braho tha se gjatë këtyre ditëve me inspektorët shëndetësorë të Kosovës do të ndajnë eksperiencat e tyre në fushën e inspektimit.

“Sot jemi këtu në këmbim të gjithë eksperiencave të përbashkëta që kemi në fushën e inspektimit duke këmbyer të gjitha mendimet përvojat tona për tua dhënë inspektoratit të shëndetësisë”, u shpreh Braho.

Delegacioni i inspektorëve shëndetësorë të Republikës së Shqipërisë gjatë këtij qëndrimi dyditor në Kosovë do të vizitojnë edhe qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe Spitalet e Përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara